Igor Janushev me të vërtetë është i dyshuar për prokurim publik për autobusët e Kinës, por jo edhe i akuzuar

Foto: META

 

Kandidati presidencial Stevo Pendarovski në TV duel për shërbim publik RTVM me kandidaten presidenciale Gordana Silljanovska Davkova, në replikë për shefat e shtabeve të tyre, dha deklaratën të cilën e vlerësojmë si të vërtetë:

 

Mua më habit kjo përmendje e shefit të shtabit, gjë që tërësisht është e një tjetër natyre

 

[BURIMI: TV Debati i Pendarvski dhe SIlljanovska Davkokva për RTVM – data 25.04.2019]

 

ARSYETIM:

Kandidati presidencial Stevo Pendarovski përmendi shefin e shtabit zgjedhor të kandidates Gordana Silljanovska Davkova, Igor Janushev. Ai në këtë pretendim nuk e thotë të në mënyrë precize të vërtetën, por Silljanovska Davkova dukej shumë e habitur, dhe në kundër-replikë dhe përgjatë debatit, ajo fare nuk ju kthye këtij pretendimi.

Nëse kontrollohen publikimet e mediave dhe nëse verifikohet ueb-faqja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), do të shihet se emri i Janushevës është përmendur në kontekstin e të dyshuarit dhe ky dyshim për për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit:

V.35 NSK-KO nr.4/18 DIZAJN

Në periudhën raportuese të sjell me urdhër për zbatim të procedurës hetimore NSK-KO nr.4/18 të 09.10.2018 kundër personave Milje Janakievski, Snezhana Filipovska Pavllovska, Igor Janushev dhe Julijana Jankullovska Atanasova për shkak të ekzistimit të dyshimit se kanë kryer vepër penale Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit nga neni 353, paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 1 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal të RM-së. 

Përgjatë procedurës hetimore janë dëgjuar dy dëshmitar dhe është dorëzuar një kërkesë për sigurimin e fakteve nga Drejtoria  Doganës në RM. 

Kjo është publikuar në Raportin e fundit të dorëzuar në Kuvend me 15 mars të vitit 2019, në pajtim me detyrimin ligjore që PSP të dorëzojë raporte çdo gjashtë muaj.

Në një prej publikimeve mediatike mund të shihet se i dyshuari i parë në rastin në fjalë është Mile Janakievski, si ministër i atëhershëm për Transport, së bashku me Snezhana Filipovska Pavllovska si kryetare e Komisionit për prokurime publike, ndërsa Janushev dhe Atanasova si anëtarë të komisionit të njëjtë, kanë favorizuar kompaninë kineze “Jutong” që të marrin tenderin për prokurimin e 202 autobusëve dykatësh për nevojat e NPK-së pranë Qytetit të Shkupit, me çka është dëmtuar buxheti për 5 milion euro.

Në një publikim tjetër mediatik ka edhe detaje të tjera:

Oferta e operatorit ekonomik King Long ka qenë e ranguar e dyta, për shkak se e njëjta nuk ka marr numrin e nevojshëm të pikëve për kriterin për elementin e dizajnit, edhe pse e njëjta ka qenë më e lirë për 5.000.000 euro nga oferta e Jutong. Ministri Janakievski, ka qenë i detyruar të shfuqizojë procedurën për prokurim publik për shkak të lëshimeve të rëndësishme në të njëjtën, megjithatë ai nuk e ka bërë këtë dhe ka vepruar në kundërshtim me nenin 169 nga Ligji për prokurime publike dhe me 14.04.2010 ka nënshkruar marrëveshje për shit-blerjen e autobusëve kinez të Jutong”, komunikojnë nga PSP. 

Nuk mundëm të gjejmë deklaratën e Janushev për këtë rast menjëherë pas publikimit, por nuk është i njohur edhe fati i “Dizajn”, përshkak se sipas mendimit të Gjykatës së Lartë,  PSP nuk ka të drejtë të trajtojnë procedura – hetime dhe akuza pas 30 qershorit të vitit 2017, fati i më shumë hetimeve dhe akuzave të ngritura pas asaj date, nuk mund të parashikohet.

Sipas fakteve të mësipërme, qëndrimi i Stevo Pendarovskit, që sipas përshtypjes që mund të fitohejm Siljanovska Davkova dëgjoi për herë të parë,  është i vërtetë.

 

 

ИЗВОРИ:

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.