I pavërtetë është pretendimi se Rusia dhe Ukraina kanë arritur marrëveshje për paqe dhe se lufta ka përfunduar

FotoГенералштабот на вооружените сили на Украина,

Edhe pse titulli i tekstit që po shqyrtojmë nënkupton se lufta ka përfunduar dhe se marrëveshja e paqes është punë e kryer, më tej mohohet kjo, duke thënë se në fakt është një projekt-plan “i cili duhet të çojë në përfundimin e luftës”. Teksti është dashur të jetë përkthim, përkatësisht një transferim i një teksti të botuar në Financial Times, por faktet në versionin maqedonas janë tepër të theksuara, duke qenë se nuk është arritur një marrëveshje zyrtare, dhe armiqësitë në territorin ukrainas vazhdojnë.

 

 

Recensojmë një postim të publikuar në rrjetin social Facebook, në të cilin është shpërndarë një artikull me titullin:

PËRFUNDIMISHT LUFTA NDËRPRITET: Është arritur marrëveshje për paqe me me 15 pika – ja çfarë parashikohet

Megjithëse titulli i tekstit është kategorik se Ukraina dhe Rusia kanë arritur marrëveshje për të ndaluar pushtimin rus të Ukrainës, në paragrafin e parë bëhet e qartë se titulli nuk korrespondon me faktet, sepse nuk është arritur asnjë marrëveshje, ndërsa veprimet luftarake në territorin ukrainas vazhdojnë me viktima dhe dëme materiale.

Edhe pse titulli nënkupton që lufta duhet të ndërpritet dhe se marrëveshja e paqes është punë e kryer, teksti më tej e mohon këtë, duke thënë se në fakt është një projekt-plan që “duhet të çojë në përfundimin e luftës”.

Plani nuk u arrit në versionin përfundimtar, nuk dihet zyrtarisht se çfarë përmban dhe nuk ka fund të luftës në momentin kur është shkruar tekstin që e recensojmë.

Përndryshe, teksti duhet të jetë përkthim, gjegjësisht transferim i tekstit të publikuar në Financial Times, por faktet në versionin maqedonas, gjegjësisht në përkthimin në artikull janë të mbitheksuara. Për shembull, marrëveshja, e cila në titullin e tekstit në gjuhën maqedonase paraqitet si punë e përfunduar, në tekstin e Financial Times pretendohet të jetë një draft prej 15 pikash që do të përfshinte që Kievi të heqë dorë nga ambiciet e tij drejt NATO-s. Teksti i Financial Times nuk thotë se është arritur marrëveshje, ndryshe nga pretendimi në titullin e tekstit që e recensojmë.

Financial Times në tekstin e tyre nuk përmend se është arritur marrëveshje për paqe dhe përdor formulime shumë të sakta dhe të kujdesshme, ndryshe nga titulli i tekstit që e recensojmë, i cili keqinformon se lufta ka marrë fund dhe se marrëveshja është punë e përfunduar.

Natyra e garancive perëndimore për sigurinë e Ukrainës dhe pyetja nëse ato do të jenë të pranueshme për Moskën mund të rezultojë të jetë pengesë e madhe për çdo marrëveshje, siç mund të jetë statusi i territoreve të pushtuara nga Rusia dhe ato të vitit 2014. Megjithëse Moska dhe Kievi kanë thënë se po bëjnë përparim drejt një marrëveshjeje, zyrtarët ukrainas janë skeptikë se Vladimir Putin është plotësisht i përkushtuar ndaj paqes dhe shqetësohen se Moska mund të blejë kohë për të pajisur forcat e saj dhe për të vazhduar ofensivën, thuhet në tekstin e Financial Times.

Ka mundësi që kjo të jetë iluzion. Ata gënjejnë për gjithçka, për Krimenë, për vendosjen e trupave në kufi dhe histerinë për pushtimin. Ne duhet të ushtrojmë presion mbi ta derisa të mos kenë zgjidhje tjetër veçse të bien dakord për marrëveshje për paqe, tha një burim ukrainas në lidhje me negociatat, transmeton Financial Times.

Sipas tekstit të Financial Times, Putin nuk ka treguar shenja për kompromis, duke premtuar se Moska do të arrijë të gjitha qëllimet ushtarake në Ukrainë.

Kurrë nuk do të lejojmë që Ukraina të bëhet bastion i agresionit kundër vendit tonë, ka deklaruar Putin.

Por, një burim rus duke informuar për Financial Times tha se nëse drafti miratohej, mund të ishte një mënyrë e besueshme për të dyja palët për të shpallur fitoren në luftë.

Në tekstin e Financial Times përmendet gjithashtu se një nga pikat kryesore të mosmarrëveshjes për shkak të së cilës nuk mund të arrihet marrëveshje është kërkesa e Rusisë që Ukraina të njohë aneksimin e Krimesë në vitin 2014, si dhe pavarësinë e dy territoreve në rajonin e Donbasit.

Të gjitha këto fakte tregojnë se nuk është arritur asnjë marrëveshje. Mediat kanë shkruar tashmë për marrëveshjet e arritura mes Rusisë dhe Ukrainës, të cilat ishin kryesisht korridore humanitare për evakuimin e civilëve.

Për më tepër, më 18 mars, në një bisedë midis Putinit me Scholz, Putin u ankua se Ukraina po i vononte bisedimet. Nëse do të ishte arritur ndonjë marrëveshje, siç pretendohet në tekstin që e recensojmë, nuk do të kishte asnjë veprim ushtarak në Ukrainë dhe as Putini nuk do të ankohej se kishte vonesë në negociatat dhe se Ukraina po dilte me propozime joreale.

Për të gjitha faktet e mësipërme, vlerësojmë se nuk është e vërtetë që Rusia dhe Ukraina kanë arritur marrëveshje dhe se lufta ka përfunduar.

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.