Hulumtimi i “Metamorfozis” për reformat mediatike: pritshmëri të mëdha – pak arritje

 

Gjendja e mediumeve për sa i përket reformave ka mbetur në gjysmë të rrugës, ndërsa mediumet në vend ballafaqohen me rrezik të robërimit që e kishim deri në vitin 2015/2016, para që gjithash, për shkak të rrezikut që vjen nga varshmëria prej parave publike.

Kjo thuhet në hulumtimin më të ri për një prej kushteve kyçe të cilat i vendosi BE për anëtarësimin e vendeve aspirante, ndërsa i zbatoi Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis” në Shkup, gjatë shkurtit të vitit 2020.

Arritjet kryesore janë në fushën e sigurisë së gazetarëve, në transparencën e institucioneve qendrore, në qasjen e informatave me karakter publikë dhe vetërregullim. Por, kjo gjithsesi se është pak që të mund të mbulojë dobësitë ose joaktivitetin, të cilat kryesisht janë të grupuara në katër fusha:

  • Mungesa e Strategjisë për zhvillim të sektorit të medias dhe mosekzistimi i një qëllimi të tillë, edhe në nivel verbal të akteve politike;
  • Shërbimi publik i RTVM-së i pareformuar dhe mos reformimi i Agjencisë Rregullue të Mediumeve, edhe pse ndryshimet ligjore janë bërë që në vitin 2018;
  • Jokonsekuencë e vullnetit politikë në të gjithë aktet relevante politike dhe në qeveri dhe në opozitë për t`u distancuar në tërësi nga qëllimi i ndikimit mbi politikat kryeredaktuese në mediume. Gjatë kësaj, si instrument më i madh “lehtësues” janë paratë publike, në veçanti financimi i fushatave zgjedhore në mediume përmes mjeteve milionëshe nga Buxheti i RMV-së;
  • Kërkesa e vet mediumet, radiodifuzerët e mëdhenj privat, por edhe gazetat dhe portalet, në mënyrë joselektive të marrin financa ose subvencione të tjera drejtpërdrejtë nga buxheti, ose nga vetëqeverisja lokale ose nga ndërmarrjet publike, ose shoqëritë aksionare në shtet ose pronësi e përzier.

Gjendja, thuhet në hulumtim, edhe më tepër ndërlikohet me implementimin e gjendjes së jashtëzakonshme në RMV prej 19.03.2020, gjendje në të cilën dukshëm di të shkurtohet edhe të drejtat dhe detyrimet e personave dhe subjekteve në vend. Kjo gjendje mund të ndikojë në dy anë- autoritet të përshpejtojnë reformat në sektorin medial, duke kuptuar rëndësinë e tyre ose, të nxisin hapa mbrapa me ndarjen e gazetarëve dhe mediumeve në “të përshtatshëm” dhe “jo të përshtatshëm”, me kthimin e autocensurës, etj.

 Hulumtimi i “Metamorfozis”, është përgatitur në pajtim me të dhënat e qasshme deri në fund të shkurtit të vitit 2020. Kjo është zbatuar në suaza të projektit “Ballkani Perëndimor dhe procesi i integrimit në BE: Aplikimi i kritereve politike”, të cilin e udhëheq Qendra për tranzicion demokratik në Podgoricë, Mal të Zi. Projekti është mbështetur edhe nga Ambasada e Mbretërisë Norvegjeze në Beograd dhe Fondi Ballkanik për demokraci, projekti i Fondit Marshall në SHBA. Qëllimi i hulumtimit mund të gjendet në ueb-faqen e “Metamorfozis” ose  këtu.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.