Hipokrizi është deklarimi i VMRO DPMNE-së që gjithmonë ka mbajtur të njejtin qëndrim për Ligjin për Falje

Nga aksioni “Mbrojtja e institucioneve”. Foto: skrinshot

“LSDM bënte presion ndaj Gjyqit Kushtetues edhe në vitin 2009, po atëherë dëshironte t’i heq ndryshimet në Ligjin për Falje të cilin e propozoi VMRO-DPMNE dhe konstatonte që këto ndryshime janë jo kushtetuese. VMRO-DPMNE mbetet me të njëjtin qëndrim si në vitin 2009 sa i përket Ligjit për falje ”.

 [Burimi: Makfaks. Data: 16.03.2016]

ARSYETIM:

Bëhet fjalë për deklaratë të përsëritur disa herë që VMRO-DPMNE ka mbajtur qëndrim të njëjtë si në vitin 2009 ashtu edhe në vitin 2016 në lidhje me të drejtën e presidentit të shtetit për falje, të cilën e vlerësojmë të pa qëndrueshme, formalisht të saktë, rrjedhimisht kontradiktore.

E vërtetë është që, edhe para edhe pasi Gjyqi Kushtetues i Republikës së Maqedonisë të vendoste të shqyrtoj iniciativën e ngritur nga një avokat nga Ohri për të vlerësuar kushtetutshmërinë e ndryshimeve ligjore për falje të vitit 2009,  Qeveria dhe Kuvendi, dhanë mendim negativ për iniciativën.

Formalisht mund të konsiderohet që partia në pushtet ishte ajo që dha vlerësim negativ për një iniciativë të tillë të avokatit nga Ohri, sepse edhe mandati i Qeverisë dhe shumicës në Parlament i përket VMRO-DPMNE-së. Vetë partia, vetëm si reagim ndaj qëndrimit të LSDM bëri një deklaratë të çuditshme, që pikërisht LSDM do të ketë më shumë leverdi nga një vendim i tillë.

Por, formalja nuk përputhet gjithmonë me realen. E para, partia në pushtet nuk dha asnjë deklaratë, as funksionarët e saj nuk dhanë ndonjë deklaratë në opinion  që heqja e mundshme te ligjit nga viti 2009 nga ana e Gjykatës Kushtetuese mund të lë pasoja më të mëdha shoqërore.

Nëse jeni kundër, dhe në fakt udhëhiqni me gjithçka në vend, atëherë është normale në të gjithë mënyrat të luftoni që “kundërshtimi” juaj të fitoj publicitet .

Në të kundërtën- mbretëroi heshtje absolute për këtë pyetje në periudhë prej disa javësh përpos ndonjë deklarate të ndonjë funksionarëi që Qeveria dhe Parlamenti janë shprehur kundër, ndërsa gjithçka tjetër është në dorë të Gjykatës Kushtetuese. Qëndrim të përafërt në dy raste kishte edhe kryetari Gjorgje Ivanov, i cili në këtë funksion ishte i zgjedhur si kandidat presidencial i VMRO-DPMNE-së.

Ndërkohë, të gjithë ekspertet dhe vlerësimet që ishin në kundërshtim me vendimin që Gjykata Kushtetuese të nis shqyrtim për kushtetutshmërinë e  ligjit, nga VMRO-DPMNE u vlerësuan si mendime dhe vlerësime të LSDM, përfshirë këtu edhe protestat disa ditore, që u vlerësuan si ndërhyrje jo parimore në punët e brendshme.

Përfundimisht, kundër protesta ose protesta me qëllim “mbrojtjen e institucioneve” e cila formalisht u organizua nga IQM, e Stefçe Jakimvoskit ( për çka mori edhe kallëzim penale), është proces i organizuar nga partneri i koalicionit të VMRO-DPMNE-së, i cili, jo vetëm nuk kishte asnjë kundërshtim, por në të kundërtën, sipas vlerësimeve të shume mediumeve ai mori pjesë në mënyrë aktive në protestë.

Duke marrë parasysh që Vendimi i Gjykatës Kushtetuese erdhi në kohë kur tashmë është ngritur proces hetimor kundër funksionarëve të lartë të partisë në pushtet për manipulim të zgjedhjeve nga Prokurori Speciale Publike (PSP) në aksionin “Titanik” dhe në kohën kur edhe rreth shtatëdhjetë të dyshuar tjerë janë në hetime të ngjashme në rreth tridhjetë hetime të PSP, është më se e qartë që qëndrimi i VMRO-DPMNE në lidhje me heqjen e ligjit nga viti 2009, është vetëm formalisht i njëjtë. Për këtë arsye, vlerësojmë që përsëritja e tezës me deklarata që partia ka mbajtur të njëjtat qëndrime për këtë çështje si në vitin 2009 ashtu edhe në 2016, më butë thënë është kontradiktore.

Vlerësuar nga: Teo Bllazhevski

BURIME:

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.