Himni kombëtar i SHBA-së nuk është plagjiaturë e një kënge popullore ruse

Фото: Принтскрин фб пост

Një postim në Facebook po përhap të pavërtetën se himni kombëtar i SHBA-së është plagjiaturë e këngës popullore ruse “Khasbulat molody”. Megjithatë, melodia e himnit kombëtar të SHBA-së është marrë nga kënga britanike e shekullit të 18-të “To Anacreon in Heaven” dhe kënga ruse në fjalë quhet në të vërtetë “Khasbulat udaloy” dhe nuk është një këngë popullore, por vepër e poetit Aleksandër Amosov dhe kompozitor Olga Agreneva- Slavyanskaya nga shekulli i 19-të

 

Në një postim në rrjetin social Facebook thuhet:

PLAGJIATURA E SHEKULLIT.

HIMNI I SH.B.A-së, KËNGA POPULLORE RUSE “KHASBULAT MOLODOY”

Ky pretendim është edhe në disa postime të tjera, kështu që ky rishikim vlen edhe për ta, lidhje me to: këtu, këtu dhe këtu. Pretendimi në të gjitha publikimet e përmendura deri më tani është i pavërtetë, gjë që konfirmohet nga të përjavshmet ruse Kultura dhe Argumenty i Fakty, si dhe gazeta e përditshme Kommersant.

Melodia e himnit kombëtar të SHBA-së është marrë në fakt nga kënga britanike “To Anacreon in Heaven” nga kompozitori John Stafford Smith (1750 – 1836) dhe tekstshkruesi Ralph Tomlinson (1744 – 1778), e cila ndoshta është shkruar në shekullin e 19-të .

Kënga ishte një “himn” i të ashtuquajturit Anacreon Society, një klub xhentëlmenësh në Londër që mban emrin e një poeti të oborrit të lashtë grek, veprat e të cilit ishin lirike dhe hedoniste në përmbajtje dhe flisnin për gratë e bukura, dashurinë, verën, argëtimin etj. Në ato klubet e zotërinjve mblidheshin burra të klasës së lartë për t’u argëtuar duke luajtur letra, bilardo, alkool, ushqim, muzikë live etj.

Melodia u bë e njohur në mesin e amerikanëve, të cilët i shtuan vargjet e tyre, por me përmbajtje patriotike dhe shembull për këtë ishte kënga “Adams and Liberty” nga fundi i shekullit të 18-të. Në 1814 poeti Francis Scott Key (1779 – 1843) shkroi poemën “The Star-Spangled Banner”, e cila më pas u kombinua me melodinë e përmendur, kështu që interpretohej në parada, festa etj. Më 03.03.1931 u shpall himni zyrtar i Shteteve të Bashkuara me një rezolutë të Kongresit të saj.

Për sa i përket këngës ruse të përmendur në postim, ajo nuk është popullore, por e autorit dhe është shfaqur shumë më vonë se ajo britanike dhe nuk quhet “Khasbulat molodiy”, por “Khasbulat udaloy”. Fillimisht ishte një poezi e titulluar “Elegji” e poetit Aleksandar Amosov (1823 – 1866).

Toj mori pjesë në skllavërimin e Kaukazit nga Perandoria Ruse dhe prej këtej emri i personazhit kryesor në poemë, Khasbulat, i cili gjendet në Çeçeni, Dagestan dhe në zonën përreth. Amosov u plagos atje, kështu që ai shkroi për gazetën ushtarake Russian Invalid, në të cilën ajo poezi u botua më 16 nëntor 1858. Më vonë, Olga Agrenevna-Slavyanskaya (1847 – 1920) kompozoi muzikë për ato vargje.

Meqenëse ajo ishte një folkloriste, disa besojnë se “Khasbulat udaloy” ishte një melodi popullore ruse, por ky pretendim nuk mbështetet mirë. Disa nga mediat ruse, të cilat i kemi përmendur tashmë, besojnë se melodia është marrë nga ajo britanike, me të cilën filloi kjo histori dhe se informacioni gjendet edhe në e-bibliotekën e Akademisë së Shkencave Ruse (RAN).

Pra, himni kombëtar i SHBA-së është marrë nga diku, por jo nga ajo këngë ruse dhe ai vetë ndoshta është marrë. Duhet të theksojmë se në mbarë botën ka pasur raste të tjera të përdorimit të melodive të huaja, për t’i përdorur ato në himnet kombëtare dhe Rusia e bëri shumë këtë.

I tillë ishte rasti me himnin rus të prezantuar në 1816, i njohur si “Molitva russkikh” ose “Molitva russkago naroda”, i cili ishte një kopje e himnit britanik “God Save the King”, i cili varg u përkthye si “Zot, ushqeje mbretin”. Nën atë titull, i cili ishte praktikisht i njëjtë me atë të himnit kombëtar britanik, në 1833 u prezantua një himn i ri rus, vetëm ky dukej më rus se ai i mëparshmi.

Pas Revolucionit të Shkurtit, Rusia miratoi himnin francez “La Marseillaise”, i përkthyer në rusisht si “Rabochaya Marseillaise” dhe pas Revolucionit të Tetorit, himni i Rusisë Sovjetike u bë “L’Internationale”, një tjetër këngë revolucionare franceze. Nga ana tjetër, melodia e himnit aktual rus është marrë nga ajo e ish-Bashkimit Sovjetik.

Duke marrë parasysh gjithçka të deklaruar deri më tani, ne e vlerësojmë postimin si të pavërtetë.



 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.