Hekurudha Kumanovë-Beljakovcë do të duhet të përfundohet deri në fund të vitit
Do të përfundojmë rikonstruktimin e hekurudhës nga Kumanova deri në Beljakovcë (Korridori 8)
[Burimi: Programi i LSDM për zgjedhjet parlamentare në vitin 2016 “Plani për jetë në Maqedoni”, faqe 246, data: dhjetor 2016]
ARSYETIM:
Gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare (dhjetor 2016) LSDM premtoi përfundim të rikonstruktimit të hekurudhës Kumanovë-Beljakovcë. Premtimi i përmendur i socialdemokratëve është pjesë e programit të tyre zgjedhor: “Plani për jetë në Maqedoni“, ku përmendet në më shumë vende, më saktë në faqen 76, faqen 191, në faqen 193, dhe është edhe në “Plani 24m – reforma urgjente me prioritet në Qeverinë e re në dy vitet e para” (faqe 246). Ky projekt është duke u realizuar.
Sipas projektimeve zgjedhore të LSDM dhënë në program, premtimi duhet të plotësohet më së voni deri në qershor të vitit 2019, duke pasur parasysh se Qeveria e udhëhequr nga LSDM u zgjodh me 31 maj të vitit 2017. Përsëri, deklaratat e fundit të Qeverisë flasin se përfundimi i hekurudhës nga Kumanova deri në Beljakovce do të vonohet gjashtë muaj, gjegjësisht pritet që kjo pjesë të përfundojë ka fundi i vitit.
Para dhjetë ditëve zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev, ministri për Transport dhe Lidhje Goran Sugareski dhe drejtori i HM “Infrastruktura” Irfan Asani, kryen inspektim të aktiviteteve ndërtuese të fazës së parë të hekurudhës nga Maqedonia ka Bullgaria (pjesa Kumanovë-Beljakovcë). Me këtë rast ministri Sugareski u shprehu bindjen se punët ndërtimore të kësaj pjese dO të përfundojnë kah fundi i këtij vitit.
Pritshmëritë tona janë se deri ka viti i ardhshëm kjo hekurudhë do të kompletohet, dhe njëkohësisht do të fillojë edhe pjesa e dytë e hekurudhës Belljakovcë -Kriva Pallankë. Në pajtim me afatet e hekurudhës nga Kumanova deri në Bullgari duhet krejtësisht të përfundojë deri në vitin 2025…”, u shpreh Sugareski.
Duke shpreh kënaqësi për intensitetin e ndërtimit të kësaj trase, zëvendëskryeministri Angjushev theskoi se në momentin që kanë “trashëguar” ndërtimin e kësaj pjese ka qenë e realizuar vetëm 23 përqind.
Në momentin që kjo Qeveri ndërmori përgjegjësi ishte ndërtuar vetëm 23 përqindëshi i trasës, mbas pesëmbëdhjetë viteve. Tani për një vit e gjysmë, përparimi është deri në 42 përqind ose duku rreth 70 përqind e aktiviteteve ndërtuese. Jemi optimist, mendoj se seriozisht lëvizim përpara në ndërtimin e kësaj trase, kjo mund të shihet – deklaroi Angjushev.
Rikonstruktimin dhe ndërtimin e hekurudhës nga Kumanova deri në Beljakovce e premtoi edhe VMRO-DPMNE, së pari në programin zgjedhor “Manifest për reforma dhe zhvillim” (faqe 79) me të cilat partia doli në zgjedhje parlamentare në vitin 2011, më pas, edhe në zgjedhjet e parakohshme në vitin 2014 në programin “E verifikuar” (faqe 67). Realizimi i këtij projekti filloi në mars të vitit 2014, por qeveria paraprake (e udhëhequr nga VMRO-DPMNE) nuk arriti ta realizojë premtimin.
BURIME:
- Тајм.мк (02.03.2019 ): До нова година треба да заврши изградбата на пругата Куманово-Бељаковце [Пристапено на:13.03.2019]
- Сакам да кажам (02.03.2019 ): До нова година треба да заврши изградбата на пругата Куманово-Бељаковце [Пристапено на:13.03.2019]
- Плусинфо (02.03.2019): Анѓушев: Завршени околу 70 отсто од градежните активности на пругата Куманово – Бугарија [Пристапено на:13.03.2019]
- Слободен печат (22.11.2018): Пругата Куманово-Бељаковце ќе биде готова во 2020 година [Пристапено на: 13.03.2019]
- Нова Македонија (31.07.2018): Пролонгиран рокот за изградба на пругата Куманово-Бељаковце [Пристапено на: 13.03.2019]
- Веб- страница на ВМРО-ДПМНЕ – Изборна програма на ВМРО-ДПМНЕ (2011 – 2015) Манифест за реформи и развој (стр.79) [Пристапено на: 13.03.2019]
- Веб-странивца на ВМРО-ДПМНЕ: Проверено – Изборна програма на ВМРО-ДПМНЕ (2014-2018) стр.67 – [Пристапено на: 13.03.2019]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari