Hekurudha e Manastir – Kremenica arrin deri te kilometri i parë
PROJEKT: NDËRTIMI DHE RIKONSTRUKSIONI I PJESËS MANASTIR- KREMNICË SI PJESË E KRAHUT 10 NGA D E KORRIDORIT 10 DHE NDËRTIM I KRAHUT NË DREJTIM TË ZONËS INDUSTRIALE, ZONA ZHABENI
Me këtë projekt parashihet që hekurudha nga Manastiri deri në Kremnicë (kufiri i me Republikën e Greqisë) me gjatësi prej 16 kilometrave, të bëhet operative duke mundësuar përmirësimin e mundësive për transport mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë. Me realizimin e këtij projekti mundësohet dhe lidhja hekurudhore të zonës industriale Zhabeni, në afërsi me Mexhitlinë, Manastir. Me ndërtimin e krahut rreth 1,5 kilometra do të mundësohet lidhja e zonës me infrastrukturat tjera hekurudhore në shtet, ndërsa pas realizimit të projektit Manastir-Kremenicë dhe lidhja hekurudhore me zonën Zhabeni me pjesën veriore të Republikës së Greqisë. Me këtë edhe Korridori i 10 do të bëhet korridor Pan-evropian operativ, dhe jo linjë hekurudhore nacionale e cila përfundon në Manastir, por vazhdon dhe lidhet edhe më tej me krahun e korridorit të 4 Pan-evropian i cili lidh Greqinë dhe Turqinë dhe përfundon në portin e Igumenicës. Projekti do të financohet nga fondet IPA. (Buxheti: vlera e kalkuluar 20 milion euro, AFATI: vitet 2015-2017).
ARSYETIM:
Përgjatë viti do të fillojnë punët ndërtuese. Procedura për mbikëqyrje është publikuar, të gjithë dokumentet e tenderit për punët ndërtuese janë aprovuar nga ana e delegacionit Evropian, presim se përgjatë prillit do të publikohen. Paraqitja e kompanive bëhet në periudhë prej 90 ditësh. Këtë vit do të arrihet marrëveshja dhe do t’i fillojmë punët ndërtuese, deklaroi Janakieski, duke i’u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë vizitës së Komunës së Butelit.
Ministri për Transport dhe Lidhje Vllado Misajllovski gjatë vizitës së sotme në fshatin Novaki në Manastir tha se hekurudha nga Manastiri deri në Kremenicë është duke u rindërtuar intensivisht. Sipas fjalëve të tij, pjesa e rindërtuar duhet të përfundojë në kohë, për shkak se vetë në planin urbanistik është punuar me efikasitet. Në nëntë muajt e kaluar, realizuesi e ka larguar pjesën e jofunksionale të hekurudhës në gjatë prej 17 kilometrave, por ka filluar edhe me rehabilitimin e një pjese të urave dhe ka realizuar një pjesë të punëve tokësore për ndërtimin e themelit të njërit kah të hekurudhës. Projekti i infrastrukturës me vlerë prej 19,9 milion euro duhet të përfundojë më së voni deri më 30 korrik të vitit 2016.
Me 31 gusht të këtij viti, televizioni Alsat M informoi që nuk po punohet në këtë drejtim, dhe nga gjatësia e përgjithshme prej 17 kilometrash, pragje dhe shina ka vetëm në kilometrin e parë të Stacionit Hekurudhor të Manastirit në drejtim të Kremnicës. E shtruar me shtresë të trash të zhavorrit, përsëri, hekurudha e ardhshme është vetëm një kilometër e gjatë pas ndërprerjes së shinave, ndërsa më pas humbet “gjurma”.
Për kalimin e afatit të tenderit flet edhe Bllagoj Bpçvarski në konferencën e partisë së LSDM-së me 27 shtator të këtij viti, në të cilën potencon se afati ka kaluar, punë janë ndërprerë, ndërsa realizimi i deritanishëm ka arritur vetëm 30 përqindëshin.
BURIME:
- Изборна програма на ВМРО-ДПМНЕ 2014-2016 – „Проверено“ (стр. 68 ) [Пристапено: 28.09.2016]
- (31.03.2014) Дума – Годинава отпочнува обновата на пругата Битола – Кременица [Пристапено: 28.09.2016]
- (15.04.2014) Билд – ЕУ објави тендер за рехабилитација на пругата Битола – Кременица, ќе се гради и станица кај Жабени [Пристапено: 28.09.2016]
- (20.12.2014) Билд – Бугарски конзорциум ќе ја реконструира пругата Битола – Кременица [Пристапено: 28.09.2016]
- (21.03.2015) Лидер – Следува инвестиција во пругата Битола-Кременица и на железничката станица во Битола [Пристапено: 28.09.2016]
- (22.06.2016) МРТ – Поставени првите прагови и шини на новата пруга Битола- Кременица [Пристапено: 28.09.2016]
- (22.08.2016) Орбис – Многу пари, малку проекти [Пристапено: 28.09.2016]
- (04.11.2015) Билд – Пругата од Битола кон грчката граница ќе се заврши во предвидениот рок [Пристапено: 28.09.2016]
- (31.08.2016) Алсат-М – Репортажа: Наместо готова пруга до Грција, работите се запрени, изградбата ниту до половина [Пристапено: 28.09.2016]
- (27.09.2015) А1он – (ВИДЕО) Бочварски: Помина Јули, пруга нема! [Пристапено: 28.09.2016]
- Билд – Кременица [Пристапено: 28.09.2016]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari