Gruevski premtoi që do të përgjigjet në pyetjet për rastin “Puç”, por nuk e mbajti premtimin!

Që nga fillimi i rastit "Puç", Gruevski nuk u paraqit në seancë. Foto: Meta.

Груевски ниту еднаш не се појави во судница за случајот „Пуч“, иако специјалната јавна обвинителка, Катица Јанева, откако го презеде случајот во декември минатата година постојано бара на рочиштата да присуствува лидерот на ВМРО-ДПМНЕ, како единствен сведок, но судот, и покрај нејзиното инсистирање, нему не му испраќа покана.

“Do të ju përgjigjem të gjitha pyetje në procesin gjyqësor, i cili do të jetë publik dhe transparent dhe për opinionin vendas edhe për atë ndërkombëtar dhe ju thërras ta ndiqni rastin”. Këtë e ka deklaruar kryeministri i atëhershëm dhe lideri aktual i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski me 31 janar të vitit të kaluar, në të njëjtën ditë kur Ministria e Punëve të Brendshme shpalosi rastin “Puç” dhe ngriti padi penale ndaj liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, për përgjimet e paligjshme dhe për dhunën ndaj përfaqësuesve të organeve më të larta shtetërore, shkruan Meta.

Prej atëherë deri më tani Gruevski as edhe një herë nuk u paraqit në seancën e rastit “Puç”, edhe pse prokurorja speciale, Katica Janeva, prej kur e morri rastin në dhjetor të vitit të kaluar vazhdimisht kërkon që në seancën dëgjimore të merr pjesë edhe lideri i VMRO DPMNE-së, si i vetmi dëshmitar, por gjykata dhe përkundër insistimit të saj, nuk i bën ftesë.

“Do të i’u përgjigjem të gjitha pyetjeve në procesin gjyqësor i cili do të jetë publik dhe transparent edhe për opinionin vendas edhe për atë ndërkombëtar dhe ju thërras që të ndiqni rastin dhe t’i shihni faktet, t’i dalloni spekulimet. Prej sot do të dëgjoni spekulime të ndryshme, por e vërteta do të dal në shesh”, deklaroi atëherë Gruevski. Kjo deklaratë e tij është e vetmja gjurmë e kohë kur ai i’u drejtuar opinionit me 21 janar të vitit 2015, e cila mund të gjendet në internet-faqen e qeverisë.

Se për “Puç” do të ketë dhe procedurë publike dhe transparente, në të cilën do të merret vesh e vërteta për përgjimet e paligjshme, Gruevski u përsërit edhe në pjesën kur i’u drejtua opinionit për herë të dytë, me 25 shkurt  të vitit të kaluar, disa javë pasi lideri i LSDM-së filloi t’i publikoi “bombat” në publik.

… Në këtë kontekst, dua të potencoj se për këtë rast askush nuk duhet të shpejtoj me ç’farë do vendimi dhe  përfundimi. Në procedurën, ku, siç thash më herët, duhet të jetë transparente, do të zbulohet gjithçka. Askush nuk duhet prej më përpara të gjykohet, duke mos qenë të njohura detajet dhe rrethanat e këtyre materialeve të krijuara dhe duke mos u vërtetuar e vërteta me anë të procedurës gjyqësore…Parashtrohet pyetja a janë të vërteta bisedimet e funksionarëve të lartë të qeverisë bisedat e të cilëve i publikoi Zaev…A janë të besueshme ose jo, do t’a vërtetoj procedura gjyqësore, nëpërmjet procedurës ligjore të paraparë me ligj. Unë nuk do të hyjë në besueshmërinë e materialeve të cilat janë siguruar në rrugë joligjore, të krijuara dhe të publikuara në mënyrë joligjore dhe të cilat janë pjesë e procedurës…”, tha Gruevski.

Gjykimi për rastin, i cili duhej që të mbahej mbrëmë, u shty përsëri, këtë herë për kohë të pacaktuar, ndërsa arsyeja ishin certifikatat e siguruar të cilat duhet prej fillimi të nxirren prej dy jurive gjyqësore në këshillin gjyqësor.

Për këtë reagoi ashpër prokurorja publike speciale, Kativa Janeva. “Në çka ngjan kjo. Nuk mund të shtyhet seanca në kohë të pacaktuar. Si nuk keni turp, që gjithë vitin e shtyni lëndën dhe manipuloni opinionin”, disa herë Janeva me ton të lartë i’u drejtuar gjykatëses Ljubinka Basheska.

Ka reaguar edhe avokati i një pjesë të të akuzuarve, Filip Medarski, i cili kërkoi prej gjykatëses të tregoj nëse a e ka thirrur të vetmin dëshmitar të rastit, Nikolla Greuvskin, pyetje për të cilën nuk morri përgjigje.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.