Gruevski nuk do t’i shoh provat e PSP-së për rastin “Kosomos”
Në konferencën për shtyp të Prokurorisë Speciale (PSP), e cila u mbajt më 21.04.2016, prokurorja Fatime Fetai e prezantoi hetimin e sapohapur me emrin TNT. Në këtë rast, i cili ka të bëj me rrëzimin e objektit “Kosmos”, në pronësi të Fijat Canovskit, siç tha Fetai në konferencë për shtyp, qartë shihet:
“Dyzim i krimit në relacion qeverisja qendrore- qeverisja lokale, e cila ka funksionuar me efikasitet, posaçërisht kur është dash të plotësohen dëshirat dhe apetitet e urdhëruesit- tani më “politikan” i aboluar, dhe një nga kryeministrat e më hershëm të Maqedonisë”, duke aluduar në ish kryeministrin, ndërsa tash kryetar i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.
Pas konferencës për shtyp me reagim në opinion doli edhe Gruevski. Komunikata është nxjerr edhe në ueb faqen e VRMO-DPMNE-së, mes tjerash ai thotë:
Siç po shihet për prokurorët është e rëndësishme vetëm arritja e efektit politik dhe partiak, PSP tani më u bë institucion nën kontroll të plotë të LSDM-së dhe instrument i tyre kryesor për persekutim të njerëzve të VMRO-DPMNE-së, e gjitha me qëllim të prish imazhin tim dhe të partisë vetëm që të vijnë në pushtet. Është e mjaftueshme të shihet vetëm retorika nëpër konferenca për shtyp dhe vetëm pak njeriu të pyes dhe mendohet për provat, dhe gjithçka është e qartë.
Jo profesionalizmi i PSP nuk është vetëm në afeksionin politiko- partiak dhe vënien në funksion vetëm të një partie, por edhe mos shfaqja e të paktën maksimalisht një prove kundër meje, qoftë ajo edhe e shpikur.Kjo ndodh për shkak se kanë lëndë në të cilën nuk ka asnjë lëshim, as vepër, as diçka tjetër të paligjshme. Nëse për dikë nga të përmendurit tjerë, nxorën sms porosi të një njeriu të vdekur kohë më parë, në të cilin sms shihet se si njerëz të përgjegjshëm dhe funksionar, në kohën kur Kosmos ishte lajm kryesor në mediume, shfaqin interes rreth ngjarjes, që të dijn si të përgjigjen thirrjeve të shumta nga mediumet, për mua nuk kanë arritur të gjejnë diçka, përmbyll Gruevski.
[Burim: VMRO-DPMNE, Data: 21.04.2016]
ARSYETIM:
Kjo deklarat e kryetarit të VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski e vlerësomë si të pavërtetë në dy segmente:
-
PSP u bë institucion nën kontroll të plot të LSDM-së, me të vetmin qëllim dëmtimin e imazhit të tij dhe imazhin e partisë.
-
PSP nuk ka ofruar asnjë provë më të vogël juridike.
- E para, pas negociatave afatgjate për tejkalimin e krizës politike, liderët e katër partive më të mëdha politike, me 02.06.2015 në Përzhino, nënshkruan dokument në të cilin, mes tjerash, u parashikua të formohet Prokurori Speciale Publike për shkak të ndjekjes së veprave penale të cilat janë të lidhura ose dalin nga përmbajtjet e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve.
Në dokumentin e dy qershorit qëndron:
Më së voni 15 shtator 2015, do të përzgjidhet, prokuror special i ri me autonomi të plot të bëj hetim në lidhje me rastet e ndjekjes së komunikimit. Prokurori Publik Special do të emërohet në pajtueshmëri nga të gjithë katër partitë politike të cilat do ta nënshkruajnë këtë marrëveshje
Në këtë dokument qëndrojnë nënshkrimet e katër liderëve të cilët ishin pjesë e negociatave, VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH, gjegjësisht Nikolla Gruevski, Zoran Zaev, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi.
Katica Janeva, si zgjidhje e pranuar nga të gjithë, u propozua për prokuror special pas negociatave maratonike, në mëngjesin e 15 shtatorit 2015. Në negociata, gjithashtu, u ra dakord të sillet edhe një ligj i ri për prokurorinë speciale, ndërsa prokurori të ketë liri vet t’i zgjedh bashkëpunëtoret e saj.
Parlamenti me 111 vota “për”, gjegjësisht gjithë deputetët e pranishëm, me 15 shtator 2015 e votuan Ligjin për prokurorin publike për ndjekje të veprave penale të lidhura dhe që dalin nga përmbajtjet e ndjekjes së paligjshme të komunikimit.
Janeva dha betim me 16 shtator 2015 dhe zyrtarisht e morri funksionin.
Parlamenti ja miratoi buxhetin e prokurorisë speciale me 64 vota “për” dhe me një votë të përmbajtur, në janar të këtij viti. Ishte parashikuar që mjete nga institucionet tjera me vlerë prej 4 milion euro të dedikohen për prokurorinë me qëllim që të funksionoj pa pengesa dhe me autonomi të plotë.
Pas zgjedhjes së Janevës, Gruevski deklaroi që prokurorja speciale publike do të ketë përkrahje për të punuar profesionalisht dhe me efikasitet, që është i kënaqur nga zgjedhja personale dhe nga normat ligjore që e rregullojnë punën e prokurores speciale.
Do të doja të shpreh kënaqësinë time për zgjedhjen e prokurores speciale, si dhe për marrëveshjen për Ligjin për prokuror special. Gjithashtu, do doja të them, personaliteti që bëhet fjalë për profesionist të lartë, e cila ka trajnime ndërkombëtare në Amerikë, Itali, dhe në shtete tjera dhe e cila sipas CV së saj, sipas asaj që deri tani e ka arrit, tregon qe bëhet fjalë për personalitet e cila është profesionale, me përvojë, e shkolluar, dhe do të mund të ja dal me punën që do ta ketë.
Atë që dua ta them që ky personalitet do ta ketë përkrahjen e plotë nga ana jonë, në kuptimin e sigurimit të të gjitha kushteve për punë, për shkak se dëshirojmë që në mënyrë më transparente, më efikase ta kryej këtë punë dhe ta mbaroj këtë procedurë, të gjithë këtë punë që parashihen me Ligjin e ri (nga 0.16- deri 1.21 )
- 2. Për sa i përket pjesës nga deklarata e Gruevskit e cila thotë që prokuroria nuk ka ofruar asnjë provë më të vogël juridike, mund të vërehet që në konferencën për shtyp, të PSP-së, prokurorja, Fatime Fetai, saktë, në detaje e përshkroi rastin e quajtur TNT dhe procedurën si dhe me urdhrin e kujt është rrënuar kompleksi “Kosmos”.
Përkundër, asaj që e ka thënë Gruevski, sipas Fetait, “në këtë rast për kryerjen e të gjithë aktiviteteve kriminele për të cilat ka dyshim themelor që janë kryer, urdhër dhe përkrahje ka pas nga krerët më të lartë shtetëror me sa duket e gjitha është mbuluar formalisht, juridikisht dhe me dokumentacion, gjithsesi kjo tregon se nuk ekziston krim i përkryer”.
Fetai në konferencë për shtyp tha:
Gjegjësisht, nga materiali i mbledhur i provave doli dyshim themelor që në periudhën kohore 01.05.2011 deri më 17.08.2011, në Shkup, kryetari i atëhershëm i qeverisë dhe i partisë VMRO-DPMNE dhe Ministri i atëhershëm i transportit dhe lidhjeve, i cili me vendimin numër 08-523/1 nga viti 2016, presidentit të Republikës së Maqedonisë janë aboluar nga ndjekja penale, bashkë me qëllim që t’i hakmerren të dëmtuarit Fijat Canoski për vendimin e tij politik si kryetar i partisë politike PEI, për lëshimin e koalicionit me VMRO-DPMNE-në dhe ka hyrë në koalicion me partinë politike opozitare LSDM, duke e përdorur fuqinë e tyre politike, me qëllim e kanë nxitur që të bëj vepër penale, kryetarin e komunës Gazi Babës, i kandiduar nga partia politike VMRO-DPMNE, i cili gjithashtu me vendim me numër 08-523/1 nga 12.04.2016 të presidentit të Republikës së Maqedonisë është i falur nga ndjekja penale, që i njëjti të përdor angazhimin e tij zyrtar dhe të gjej mundësi që në mënyrë të paligjshme ta rrënoj objektin e banimit dhe biznesit “Kosmos ” që ka qenë i ndërtuar nga i dëmtuari, investitori TD FINE DOO Shkup, dhe realizuesi Kosmos Inzhinering DOEL Shkup, Shoqëri tregtare ku pronar është i dëmtuari Fijat Canoski. (video: Nova tv koha: 17.26-18.59 )
Më tej ajo theksoi që, sipas provave të mbedhura, kryetari i komunës e ka pranuar urdhrin dhe duke përdorur pozitën e tij zyrtare dhe epërsinë e ka thirrur të dyshuarën e parë, person zyrtare – i autorizuar si inspektor ndërtimi në Sektorin për inspektim urbanistik dhe ndërtimor të komunës së Gazi Babës dhe i ka thënë që nga krerët e partisë VMRO-DPMNE, kanë kërkuar që të gjej mundësi që objekti të rrënohet në mënyrë paligjshme, ( video: Nova Tv, koha: 9.00-19.26 )
Por, siç tha Fetai:
Dinamika e rrënimit nuk ka shkuar në favor të asaj që është parashikuar nga kryetari i Qeverisë dhe Ministri i Transportit dhe të njejtit përsëri kanë urdhëruar ose kanë nxitur kryetarin e komunës për afat sa më të shlkurtër të mundshëm të rrënohet objekti Kosmos me eksploziv ( Video: Novatv, koha 22.19-22.38)
Në “bombën” numër 5, nga 27.02.2015. e cila mund të gjehet në Vërtetamtës në pjesën: Të gjithë përgjimet e publikuara nga opozita, sipas opozitës, dëgjohet biseda mes Nikolla Garuevkit dhe Mile Janakieskit, si ministër aktual i transportit dhe lidhjeve në atë kohë.
Në bisedën e parë, Nikolla Gruevksi, aso kohe kryeministër i jep instruksione Janakieskit të veproj sipas asaj që është planifikuar. Flasin me shifra ( për të F.C) me ç’rast Garuevski interesohet a ka ndonjë arsye të shtyhet dhe pyet nëse Fijac Canoski i ka telefonuar Miles. Ministri i atëhershëm thotë që në mëngjes do të dërgohet ( vendim) nëpërmjet postës,. ndërsa Gruevski kërkon që të ndodh atë pasdite, të mos filloj “që në mëngjes”.
Në bisedën e tretë mes Nikolla Gruevskit dhe Mile Janakieskit për “Kosomos” ish kryeministri del me një ide të re- të ndryshohet PGJU-ja, në të njëjtin vend të vendoset park, pasi që mendon që edhe të ketë mundësi Canoski të ndërtoj sipas PDU-së dhe sipas PGJU-së, nuk do të mund të jepet leje.
NG: Mile mu kujtua një variant tjetër. Ne ta ndryshojmë atje PDU-në:
МЈ: Ame kemi folur për këtë para një kohe, OK.
NG: Po çka presim, nëse është OK?
МЈ: Jo, po më pyetët ju për këtë çështje përpara nja pesë – gjasht muajsh, unë ju tregova dhe ju thatë OK. Dhe nuk komunikuam më pas.
NG: E pse?
МЈ: Nuk e di.
NG: Të bëjmë një park të bukur, me fontana me çudira. A? Do të duhet të ja eksplodojmë tokën.
МЈ: Jo, Nuk duhet asgjë të bëjmë nuk mund të ndërtoj. Mjafton, sipas meje, mjafton t’i zvogëlohen dimensionit atij.
NG: Dhe?
МЈ:Nuk do t’i paguhet. Do të vendosim Pe(P) plus pesë dhe…
NG: Si pesë, Pe plus dy.
МЈ: Mirë tani, Pe plus, ndonjë madhësi, Pe plus en le të jetë dhe opinioni nuk do të thotë që nuk i japim mundësi të ndërtoj ndërsa ai nuk do të ndërtoj.
NG: A të bëjmë gjysmën park a gjysmën Pe plus dy?
Në bisedën e radhës të kësaj “bombe”, i diskutojnë detajet e procedurës së rrënimit të objektit, me ç’rast Gruevski vlerëson që duhet të zgjidhet qeveria e re, dhe “29 të ketë aksion” dhe e paralajmëron Janakieskin të jetë i përgatitur, me dokumentacion. Pastaj, në bisedë definohet Janakieski dhe persona të tjerë të involvuar të jenë të përgatitur për “të hënën e 1 gushtit”, që sipas Gruevskit është “kulmi i sezonit turistik”. Siç mund të shihet nga bisedat, të cilat LSDM-ja thotë se janë në mes Gruevskit dhe Janakieskit, Gruevski me kënaqësi dëgjon si shkon rrënimi i objektit dhe qeshet.
Prandaj, deklarata e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski në të dy segmentet:
-
-
PSP u bë institucion nën kontroll të plot të LSDM-së, me të vetmin qëllim dëmtimin e imazhit të tij dhe imazhin e partisë.
-
PSP nuk ka ofruar asnjë provë më të vogël juridike.
-
është e pavërtetë.
LINQE:
- Ueb faqja e VMRO-DPMNE-së (21.04.2016) PSP u bë institucion nën kontrollin e LSDM-së
- [Qasur më 22.04.2016]
- Ueb faqja e PSP-së (21.04.2016) Konferenca për shtyp për rastin TNT
- [Qasur më 22.04.2016]
- Nova tv (21.04.2016) Konferenca për shtyp e Prokurorisë Publike Speciale (Vidео)
- [Qasur më 22.04.2016]
- Vërtetmatësi (23.02.2016, 14:34)Të gjithë bisedat e përgjaura të publikuara nga opozita (video/audio/тranskript)
- [Qasur më 22.04.2016]
- Vërtetmatësi(28.01.2016, 14:47) Biseda të përgjuara– pjesa 5: PGJU-të, PDU-të, dinamit dhe dema modern.
- [Qasur më 22.04.2016]
- [Qasur më 22.04.2016]
- Vërtetmatësi (09.10.2015, 14:05) Marrëveshja e Përzhinos
- [Qasur më 22.04.2016]
- А1on (15.09.2015, 18.02) U votua ligji për prokurorinë speciale publike
- Популарно (16.09.2016) Prokurori Special i posa zgjedhur dha betim solemn
- [Qasur më 22.04.2016]
- Telma (15.09.2015, 08:19) Katica Janeva do të jetë Prokurorja Speciale
- [Qasur më 22.04.2016]
- Sitel(15.09.2015): Gruevski: Jam i kënaqur me zgjedhjen e Prokurores Speciale [Qasur më 22.04.2016]
- http://sitel.com.mk/gruevski-zadovolen-sum-od-izborot-na-specijalniot-obvinitel
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari