Gruevski me memorie të shkurtër – vrasje ka pasur edhe në zgjedhjet e vitit 2000 dhe në vitin 2008
Lideri i partisë së VMRO-DPMNEs-së, Nikolla Gruvski, duke folur në tubimin në Shkup të partisë së tij dha deklaratën e pavërtetë si në vazhdim:
Deklaratë: Në Maqedoni përherë të parë kemi vrasje të kandidatit në fushatë. Një prej kandidatëve në Kërçovë, sot pas plagëve të marra nga plumbi, ndërroi jetë…
[Burimi: VMRO-DPMNE/ueb faqja, датум: 05.10.2017]
ARSYETIM:
Nikolla Gruevski, deputet dhe lider i VMRO-DPMNE-së, në tubimin e mbajtur në Shkup me 05.10.2017 dezinformoi opinionin dhe të pranishmit se në Maqedoni për herë të parë ka pasur situatë kur është vrarë kandidat në fushatë, duke aluduar (kjo shihet prej kontekstit të të gjithë ngjarjes në pjesën e kaosit zgjedhor dhe dhunës), se i ndjeri është gjuajtur për shkak të zgjedhjeve. Nëse vlerësojmë formalisht deklaratën ku pohohet që për herë të parë gjatë kohë së fushatës kemi situatë të vrasjes – është larg deklaratës së vërtetë. Më saktë, vrasja e parë ne Maqedoni gjatë kohës së fushatës në disa procese zgjedhore ka pasur qënë 2000 e largët, në zgjedhjet lokale të atëhershme u dëgjuan krisma në disa vende zgjedhore (faqe 13), ndërsa në Kondovë, përkrah asaj se u lënduan tre persona, një prej të lënduarve, Fatmir Jakupi më vonë ndërroi jetë. Të dyshuarit të cilët më vonë u gjykuan, ishin aktivist të Partisë Demokratike Shqiptare, e cila në atë kohë qeveriste në nivel nacional me VMRO-DPMNE-në, e udhëhequr prej Ljubço Georgievskit. Vrasja e dytë gjatë kohës së zgjedhjeve (faqe 41) në Maqedoni ndodhi, po ashtu në një fshat të Shkupit, këtë herë në Haraçinë. Gjatë kohës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në qershor të vitit 2008, në ditën e zgjedhjeve kishte të krisura dhe persona të plagosur në disa pjesë të Shkupit, në Çair, në Butel…, në Haraçinë në konflikt me “Alfat” ndërroi jetë Naser Ajvazi, qindra vende u suspenduan për votim, andaj u rivotua, 20 policë u suspenduan, ndërsa 160 persona u arrestuan.
Edhe atëherë në qeveri ishte VMRO-DPMNE, këtë radhë në koalicion me BDI-në. Për sa i përket personit të vrarë në Kërçovë i cili ndërroi jetë mbrëmjen e 05.10.2017, pas plagëve të para të cilat i mori javën e kaluar, ku mbetën të lënduar edhe 2 persona të tjerë, edhe policia edhe prokuroria ngjarjen nuk e lidh me procesin zgjedhor, edhe pse i ndjeri ishte bartës i listës së këshilltarëve, por prej motiveve personale të të dyshuari për vrasje, i cili menjëherë është arrestuar dhe kundër të cili është ngritur procedurë. Prej këtu deklaratën e Nikolla Gruevski se për herë të parë në Maqedoni kemi vrasje të kandidatit në fushatë, është e pavërtetë.
BURIME:
- ИДСЦС – Финален извештај на ОБСЕ – [Проверено на 06.10.2017]
- Википедија – Адем Имери – [Проверено на 06.10.2017]
- МОСТ – Предвремени парламентарни избори 2016 – [Проверено на 06.10.2017]
- МОСТ – Предвремени парламентарни избори 2008 – [Проверено на 06.10.2017]
Vlerësoi: Teo Bllazhevski
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari