Gruevski i ndau qytetarët në ” të Vmro-së dhe të tjerët”

Arritja deri te pikët politike rezultoi të jetë e pasuksesshme për Gruevskin. Foto: screenshot.

 

 

Lideri i VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski të shtunën në intervistën për Sitel dha një deklaratë tërësisht jokorrekte që 80 përqind e njerëzve të cilët ndihmojnë në zonat e përmbysura nga vërshimet janë anëtar dhe aktivist të partisë qeverisëse:

Bëhet fjalë, për afro 3,000 vullnetarë maksimalisht  dhe ushtarë, që janë në terren, prej të cilëve pjesa më e madhe janë pjesë e VMRO DPMNE-së, aktivist, anëtar, të cilët pas thirrjes së partisë dhe këshillave komunale u drejtuan për atje dhe janë për çdo ditë atje. 

Praktikisht, nëse merret edhe numri i madh i punëtorëve të cilët, përveç se vullnetarë, erdhën edhe përmes ndërmarrjeve publike ose iu përgjigjën thirrjeve të kryetarëve të komunave, të organizuar nga kryetarët tanë, me siguri mbi 70-80 përqind e njerëzve të cilët ditëve të fundit që kanë ndihmuar kanë qenë anëtar dhe aktivist tanë. Kuptohet ka pasur edhe qytetarët të tjerë të cilët kanë ndihmuar dhe te të gjithë dëshirojë të dërgojë falenderime për gjithë atë që kanë bërë ditëve të fundit dhe sot, dhe shpresojë ene në ditët në vazhdim – shtoi Gruevski. (prej minutës 3.22 deri në minutën 4.11 të videos).  

 

[Burimi: TV Sitel, Data: 13.08.2016]

ARSYETIM

 

Kjo deklaratë e kryetarit të VMRO DPMNE-së, me të cilën gati 80 përqind të vullnetarëve i shpalli si anëtar dhe aktivist të partisë në krye të së cilës gjendet vet ai, nuk është korrekte dhe është pa vend. Përkundër qëndrimit të deklaruar të VMRO DPMNE-së që të mos politizohet tragjedia me vërshimet në rajonin e Shkupit, Gruevski me këtë qëndrim  bëri pikërisht atë, mbi të gjitha i ndau qytetarët “të vmro-së dhe të tjerë”. Prandaj duke e shikuar në këtë kontekst deklarata e tij është jo konsekuente.

Po ashtu, Gruevski nuk ofroi asnjë fakt të vetëm që të vërtetojë atë që pretendon se numri më i madh i vullnetarëve është nga radhët e VMRO DPMNE-së. Realisht nuk mundet që të numërohen njerëzit që ndihmojnë në Stajkovcë, Çento, Singeliç, Inxhikovë as me precizitete të lartë as përafërsisht sipas orientimit të tyre partiak dhe përkatësisë. Edhe vet ai, në fjalinë e radhës flet kundër asaj që ka pohuar. Përkatësisht Gruevski, thotë se një numër i madh i punëtorëve erdhën “përmes ndërmarrjeve të caktuara publike”, për të cilët nuk mund të të përgjithësojë se vinë nga radhët e VMRO DPMNE-së. Disa prej tyre ka mundësi që të jenë anëtarë të kësaj partie, por disa mund të mos jenë. Ashtu që, duke shikuar në tërësi këtë deklaratë e vlerësojmë si të pavërtetë.

Në grupin në Facebook Ndihma humanitare për familjet që u dëmtuan nga vërshimet në Shkup prej të dielës, do të thotë disa orë pas vërshimeve, vazhdimisht u janë shtuar vullnetarët nga radhët e qytetarëve, dhe përmes saj është koordinuar aksioni qytetarë për ndihma. Përgjatë asaj, në mijëra publikime dhe komente nuk mund që të vërehet ndasia politike dhe organizimi mes tyre, as që, janë bërë seleksionime në baza partiake gjatë organizimit për të dhënë ndihmë ose zgjedhje për të ju ndihmuar njerëzve nga zonat e prekura. Në asnjë koordinim nuk është përmendur nëse a janë ato njerëz me qeverinë apo me opozitën. Momenti i vetëm kur u përmend përkatësia politike ishte kur vullnetarët dëshmuan për përvojat e tyre në terren, ku u është thënë se nuk pranojnë ndihmë nga “revolucioni Laraman”, por edhe tentimet për lavdërim të njërës apo tjetrës parti për angazhim dhe ndihmë.

Grupi në momentin kur është shkruar teksti ka jo më pak se 15.500 anëtarë. Publikimet dhe komentimet në të janë të panumërta. Sido qoftë, me një listim të shkurtër gjithkush mund të dëshmojë se nuk kryhet profilizim mbi baza partiake.

Vlerësimi i pamenduar mirë nga Gruevski “me siguri mbi 70-80 përqind e njerëzve që ndihmuan ditët e fundit kanë qenë anëtar dhe aktivist tanë” është pafundësisht jokorrekt, dhe atë as vet kryetari i VMRO DPMNE-së nuk mund ta vërtetojë. Edhe nëse tregon listAT partiake me vullnetarë të angazhuar, nuk ka fakte se të gjithë njerëzit që ndihmojnë në terren u përkasin tyre.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.