Gruevski është akuzuar për veprën “pranim dhurate“, jo për anekes të marrëveshjes

Ka shumë dallim mes asaj që thotë Gruevski, dhe asaj që thotë PSP. Foto: ueb-faqja e VMRO-DPMNE-së

 

Nikolla Gruevski, deputet dhe lider i VMRO-DPMNE doli me qëndrim në opinion në lidhje me rastin “Trajektorja”, ku është i akuzuari i parë, të cilin e vlerësojmë si pretendim të manipuluat dhe të pavërtetë.

Unë dhe kolegët e mi, jemi akuzuar për diçka që e kemi bërë në të kaluarën dhe tani e bën Qeveria e LSDM-së. Në të kaluarën kishim rastin gjatë ndërtimit të hidrocentralit Kozjak në të njëjtën mënyrë dhe me procedurë të njëjtë Qeveria ka marr kredi nga Kina dhe ka financuar ndërtimin e Kozjakut. Tani ankesi i marrëveshjes bëhet në të njëjtën mënyrë dhe ai aneks kaloi në Parlament. Ne akuzohemi për diçka të cilin e bëjnë dhe e kanë bërë në të kaluarën, dhe tani ju e shihni. Gjithçka çfarë kemi bërë ka qenë në përputhshmëri me ligjin dhe Parlamenti ka pasur njohuri për gjithçka dhe e kanë pranuar. Votuan të gjithë deputetët, përfshirë edhe deputetët e LSDM-së. 

 

[Burimi: MKD – data, 06.12.2017]

 

ARSYETIM:

Ish kryeministri Nikolla Gruveski në gjykatën në Shkup me 06.12.2017, pas prolongimit të seancës për rastin “Trajektorja”, në të cilin është i akuzuar i parë, dha deklaratë për mediumet e cila është e pavërtetë dhe jo konsekuente, për atë se këtë rast e krahasoi me një rast tjetër në të kaluarën, gjegjësisht me procedurën për ndërtimin e hidrocentralit “Kozjak”.

Rasti “Trajektorja” është emër i koduar i akuzës së Prokurorisë Speciale, e cila ka të bëj me procedurën e marrjes së kredisë për ndërtimin e pjesës së autostradës në Republikën e Maqedonisë me vlerë prej 500 milion euro nga shtetit kinez, realizues i të cilës është një kompani kineze.

Shkaku i kësaj aktakuze nuk është në aneksin e Marrëveshjes dhe Ligjit i cili ka kaluar në Kuvend dhe me votat e LSDM-së opozitare, por për manipulimet në procedurat e prokurimit publik për ndërtimin e dy pjesëve të autostradave, për të cilën ish kryeministri dhe dy anëtarë të Qeverisë së atëhershme, i akuzuari i dytë dhe i tretë, Mile Janakieski dhe Vlladimir Peshevski, kanë qentë të detyruar që ta bëjnë sipas Ligjit për prokurime publike.

Më saktë, PSP në akuzë pretendon se sipas Marrëveshjes për bashkëpunim teknik mes Maqedonisë dhe Kinës, Maqedonia nuk ka qenë e detyruar për ndërprerjen e procedurës së prokurimit publik përmes një tenderit transparent, as nuk ka qenë e udhëzuar që të zgjedh një kompani, në këtë rast “Sinohidron”.

Përkundrazi, PSP pretendon se ka qenë edhe lista e kompanive e dorëzuar nga pala kineze dhe pas urdhërit të drejtpërdrejtë  të ish kryeministrit, Janakieski dhe Peshevski kanë filluar negociata të drejtpërdrejta me “Sinohdro” dhe me një kompani tjetër, vetëm e vetëm që të krijojnë përshtypjen e konkurrencës, ndërsa më pas i kanë braktisur negociatat me kompaninë e dytë dhe kanë vazhduar me “Sinohidron”.

Prej gjithë transparencës dhe procedurës joligjore, sipas PSP-së, është dëmtuar Buxheti i RM-së me rreth 155 milion euro. Këto para janë llogaritur si në vazhdim:

Gruevski dhe dy të akuzuarit e tjerë kanë qenë të informuar se llogaritë e rishikuara për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër nga ana e Ndërmarrjes Publike për rrugë shtetërore, në të cilën atëherë drejtor ka qenë i akuzuari i katërt, kanë arritur vlerën 270 milion euro. Në ndërkohë, kanë marr ofertë prej kompanisë së dytë me të cilën i kanë ndërprerë negociatat për ndërtim me vlerë prej 369 milion euro. Por në vend që të shqyrtojnë këtë ofertë, ata kanë arritur marrëveshjes me “Sinohidron” për rreth 411 milion euro.

Pas kësaj, kanë përgatitur propozim ligj në të cilin, sipas PSP-së është shënuar se oferta e “Sinohidros” ka qenë më e lirë dhe më e mirë, me çka kanë mashtruar deputetët në Kuvendin e RM-së të cilët më pas kanë votuar Ligjin. E gjithë kjo mund të shihet edhe prej aktakuzës së PSP-së.

Ja për këtë akuzohet Gruevski edhe atë për veprën “Marrje të çmimit” (lexo – rryshfetit), përderisa tre të tjerët për veprën “Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit”, dhe jo për aneksin e marrëveshjes dhe për Ligjin në Parlament, siç ka qenë rasti me ndërtimin e “Kozjak” dhe si e paraqet para opinionit Gruevski. Fundja edhe për rastin “Kozjak”, siç rikujtuan mediumet, kishte proces, të akuzuar dhe persona të gjykuar.

Sidoqoftë, “Sinohidro” është kompani e cila në korniza botërore është e përfshirë në shumë marrëveshje të vlerësuara si të korruptuara, për të cilën “Vërtetmatësi”  ka shkruar më parë.

Për shkak të argumenteve të përfshira, deklarata e Gruevskit është manipuluese dhe e vlerësojmë si të pavërtetë. 

 

BURIME:

Vlerësoi: Teofil Bllazhevski

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.