Gruevski: A është e vërtetë që gazetarët nuk kanë shkuar në konferencat për shtyp të VMRO-DPMNE-së në kohën kur kanë qenë në opozitë?

 

Gjatë fjalimit të tij 53-minutësh në konventën partiake të VMRO-DPMNE-së në QS “Boris Trajkovski” të dielën më 15.03.2015, kryeministri Nikolla Gruevski, duke folur për gjendjen e medieve në vend, temë për të cilën qeveria e tij vazhdimisht është kritikuar edhe në vend edhe jashtë vendit, theksoi dhe në periudhën para vitit 2006, kur partia ishte në opozitë, gazetarët nuk i kanë ndjekur konferencat e saj për shtyp.

Por, a është vërtetë kështu?

Премиерот Никола Груевски за време на обраќањето во СРЦ „Борис Трајковски“
Kryeministri Nikolla Gruevski gjatë fjalimit të tij në QRS  „Boris Trajkovski“. Foto: VMRO-DPMNE

Në vazhdim është  pjesa e fjalimit origjinal të Gruevskit në format tekstual:

Më kujtohen kohët kur ishim në opozitë dhe kishte raste që as edhe një medie, as edhe një nuk vinte në konferencat tona për shtyp. Drejtori  i atëhershëm i Qendrës për komunikime, Oliver Shambevski në atë kohë më paraqitej dhe  më thoshte, kryetar sot nuk erdhi asnjë, konferenca për shtyp nuk u mbajt, ose ndonjë herë  vinte vetëm një medie.

 

Në vazhdim është e njëjta pjesë në format video:

 

Arsyetim:

Vistinomer bisedoi me një numër të madh kolegësh të cilët në periudhën nga muaji maj i vitit 2003 (kur Nikolla Gruevski u bë kryetar i VMRO-DPMNE-së) deri në gusht të vitit 2006 (kur ai u bë Kryeministër i Republikës së Maqedonisë) kanë qënë në funkcione si gazetarë apo redaktorë. Asnjë nga ato nuk mund të kujtonte rast kur nuk ka shkuar, ose kur vetëm një nga kolegët e tyre ka ndjekur konferencat për shtyp të VMRO-DPMNE-së. Kjo gjë nuk ka ndodhur as në gjendje të jashtëzakonshme kur kanë ndodhur raste mbase edhe më të rëndësishme, ngjarje urgjente ose ekskluzive të cilat do të kishin qënë shkak që ndonjë konferencë për shtyp e VMRO-DPMNE-së të jetë jo interesante, para së gjithash, sepse ngjarje të tilla në atë periudhë nuk kanë ndodhur. Është e vërtetë se ka pasur raste kur konferencat për shtyp të VMRO-DPMNE-së mund të kenë qenë më pak të ndjekura, sepse një pjesë e tyre janë mbajtur gjatë ditëve të fundjavës, kur nëpër redaksi ka vetëm ekipe kujdestare, me qëllim që partia ta shfrytëzojë fluksin e dobët të lajmeve në ditët e pushimit dhe të fitojë shikueshmëri më të lartë, por edhe në të këtilla raste gjithmonë ka pasur gazetarë në konferencat e tyre për shtyp. Shikuar në përgjithësi, në 25 vitet e kaluara, është shumë vështirë të gjendet rast në të cilin konferenca për shtyp e partisë më të madhe opozitare (pa marrë parasysh se cila është ajo) të mos vizitohet nga gazetarët e Maqedonisë.

 

Ja se ç’thonë gazetarët dhe redaktorët për pjesëmarrjen në konferencat për shtyp të VMRO-DPMNE-së në këtë periudhë:

 

Punoja në Sitell dhe e di me siguri që nuk kishte pres politik në të cilin nuk kam marrë pjesë dhe nuk kam bërë ndonjë shkrim për të. Shpesh herë ndodhte të uleshim në kafe tek Oliver Shambevski që të dalim me ndonjë brifing që atje.

Zoran Fidanoski, gazetar i Sitell-it në kohën kur VMRO-DPMNE ishte në opozitë.

 

Si gazetar që e ndiqte VMRO-DPMNE-në në kohën kur ishin në opozitë, me përgjegjësi të plotë them nuk ka ndodhur as edhe një herë, asnjë të mos vijë në konferencë për shtyp. Ndërsa, raportet në të shumtën e rasteve botoheshin në faqen e parë.

 

Sasho Kokallanov, gazetar i Dnevnik në kohën kur VMRO-DPMNE ishte në opozitë:

 

E mbaj mend atë kohë dhe mund të them se A1, të paktën në kohën kur unë kam punuar atje, në mënyrë profesionale informonte për aktivitetet dhe qendrimet e VMRO-DPMNE-së.

Sabina Fahiq: redaktor në Televizionin A1 prej vitit 1999 deri në vitin 2005.

 

Në periudhën kur VMRO-DPMNE ishte në opozitë, Kanal5 i ndiqte të dy partitë më të mëdha politike dhe nuk do të kisha thënë se partia ka qënë e lënë pas dore nga ana e TV Ditarit. Të gjithë informatat të cilat shpalleshin në konferencat e tyre për shtyp  ishin të mbuluara dhe të botuara. Gjithmonë përpiqeshim të jenë të përfaqësuara edhe njëra anë edhe tjetra. Ndoshta nuk bënin pjesë në pjesën e parë të Ditarit, por konferencat e tyre për shtyp gjithmonë janë ndjekur nga gazetarët. Nuk kishte raste të tilla ku për shembull të bojkotoheshin konferencat për shtyp të VMRO-DPMNE-së.

Dimitar Tanurov, redaktor i web faqes së Kanal5 nga viti 2005 deri në vitin 2007.

 

Nuk më kujtohet të ketë pasur ashtu rasti, të mos vijë asnjë askush në  konferencë për shtyp të partisë më të madhë opozitare në atë kohë, VMRO-DPMNE. Megjithatë, më kujtohet se që të terheqin vëmendje, ato i mbanin konferencat për shtyp gjatë ditëve të fundjavës kur redaksitë janë të pajisura dobët dhe më vështirë ndajnë gazetarë për t’i dërguar, dhe e dyta, sepse vetëm në atë mënyrë mund të depërtonin tek mediet të cilat në ato ditë nuk kanë shumë ngjarje.

Zoran Andonovski, redaktor përgjegjës i gazetës Vreme në periudhën nga viti 2004-2006.

 

Kujtimet e këtilla konsistente të një mori gazetarësh, vërtetohen edhe nëpërmjet kërkimeve në Internet, më saktësisht nëpërmjet kërkimeve të arkivit të agregatorit Time.mk, ku ka shrkime prej një numri të madh gazetarësh të Maqedonisë të bëra madje edhe 15 vite më parë. Në këtë arkiv nuk ka as edhe një rast në të cilin mund të ketë ndodhur një gjë e këtillë, gjegjësisht se asnjë gazetar ose vetëm një gazetar ka ardhur në  konferencë për shtyp të VMRO-DPMNE-së në atë periudhë. Vetë ajo ngjarje përbën lajm në vete. Edhe sikur të ketë pasur vetëm një gazetar, ai do të kishte shpallur se një ngjarje e këtillë ka ndodhur, dhe është e arsyeshme të pritet se VMRO-DPMNE-ja do të kishte protestuar për sjelljen e tillë injoruese të medieve. Por,  në mediet e asaj periudhe thjesht nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

Por, prandaj, nga ana tjetër ka shkrime të tjera të cilat flasin për diçka krejt ndryshe. Në këto tre vende për shembull (këtu, këtu dhe këtu), citohet raporti i Pasqyrës së medieve “Mediumsko Ogledallo”, në të cilin thuhet se VMRO-DPMNE ka pasur një trajtim shumë më të mirë nëpër medie në zgjedhjet e vitit 2006, gjegjësisht se një numër më i madh i medieve gjatë zgjedhjeve e kanë mbështetur dhe kanë qenë më të prirur ndaj VMRO-DPMNE-së se sa ndaj LSDM-së. Pastaj, mediet lajmërojnë se Gruevski që atëherë ka pasur qëndrim refuzues ndaj TV dueleve dhe se edhe atëherë, kur partia e tij ishte në opozitë, Kryeministri i atëhershëm Vllado Buçkovski detyrohej që nëpërmjet gazetave ta ftojë Gruevskin në TV duele. TV duelet e tillë, nëse mbaheshin, do të përfaqësonin mundësi për një promovim të madh falas për VMRO-DPMNE-në dhe promovim personal të tijin. Nëse për konferencat për shtyp të opozitës nuk është informuar, atëherë TV duelet do kishin mundur ta nivelizonin shikueshmërinë e qeverisë dhe opozitës në publik, por edhe përkundër ofertës së Buckovskit për 3 TV duele në fushatën parazgjedhore, ato nuk u realizuan.

 

Për atë se si ka qenë raporti i medieve ndaj VMRO-DPMNE-së tregon dhe fakti që Shambevski në atë periudhë ka pasur edhe kolumnën e vet në  gazetën më të lexuar atëkohë, Dnevnik. Arkivi i medieve të Maqedonisë në Time.mk nga ajo periudhë përmban edhe një shkrim i cili tregon për kërkesën e VMRO-DPMNE-së, në atë kohë në opozitë, për pastrimin e listës së votuesve, por kur është mbajtur kjo mbledhje me institucionet shtetërore, përfaqësuesit e partisë nuk kanë marrë pjesë. Megjithatë, edhe atëherë mediet në mënyrë pedante e kanë shënuar këtë ngjarje edhe atë me deklaratë nga Oliver Shambevski. Më shumë për interesin e medieve për VMRO-DPMNE-në tregon edhe fakti që nga drejtori i atëhershëm i komunikacionit në parti, Oliver Shambevski, i është kërkuar dhe ka dhënë deklarata për gazetat maqedonase që nga Uashingtoni, në kohë kur ai dhe kryetari i partisë Nikolla Gruevski, kanë qenë  në kryeqytetin e SHBA-ve për mëngjesin e lutjeve.

 

 

Burime:

 

Vlerësoi: Vlladimir Petreski

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.