GROM me spinime inkurajon Ivanovin për abolime të reja

GROM: Nëse mundet Katica , atëherë edhe Ivanov do të mundet. Foto: GROM-ueb.

Пренџов од ГРОМ нема право кога вели дека „образложението на СЈО за тоа зошто се откажува од обвинителниот акт е обична `ефтина манипулација` со аргументи кои наводно само тие ги знаат и никој друг во државата“, а изјавата дека „критизерите на аболициите го губат моралното право да критикуваат евентуално нови аболиции од страна на Иванов“ ја сметаме за недоследна

 

Prenxhov nga GROM nuk ka të drejtë kur thotë se “arsyetimi e PSP-së për tërheqjen e aktit gjyqësor është një “manipulim i gjorë” me argumente të cilët vetëm ata i dinë dhe askush tjetër në vend, ndërsa deklarata se “kritikuesit e abolimit e humbin të drejtën morale që të kritikojnë abolimet e reja nga Ivanovi” e konsiderojmë si jokonsekuente. 

 

GROM, lideri i të cilës është Stefçe Jakimovski, kumtoi/deklaroi qëndrim për tërheqjen e PSP nga rasti “Puç” dhe këtë e vlerësojnë këtë si abolim për Zoran Zaevin dhe se:

“I përkujtojmë ata për të cilët është ky abolim nga ana e PSP-së se i vetmi, ne pajtueshmëri me Kushtetutën dhe vullnetin e zgjedhjes së qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ai i cili ka të drejtë për abolim është presidenti i shtetit, gjegjësisht në këtë moment Gjorgje Ivanov. Ne në GROM e vlerësojmë se ky hap joparimorë i PSP-së hap dyer për abolime të reja. Atëherë kritikuesit e abolimeve humbin të drejtën morale për kritika të mundshme për cilindo vendimin të ri të imponuar  nga ky institucion shtetëror”. 

[Burimi: Ueb-faqja GROM, data: 24.01.2017]

ARSYETIM:

Një qëndrim të tillë i GROM i prezantuar në konferencë për shtyp që e mbajti sekretari organizues i partisë Ljubço Prenxhov, e vlerësojmë si jokonsekuent, sepse de fakto i drejtohet opinionit me porosinë se Ivanov nuk do të duhet që të ketë problem moral nëse e përsërit abolimin lidhur me hetimet ose akuzat të cilat i bën PSP. Kuptohet, fjalia formalisht dhe de jure është shqiptuar me kujdes, por de fakto, porosia është kjo – Zotëri President, ju mundeni përsëri të aboloni dhe askush nuk guxon që t’ju kritikojë për atë.

Edhe pse GROM është një prej partnerëve të koalicionit më besnik të VMRO DPMNE-së dhe të Nikolla Gruevskit, kjo arsyeton faktin që para opinionit procedurat e PSP-së dhe të Ivanovit të krahasohen: as nuk bëhet fjalë për abolim nga ana e PSP-së për Zoran Zaevin, as që, Ivanov ka të drejtë që (përsëri) të jetë i papërgjegjshëm dhe të nxit thellim të mëtejmë të krizës politike dhe rreziqe të reja sigurie në shtet.

Argumentet se përse deklarata është spin, gjegjësisht shtrembërim i të vërtetës bazohet në atë se PSP-së  nuk ka kryer abolim në rastin Puç. Por, bëhet fjalë për një rast të rëndësishëm prej të cilit rrjedh kriza në vazhdim në Republikën e Maqedonisë, me akuzat nga ana e kryeministrit të atëhershëm Nikolla Grevski se lideri i opozitës ka dashur të bëj një rrotacion dhe me dhunë të (t’ia) merr qeverinë.

Ky rast i rëndësishëm për të cilin kishte akuza, por jo edhe seanca kryesore para gjykatës, është tërhequr nga ana e PSP-së për atë se në dy raste të tjera të cilët i udhëheq kjo Prokurori, “Fortesa” dhe “Target”, ka ardhur deri te faktet të cilat janë në kundërshtim me faktet në rastin “Puç”.

Për atë se Prenxhov dhe GROM nuk kanë të drejtë kur thonë se “arsyetimet e PSP-së për tërheqjen nga akt akuzat është “manipulim i gjorë” me argumente të cilët vetëm ata i din dhe askush tjetër në vend”.

Është totalisht e kundërta, abolimi nga ana e Presidentit Ivanov nga viti i kaluar ishte falja e kriminelëve eventual para se të ketë ndonjë vendim gjyqësor dhe atë për 56 persona të aboluar, një pjesë e madhe e tyre ishin pjesë e hetimeve të PSP-së. Cilët ishin argumentet të opinionit opinionit dhe opinionit ndërkombëtar përmes krizës së thellë dymujore dhe ngjarjet pas vendimit të Ivanovit, pas të cilave, ai duhej që të tërheq përfundimisht vendimin.

Prej këtu, pretendimet e Prenxhov, GROM, që “kritikuesit e abolimeve humbin të drejtën morale për kritika të mundshme për cilindo vendimin të ri të imponuar  nga ky institucion shtetëror”, e vlerësojmë si jokonsekuente.

Vlerësoi: Teofil Bllazhevski

BURIME

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.