Grip apo kovid? Ka teste që zbulojnë dallimin midis këtyre dy infeksioneve

Фото: pixabay.com

Testi i panelit multiplex zbulon njëkohësisht sekuenca specifike të gjeneve për të vërtetuar praninë e koronavirusit dhe sekuencat specifike të gjeneve nga viruset e gripit sezonal A dhe B. Në laboratorët privatë ky panel nuk është asgjë e re, ai ekziston për gati një vit dhe kushton rreth 4 mijë denarë. Në Klinikën për Pulmonologji për katër vjet ekziston “Multiplex real time PCR panel”, me të cilin me një tampon mund të zbulohen 33 mikroorganizma patogjenë, ndërsa participimi për të është 2,300 denarë. Por, ai përdoret vetëm nëse pasqyra klinike është shumë e ngjashme, gjegjësisht, ku për shembull, ka pamje klinike me ethe, temperaturë, simptoma respiratore dhe nuk dihet nëse është kovid, nëse është grip, apo nëse është adenovirus. “Vërtetmatësi” iu drejtua Ministrisë së Shëndetësisë me pyetjen nëse konsiderohet të prokurohen teste të tilla të shpejta për zbulimin e gripit dhe kovidit në të njëjtën kohë, por nuk morëm përgjigje. Kontrolli ynë në farmaci, tregoi se testet e tilla nuk janë të disponueshme në vend, të cilët zbulojnë njëkohësisht edhe gripin edhe kovidin.

Shkruan: Mirosllava Burns

 

Gjatë periudhës së vjeshtës, kur llojet e ndryshme të infeksioneve përhapen natyrshëm në mesin e qytetarëve, lind pyetja se si të bëhet dallimi midis gripit dhe kovidit, duke qenë se të dy infeksionet kanë simptoma të ngjashme në një pjesë. Pasi Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandoi që deri në fund të vitit 2021 laboratorët në vende të botës të fillojnë përdorimin e testeve të reja, të tilla si ato që mund të zbulojnë Sars-Cov-2 edhe gripin, u përhapën një sërë dezinformatash që testet PCR deri më tani, në fakt, kanë diagnostikuar gabimisht gripin sikur të ishte Kovid. Por kjo nuk është e vërtetë. Rekomandimi i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve i referohet një testi special që regjistron dy viruse të ndryshme. Testi që ata rekomandojnë nga atje, është test i cili detekton nëse pacienti ka kovid, grip, ose ndoshta të dy viruset, gjë që është gjithashtu e mundshme!
Vërtetmatësi” u përpoq të zbulonte nëse panele të tilla për zbulimin e viruseve të ndryshëm ekzistojnë në vend. Në laboratoritë private ky panel nuk është asgjë e re dhe ka ekzistuar për gati një vit. Me çmim prej rreth 4 mijë denarëve, me panel të ashtuquajtur “multiplex”, vërtetohet prania molekulare e disa llojeve të viruseve, të cilat së bashku me koronavirusin mund të shkaktojnë pamje të rëndë klinike të frymëmarrjes, ndërsa rezultatet janë gati në më pak se 24 orë. Testi i panelit multiplex zbulon njëkohësisht sekuenca specifike të gjeneve për të vërtetuar praninë e koronavirusit, dhe sekuenca specifike të gjeneve nga viruset e gripit sezonal A dhe B influenca.
Profesionistët mjekësorë që kontaktuam thonë se veçanërisht në prag të ftohjes dhe gripit sezonal, kur simptomat e një pacienti me kovid janë të ngjashme me ato të viruseve të tjera, është e rëndësishme që mjeku të dijë mirë se cili virus po shkakton infeksionin në mënyrë që pacienti të trajtohet në mënyrë të përshtatshme. Jo çdo rritje e temperaturës është Kovid, por pa testimin e duhur nuk mund të bëhet dallimi.

Në panik, kur çdo pacient me temperaturë trajtohet si i dyshimtë për Kovid-19, është shumë e dobishme që të diagnostikohet me kohë dhe me saktësi shkaku i asaj simptomatologjie, e cila nuk është gjithmonë pasojë e infeksionit kovid, thotë Sreçko Rajovski, shef i laboratorisë për diagnostikim molekular në “Acibadem Sistina”.

Testi kryhet duke marrë tampon nga hunda dhe fyti. Sipas infektologëve, ky test është veçanërisht i rëndësishëm sepse gripi sezonal dhe kovidi kanë simptoma të ngjashme në disa raste, kështu që është e nevojshme që shkaqet të diagnostikohen herët dhe të reagohet në mënyrën e duhur.

Drejtori i Klinikës së Pulmonologjisë, Dejan Dokiq, thotë se klinika e tij e ka këtë metodë për katër vjet, pra “Multiplex real time PCR panel”, me të cilën me një tampon mund të zbulohen 33 baktere ose viruse që shkaktojnë simptoma.

Ne në klinikë kemi teste të tilla, metoda quhet “Real time multiplex PCR” për 33 mikroorganizma patogjenë. Kryesisht këto janë viruse, përfshirë MERS dhe Sars-Cov-2 dhe disa baktere atipike. (Shënim: versioni i këtyre testeve, i cili përfshin virusin Sars-Cov-2, është më i fundit, natyrisht, jo i 4 viteve më parë, sepse ky virus nuk ekzistonte atëherë). Merret tampon nga hunda dhe fyti, mund të merret edhe nga rrugët e poshtme të frymëmarrjes dhe të vihet në makinë dhe brenda një ore kemi rezultatet nga PCR, i cili zbulon nëse kemi virus, cili virus është, apo bakter dhe cili është ai bakter. Nëse ka bakter, a ka gjen rezistence, në mënyrë që të mos japim disa ilaçe, nëse ka rezistencë. Kjo bëhet për të gjithë pacientët që kanë simptoma si temperatura dhe infeksion viral. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të diagnostikuar shkakun. Participimi për këtë është 2,300 denarë. Në klinikat privat testohet kush dëshiron, ndërsa në spitalet publike testohen pacientët e dyshimtë. Vetëm aty ku ka pamje klinike, për shembull, temperaturë, simptoma të frymëmarrjes dhe nuk dihet nëse është kovid, nëse është grip, apo është adenovirus. Ka pamje klinike që janë shumë të ngjashme, na tha doktor Dokiq.

Ai thekson se jo çdo temperaturë me simptoma të frymëmarrjes është kovid.

Ndonjëherë diagnostikohet tjetër, për shembull virusi sincitial i frymëmarrjes. Ne dallojmë saktësisht shkaqet e simptomave. Nëse është kovid, pacienti transferohet në repartin për kovid, dhe nëse nuk ka kovid atëherë në repart tjetër. Nëse është virus nuk japim antibiotik, nëse është bakter me gjen rezistence, nuk japim një antibiotik të caktuar, por një tjetër. Automatikisht ka diagnoza të shpejta, dhe kursehen ilaçet. Vetëm nga pasqyra klinike nuk mund të dihet nëse është virus apo bakter. Pasi në mënyrë të panevojshme mund të jepen antibiotikë dhe të zhvillohen lloje rezistente të baktereve dhe së dyti, pse t’i jepet ilaç një pacienti që nuk ka nevojë për të. Antibiotiku nuk duhet dhënë nëse nuk ka infeksion bakterial. Ne e kemi këtë panel në klinikë për 4 vjet. Nuk është i disponueshëm në klinikat e tjera, është i disponueshëm vetëm në laboratorët molekulare private, thotë mjeku Dokiq.

Ai shpjegon se një test i tillë bëhet, për shembull, para se të vendoset nëse do të shtrohet pacientin në spital dhe ku. Pra, bëhet në baza ambulatore, kur nuk është e mundur të dallohet në bazë të pamjes klinike cili është shkaku i simptomave dhe në atë mënyrë identifikohet shkaku i simptomave.

Për momentin nuk ka njoftime, se gjatë periudhës së vjeshtës, në barnatore do të ketë teste të tilla që zbulojnë gripin dhe të ftohtin. Për këtë tashmë ka rekomandime dhe sugjerime nga mjekët. Mjeku Niko Beqarovski nga Klinika e Toksikologjisë u tha autoriteteve shëndetësore që të sigurojnë këto teste të shpejta, me të cilat me vetëm me një tampon do të mund të identifikohet nëse është grip apo kovid.

Me ardhjen e vjeshtës dhe dimrit këtë vit, do të na godasë edhe gripi sezonal. Prandaj, derisa çmimet e testeve nuk janë ende të shtrenjta në bursën botërore, blini menjëherë testet antigjen të kombinuara “Covid/InfluenzaA/B Combo test”, me të cilat do të jemi në gjendje të diagnostikojmë pacientët me Kovid-19 dhe me grip sezonal, edhe relativisht lirë edhe në kohë të shkurtë. Brenda një muaji ndoshta mund të jetë tepër vonë, thotë mjeku Beqarovski.

“Vërtetmatësi” iu drejtua Ministrisë së Shëndetësisë me pyetjen nëse mendojnë të blejnë teste të tilla të shpejta për zbulimin e gripit dhe kovidit në të njëjtën kohë, por nuk morëm përgjigje.

Kontrolli ynë në farmaci tregoi se testet e tilla të shpejta nuk janë të disponueshme në vend, të cilat zbulojnë njëkohësisht gripin dhe ftohjet. Por, ka teste të shpejta për zbulimin e kovidit. Megjithatë, në laboratoritë private dhe në Klinikën për Pulmologji, është e mundur të zbulohet me një tampon të vetëm nëse është kovid apo grip, siç rekomandohet nga Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Projektit për përballim të shpejtë të dezinformatave rreth vaksinimit, të zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Ky artikull fillimisht është botuar në Vërtetmatës, ndërsa është mundësuar me mbështetjen e Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Marshall Gjerman të SHBA-ve (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorfozis, FBD-së ose bashkëpunëtorëve të tyre.


 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.