Gostivari me shtigje për biçikleta në shëtitoren e Vardarit

Фото: Општина Гостивар

Premtimi: Do të investohet do në ndërtimin e shtigjeve të biçikletave në shëtitoren e lumit Vardar

 

  [Burim: Debati për zgjedhjet lokale 2017 “Jeta në Maqedoni”; Data:tetor 2017 ]

ARSYETIM:

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, gjatë fushatës për zgjedhjet lokale (tetor 2017), në debatin parazgjedhor të “BIRN” Kosovë dhe “Portalb”, premtoi të investim në ndërtimin e shtigjeve të biçikletave në shëtitoren e lumit Vardar në Gostivar. Ky premtim elektoral i Taravarit është përmbushur.

Më 19 gusht 2020, në profilin e tij në Facebook, kryetari i Gostivarit, Taravari, publikoi një postim me fotografi të punimeve për ndërtimin e shtigjeve të biçikletave dhe këmbësorëve, në të cilin thuhet:

Tani e tutje Gostivari do të ketë shtigje të shënuara për këmbësorë dhe biçikleta.

Më 20 shtator 2020, Taravari njoftoi në profilin e tij në Facebook për shtigjet e përfunduara të biçikletave, brenda njoftimit u shfaqën disa fotografi, nga të cilat mund të shihni shtigjet e reja të biçikletave të shënuara përgjatë lumit Vardar në Gostivar.

 Gjithashtu, në Raportin javor të Komunës së Gostivarit (07.09.2020 – 13.09.2020) publikuar më 13 shtator 2020, mund të lexoni informacionin se ndër aktivitetet e realizuara të javës është ndërtimi i mbi një kilometër shtigje të reja biçikletash (pika numër 10 në këtë Rapor).

Në një intervistë për TV Koha më 22 shtator të vitit të kaluar, Taravari tha se shtigjet e biçikletave përgjatë lumit Vardar tashmë janë përfunduar dhe ky trend do të vazhdojë në të gjithë Gostivarin:

Të gjitha sugjerimet për shtigjet e biçikletave nuk janë dhënë nga unë, sepse unë jam një neurolog, por nga ekspertët. Nuk bëhet fjalë për shtigje biçikletash vetëm përgjatë lumit Vardar, por tani në Gostivar po ndërtohet kilometri i parë i shtigjeve të biçikletave, dhe do të vazhdojë kilometri i dytë, i tretë, i katërt. Për të pasur ajër më të pastër, ne si Komunë, pa mbështetjen e qeverisë qendrore, subvencionojmë blerjen e biçikletave, në mënyrë që të motivojmë qytetarët për transport mos të përdorin vetura, por biçikleta.

Më 3 qershor, këtë vit me rastin e Ditës Botërore të Biçikletës, Travari njoftoi në Facebook se janë ndërtuar mbi 5.000 metra shtigje biçikletash në Komunën e Gostivarit.

Duke pasur parasysh këto argumente, premtimin e kryetarit të Komunës së Gostivarit, për ndërtimin e shtigjeve të biçikletave në kalatën e Vardarit, e vlerësojmë si të përmbushur.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Drilon Saliu

 

Ky artikull është përgatitur në kuadër të projektit Kontrolli i fakteve për progresin e Maqedonisë së Veriut drejt BE -së, i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Artikulli, i botuar fillimisht në Vërtetmatës, është mundësuar nga mbështetja e fondacionit jofitimprurës amerikan NED (National Endowment for Democracy). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorphosis, NED ose bashkëpunëtorëve të tyre


 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.