Gjykata dhe faktet vendosin për drejtësinë dhe padrejtësinë, jo Mickoski

H. Mickoski. Foto: VMRO-DPMNE, ueb-faqja

Është e vërtetë që në periudhën e fushatës politike përdoren të gjithë armët verbale nga elita politike, edhe ajo që është e vërtetë, gjysmë e vërtetë, edhe manipulimi ose tëpavërteta. Qëllimi është që të merren pikë, një votues më shumë. Kështu që edhe Mickoski u shërbye me qëndrime për ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017 për të fituar pikë politike në formë të manipulimit dhe të ciliat i vlerësojmë si të pavërteta. 

 

Lideri i opozitës, Hristijan Mickoski, duke ju drejtuar opinionit me një video material tha të pavërtetën në vazhdim:

– Është e padrejtë përderisa prindërit e patriotëve vuajnë 211 vite burg për rastin e 27 prillit 

-Është e padrejtë kur djali i Çentos, sikurse edhe tre fëmijët e Angellov dhe të tjerë të arrestuar do të duhet 15 vite të rriten pa prindërit e tyre, përderisa kjo Qeveri më herët amnistoi mbi 1000 kriminelë të gjykuar

[Burimi: VMRO-DPMNE – Adresimi me video i H.M. – data: 19.03.2019]

 

ARSYETIMI:

Është e vërtetë se në periudhën e fushatës politike përdoren të gjithë armët verbale nga elita politike, edhe ajo që është e vërtetë, gjysmë e vërtetë, edhe manipulimi ose të pavërteta. Qëllimi është që të merren pikë, një votues më shumë. Kështu që edhe Mickoski u shërbye me qëndrime për ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017 që të fitohen pikë politike, duke u shërbyer me manipulime të cilat i vlerësojmë si të pavërteta. 

Manipulimi shihet dhe përgjithësisht segmentohet në fjalitë që i shpreh Mickoski, të cilat i theksuam më lartë.

Përgjithësisht, që të jepe ndonjë vlerësim nëse ndonjë akuzë është e drejtë ose e padrejtë, duhet të dihen të gjithë detajet e ngjarjes, por akoma është më e rëndësishme të gjithë detajet e procesit gjyqësor përmes të cilit arrihet në përfundim nëse është kryer ose jo një vepër, sipas rregullave të fuqi, në këtë rast sipas Kodit Penal. Po ashtu, vlen edhe për vlerësimin nëse ndonjë dënim është më i lartë ose jo, për të cilën konkretisht arsyetohej para opinionin gjykatësja që morri vendimin dhe caktoi dënimin, Dobrila Kacarska. 

Vlerësimi i përgjithshëm të cilin e jep Mickoski me qëndrimin e tij personal dhe partiak në vazhdimësi: nuk ka gjykim për ngjarjet e 27 prillit, në përjashtim të një deklarate kundër dhunës dhe trazirave, personat që kanë sulmuar aty kanë qenë të ndershëm, qytetarë të shqetësuar dhe patriotë, ato që u akuzuan, dhe tani të gjykuarit nuk janë terrorist, gjë që nuk ka lidhje sipas veprës konkrete për çka janë gjykuar, sepse nuk janë dënuar për terrorizëm, dhe i gjithë procesi është i motivaur dhe i montuar politikisht.

Prej këtij gjeneralizimi, manipulimi vërehet edhe në strukturën e fjalive, duke tentuar që te shikuesi/lexuesi të shkaktojë reagim emocional.

Është e padrejtë përderisa prindërit e patriotëve vuajnë  211 vite burg…

Çdo prind vuan nëse fëmija e tij gjendet në burg në rrethana të caktuara dhe kjo është proces natyror. Por, a është e padrejtë nëse i gjykuarit, në këtë rast akoma nuk është në fuqi, i gjykuari mbi baza të fakteve të nxjerra në një procedurë të gjatë dhe transparente?

E padrejtë është kur djali i Çentos, dhe tre fëmijët e Angellov dhe të tjerët të arrestuar duhet 15 vite të rriten pa prindërit e tyre…

Kuptohet, kjo është traumë për çdo fëmijë të përjetojë arrestimin e prindit të tij dhe të caktohet edhe një dënim shumë i vogël, jo në vite, por nëse përdoret ky argument se diçka është e padrejtë, tërësisht është e pavërtetë dhe manipulim. Asnjë Kod penal, askund në botë nuk i liron persona e ndjekur penalisht nëse janë prindër, edhe pse çdo gjykatë në vendet demokratike, në parim, cakton rrethana lehtësuese lidhur me çështjet familjare.

Manipulimi dhe jo e vërteta shihet edhe në pjesën tjetër të fjalisë:

…përderisa kjo Qeveri më herët amnistoi mbi 1000 kriminel të gjykuar. 

Amnistia e realizuar në janar të vitit 2018, në të cilën u përfshinë mbi 800 persona, u miratua, para së gjithash, për shkak të gjendjes së keqe në burgje. Me këtë të gjykuarit me afat deri në 6 muaj dolën menjëherë, ndërsa të tjerëve dënimi ju ishte lehtësuar për 30%, me përjashtime për të gjykuarit për vrasje, për sulme gjinore dhe të ngjashme. Është e qartë se Mickoski është i pakujdesshëm dhe ngatërron faktet dhe bën dallime mes njerëzve. Në parim, kjo do të thotë se çdo kush që është gjykuar për rastin e 27 prillit nuk është kriminel, dhe çdo kush që është gjykuar, edhe për një grindje në kafe ose për ndonjë aksident në komunikacion me disa pasoja, të themi disa të thyera, që hynë në lëndimet e rënda trupore, është kriminel.

Për shkak të argumenteve të vendosura më lartë një pjesë të deklaratës së Miskokist për sa i përket qëndrimeve për ngjarjet e 27 prillit, e vlerësojmë si të pavërtetë. 

 

BURIME:

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.