Gjuhë urrejtje dhe fjalime provokuese gjatë protestave përpara KSHZ-së

Mbrojtësit "spontan" të fitores së VMRO DPMNE-së para KSHZ-së. Foto: printscreen

Retorika nxitëse e daljeve të Bozhinovskës, Milloshoskit, Dimovskit, Petrovski, Gjorçevit, Amdi Bajramit, në fakt nuk është surprizë e madhe, duke parë faktet se derën për gjuhët janë mbushur me zemërim dhe urrejtje, e hapi para dy javëve lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski. Pikërisht Gruevski nga mitingu i VMRO DPMNE-së në Dellçevë, përshëndeti Zaevin me atë se “Nëse Goce Dellçev do të ishte gjallë, do t’ia dërgonte Qosen!”. 

 

Shkruan: Olivera Vojnovska

 

Në natën e 15 dhe 16 të dhjetorit në të cilën simpatizuesit e VMRO-DPMNE-së mbrojtën fitoren e partisë qeverisëse para ish ndërtesës së “Nova Makedonia”, në të cilën Komisioni Shtetëror Zgjedhore mbante seancën për ankesat e LSDM-së dhe BESËS, funksionarët e lartë të VMRO-DPMNE-së iu kërcënuan popullit. Ndërsa në skenë u radhitën mbajtësit e fjalës të cilët porositën e se durimit të popullit është duke i ardhur fundi, të mbledhurit “spontanisht” brohorisnin: “Qoseto është gjallë!”.

Populli maqedonas votoi. Sonte ka gjasa që KSHZ të mos pranojë vullnetin e popullit dhe të konfrontohet me zemërimin e popullit. Nuk duam trazira dhe probleme por të na pranohet ajo të cilën e meritojmë. Fitorja me 51 deputet e koalicionit për një Maqedoni më të mirë dhe VMRO-DPMNE. Ka politikanë të cilët shtrembërojnë kurrizin por populli nuk është i tillë. Dy vite ishim në krizë, erdhën deri te zgjedhjet, dolën dhe fituam dhe duam që të na vërtetohet, Duam që KSHZ të na e vërtetojë fitoren, ata janë të paguar dhe punojnë sipas ligjit, ndërsa ai thotë se qytetari i Maqedonisë është sovrani, ndërsa ata me votën e tyre u bazuan te platforma për Maqedoni të zhvilluar dhe stabile. Fitorja është e jona dhe do të mbetet e tillë. Duruam dy vite por nuk do të vazhdojmë që të durojmë. Ne jemi fituesit dhe e arritëm atë me nder dhe nuk do të lejojmë që të na ndalojnë (Antonio Milloshovski). 

 

Prej tyre (KSHZ) varet nëse ky shtet do të jetë normal, qëndrueshme dhe përparues. Të mos shtendosen dhe të mos mendojnë se ky popull ka për të toleruar më. Nuk kemi forcë për tolerancë, por kemi forcë që të respektojmë demokracinë, të respektojmë votën e popullit, nuk ka kthim mbrapa, mbetemi deri në fund (Ilija Dimovski)

Fjalim nxitës kishte edhe kolegu i tyre partiak Filip Petrkovski, i cili, po ashtu, porositi se “durimit i ka ardhur fundi”. Duke folur para simpatizuesve dhe mbështetësve të VMRO DPMNE-së, Petrokovski, i cili është drejtor i Arkivës shtetërore, kërcënoi edhe “ambasadorin”, edhe pse ai nuk e përmend emrin e tij, padyshim se porosia i referohet ambasadorit të SHBA-ve, Xhes Bejlin.

Mos i përgjak raportet e dy shteteve. Ti edhe ashtu je duke u larguar, do të vijë ambasador tjetër i cili do ta respektojë Maqedoninë. Mos na provoko më. (Petrovski)

Duket se të ftohtin e mbrëmjes e tejkaluan me fjalët – “thikat” e Valenetina Bozhinovskës, kryetare e Komisionit për me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze. Helmi i cili doli nga fjalimi i Bozhinovskës  ndikoi mbi masën e mbledhur para zyrës së KSHZ-së:

Të përshëndesë “branitallat”, kjo natë do të jetë nata e thikave, kjo mbrëmje është mbrëmje ose e mendjes ose e çmendurisë së një njeriu. Tradhtarit të fundit maqedonas, Zoran Zaevit…Do të ndodh që një ditë do të themi “vëllezër dhe motra të mblidhemi dhe të nisemi”, të shohim se kë do të kemi mbret, dhe kush është spiuni…(Bozhinovska).

Në protestën para KSHZ-së u paraqit edhe Amdi Bajrami, partneri i koalicionit të VMRO DPMNE-së, i cili tha:

Zaevi shumë shpejtë do të ketë varrimin. Shumë shpejtë do të varroset. Do të përfundojë në kardiologji, dhe të vuaj infarkt pas disa ditëve. Aty do t’i shkojmë në vizitë. Do t’i ndezim qiri edhe në varrim”. (prej minutës 1,40 deri në minutën 2,04 të videos) Të mos mendoj të manovrojë sepse këtu do të qëndrojë garda, garda. Garda është me mua, jam unë në krye me ju, deri në mëngjes do të qëndrojë…(prej minutës 0,00 deri te minuta e 0,21 e videos)

Dhe siç mund të dëgjohet nga videoja, përderisa Bajram i thotë këto fjalë të rënda, turma e mbështete dhe thërrasin:

 „Ashtu është“!

Retorika nxitëse në daljet e Bajramit dhe e funksionarëve të përmendur të partisë qeverisëse, gjegjësisht kjo nuk është edhe një surprizë e madhe, duke pasur parasysh faktet të cilat se dyert për këto gjuhë të cilat rëndojnë me zemërim dhe fjalë të rënda, i hapi lideri i i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski. Pikërisht Gruevski në kampanjën e fundit dërgoi porosi të mbushura me urrejtje dhe kërcënime ndaj kundërshtarit të tij politik. Me 07.12.2016 Gruevski nga mitingu i VMRO DPMNE-së në Dellçevë, kërcënoi kryetarin e LSDM-së Zoran Zaevin se “nëse Goce Dellçev do të ishte gjallë, do t’ia dërgonte Qoseton të përfundojë tregimin e një njeriu të tillë”. Duke rikujtuar mënyrës se i është drejtuar Zaevit në mitingun e LSDM-së, të mbajtur disa ditë më parë, po ashtu në Dellçevë, Gruevski, ashtu siç transmetuan mediumet, atëherë tha:

 Edhe ai erdhi në Dellçevë dhe foli, të çohej Goce Dellëçev, çfarë do të thoshte për ne si qeveri, e cila ndërtoi shumë gjëra, e cila tërhoqi aq shumë investitor, e cila dha aq shumë energji, forcë, ndihmë për bujqit në Maqedoni dhe një mal me gjëra të tjera. Ai gjeti që të citojë Dellçevin. Unë do i them. Të ishte Dellçevi gjallë sot, ai nuk do ta përshëndeste këtë njeri, atij do t’ia dërgonte Qosen që të përfundojë tregimin për një njeri të tillë. (Gruevski)

Pas deklaratës së liderit të LSDM-së se “regjimi i Nikolla Gruevskit nuk duhet të formojë qeveri”, kërcënime deri te ai çoi dhe Vllatko Gjorçev. Në konferencën për shty të mbajtur me 13.12.2016 Gjorçev porositi se fitorja e VMRO DPMNE-së është e pastër e pastër si kristali:

I munduri Zoran Zaev dëshiron që të na e vjedh fitoren, dëshiron që të shumëzojë votat e qytetarëve. Nuk di t’ia lejomë që të vjedh fitoren e qytetarëve. Kemi fitore të pastër, si kristali. Kemi fitore në mandate, fitore në numër të votave, të komunave. Zaev edhe ata rreth tyre duhet të dinës e luajnë me durimin e e njeriut, me zemërimin e njeriut durimtar. Populli tregoi durim, por përderisa dikush dëshiron të vjedh fitoren durimi do të kalojë në zemërim. (Vllatko Gjorçev). 

Kulmi i gjuhës së urrejtjes dhe festimit të fitores së VMRO DPMNE-së në Manastir, kur mësuesja e një shkollë filloreje festoi me një kryq varri me emrin e Zoran Zaev. Përndryshe, sjellja e mësueses Zhaneta Petrovska, ishte gjykuar nga opinioni i përgjithshëm dhe profesional, hasi në Prokurorinë e heshtur, por ajo e cila është më e çuditshme mungesa e reagimit edhe e Inspektoratit Shtetëror Arsimor, sepse vepra ishte kryer jashtë shkollës?!

Drejtoresha e shkollës si dhe Inspektorati Arsimor në Manastir deklaruan se mësuesja nuk do të dënohet nga shkolla, as nga inspektorati, sepse ngjarja ka ndodhur jashtë shkollës, dhe jo në shkollë. 

Një shpërndarje e tillë e urrejtjes dhe nxitja e tensioneve është një lojë e rrezikshme, edhe atë në momentin kur atmosfera politike në vend është mesatarisht e nxehtë, e cila nëse nuk ndërpritet është e mundshme që të eksplodoj dhe të shkaktojë dëm të pariparueshëm.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.