Gjorge Ivanov

 

JETA PRIVATE

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Dr. Gjorge Ivanov ka lindur në Vallandovë me 2 maj të vitit 1960, nga babi Aleksandar dhe nëna Teodora.

Presidenti Ivanov është i martuar dhe ka një djalë.

Në “bombat” e publikuara të opozitës Ivanov nuk ka qenë i përfshirë drejt për së drejti, por vetëm gruaja e tij Maja Ivanov, përmes indikacioneve se e ka keqpërdorur pozitën e saj për konfrontime dhe llogarit personale me koleg.

 

ARSIMIMI

Pas përfundimit të shkollimit të fillor dhe te mesëm në Vallandovë, i ka filluar studimet në drejtësi në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodij” në Shkup.

Gjatë kohës së studimeve, ka filluar me aktivizëm politik në organizata liberale dhe reformuese.

Ka kryer studimet në master në shkencat politike me temë “Shoqëria e civilizuar – kontradiktat e reja në debatin e vjetër”. Në doktoraturën e tij merret me problemin e ndërtimit të demokracisë në shoqëri të ndara, konkretisht duke iu referuar shembullit të Republikës së Maqedonisë.

 

KARRIERA

Në vitin 1988 filloi edhe karrierën e tij shtatë vjeçare si gazetar në Radio Televizionin e Maqedonisë, ku ka përparuar deri në pozicionin e redaktorit në Programin e tretë. Përgjatë karrierës mediatike ka qenë aktiv në përpjekjet për reforma në sistemin politik.

Në studimet politike në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” në Shkup, profesori Gjorge Ivanov ka punuar në paraqitjen e pikëpamjeve të reja shkencore në politik mes studentëve të tij, të cilëve ju ligjëron teori politike dhe filozofi politike. Gjatë kësaj periudhe, ai promovon metoda të reja në ligjërim, duke ndihmuar në hapjen e shoqërisë së re akademike kah universitet perëndimore, duke sjellë literaturë bashkëkohore dhe duke i lidh fakultetet maqedonase me fazat e hershme të zhvillimit të Internetit me bazën e të dhënave botërore. Në vitin 1999 është emëruar si profesor vizitor në programin për Evropën Juglindore në Universitetin e Athinës, Greqi. Është i vetëdijshëm se hapja e Maqedonisë kah Perëndimi do të jetë një proces për të cilin janë të nevojshme mundimet të më shumë gjeneratave, profesor Gjorge Ivanov u bë aktiv në programin TEMPUS të Unionit Evropian për Maqedoninë, duke sjell reforma në programin mësimor dhe në programin e studimeve master në gjuhën angleze. Si profesor ka qëndruar dhe ka mbaj ligjërata në shumë universitete botërore dhe ka marr pjesë në projektet ndërkombëtare. Ka qenë udhëheqës i studimeve politike dhe prodekan në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” në Shkup.

 

Doktorata nderi

Titullin Doktor nderi në shkenca Ivanovit për herë në dytë në mandatin e tij, ia ndan rektori i Universitetit “Istanbull” në mars të vitit 2011. Në atë rast solemn profesori Gjorge Ivanov mbajti ligjërime me temën: Megapoliset si model udhëheqës në shoqëritë e shekullit 21″. Në tetor të viti 2011 në Bukuresht, Rumani, Presidentit Ivanon iu nda titulli Doktor nderi nga Universiteti i Krishterë “Dimitrie Kantemir”. Titullin e fundit si Doktor nderi presidentit maqedonas ia ndau Universiteti “Haxhi Bektashi Veli”, në Nevshehir, Turqi në prill të vitit 2015. Në tetor të vitit 2013 ka u shpall profesor nderi në Universitetin Jugperëndimor për financa dhe ekonomi në Çengdu, Kinë, ndërsa në shkurt të vitit 2014 mbajti ligjërata dhe u shpall profesor nderi në Universitetin prestigjioz Shtetëror të Moskës “Lomonosov”.

 

KARRIERA POLTIKE

.Me rënien e modelit njëpartiak dhe ekonomisë së dirigjuara në Jugosllavin e atëhershme, aktivizmi i Gjorge Ivanovit ka qenë i drejtuar kah promovimi i pluralizmit politik dhe ekonomisë. Këtë aktivitet e vazhdon edhe në universitetin “Shën Kirili dhe Metodij”, në të cilin filloi me punë në vitin 1995.

 

Pjesë e majës së FSHHM-së

Gjorge Ivanov është ekspert në fushën e shoqërisë civile dhe mes të parëve fut studimin sistematik të kësaj problematike në shoqërinë akademike maqedonase. Ka qenë këshillues në majat e qendrave analitike dhe hulumtuese. Mes tyre edhe Fondacioni i Shoqërisë së Hapur – Maqedoni (FSHHM). Gjorge Ivanov ka qenë anëtar në Këshillin drejtues në Fondacionin FSHHM të Sorosit nga maji i vitit 2002 deri në tetor të vitit 2004. Gjenerata liderësh kanë kaluar nëpër trajnimin e tij për menaxhment politik.

Profesori Ivanov është mes bashkëthemeluesve të revistës së re maqedonase në shkenca politike – “Mendimi politik”. Ai është edhe themelues i asociacionit të parë politikologjisë profesionale në Maqedoninë e pavarur. Ivanov është edhe një prej themeluesve të Institucionit për demokraci, solidaritet dhe shoqëri civile, qendra analitike në Maqedoni e cila ndihmoi që të formohet skena politike maqedonase dhe i cili udhëzoi shumë talent të ri në politik.

 

Ekspert jopartiak i angazhuar nga partia

Edhe pse nuk ka qenë anëtar partiak, profesori Gjorge Ivanov ka qenë aktiv në formimin e programit reformues në partin politike VMRO-DPMNE, e cila edhe e nxori si kandidat presidencial në zgjedhjet e vitit 2009.

Përgjatë mandatit të parë si president, realizoi agjendë diplomatike rekorde përmes 200 takimeve bilaterale me shefat e shteteve. Përmes 150 takimeve janë kryeministra, kryetarë të parlamenteve dhe diplomatëve. Ka realizuar më shumë se 100 vizita zyrtare, punëtorive dhe vizita joformale dhe pjesëmarrje ndërkombëtare. Gjatë kohës së mandatit të tij realizoi më shumë se 430 takime me shtetas të huaj, me përfaqësues të lartë të organizatave ndërkombëtare dhe lider fetar. Ka qenë nikoqir i mbi 40 vizitave zyrtare dhe pune me shefat e shteteve të Republikës së Maqedonisë. Ai ka qenë mbulues i një numri të madh  i ngjarjeve shtetërore dhe ndërkombëtare, ngjarje shkencore dhe sportive. Ka shpërblyer një numër të madh të individëve dhe institucioneve në vend dhe jashtë, pesë prej të cilëve janë shefa aktual dhe të mëparshëm të shteteve.

Në shtator të vitit 2011, presidenti Ivanov ka qenë i shpërblyer me Dekoratën më të lartë nga Jerusalemi “Shën Lazarus”. Në dhjetor të vitit 2013, presidenti Ivanov ka qenë i shpërblyer me Dekoratë nga Shën Gjorgji nga Shtëpia e Habsburg-Lotringen.

Në mars të vitit 2012 në Sallcburg, Presidenti ka qenë i inauguruar si protektor i Akademisë Evropiane në shkenca dhe art. Në dhjetor të vitit 2013, presidenti Ivanov u bë anëtar i Akademisë Botërore të shkencave dhe artit.

Në zgjedhjet presidenciale të mbajtura në prill të vitit 2014, presidenti Ivanov ka qenë i rizgjedhur për mandat të ri pesëvjeçar për të njëjtin funksion. Me atë bëhet edhe presidenti i parë në historinë e Republikës së Maqedonisë që ka fituar dy mandate njëri pas tjetrit.

 

Abolimi i cili e shënoi karrierën e tij

Me 12.02.2016 Presidenti Ivanov morri vendim për abolimin e të gjithë politikanëve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Abolon 56 persona, ndërsa disa prej tyre edhe më shumë herë.

Këtë vendim, sipas Ivanovit, e ka marr për pajtim të qytetarëve dhe zgjedhjen e krizës politike në Maqedoni.

Vendimi për abolim të përgjithshëm të politikanëve Ivanov rrezikoi shumë protesta qytetare, të pakënaqur nga vendimi. Nën presion të opinionit, me 27.05.2016, Ivanov deklaroi se pjesërisht e tërheq abolimin, gjegjësisht për disa të aboluar. Me 06.06.2016, Gjorge Ivanov nga pozicioni i presidentit të Republikës së Maqedonisë tërësisht e tërhoqi ambolimi të cilin e kumtoi me 12.04.2016.

 

Revokimi

Me 13 qershor të vitit 2016, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, deputetët opozitar ngritën procedurë për revokim të Gjorge Ivanovit nga funksioni i presidentit. Opozita e arsyetoji hapi e saj me atë se Ivanov ka shkel disa nene nga Kushtetuta, me aktin e abolimit kolektiv. Me 27 qershor të vitit 2016, në orët e pasdites me 35 vota “pro”, pa të përmbajtur, dhe 47 “kundër” nuk u miratua Propozimi për ngritje të procedurës për vërtetim të përgjegjësisë së Presidentit të Republikës së Maqedonisë.

 

BURIME

Ueb-faqja e presidentit të Republikës së Maqedonisë: Biografia

Deutsche Welle: Edhe Presidenti Ivanov – “sektari” i Fondacionit të Sorosit (26 maj 2016)

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.