Gjorçe Petrov – Komuna me zhvillim ekonomik lokal të dobët

Mitrovski:Gjorçe Petrovi është komunë pa zhvillim ekonomik lokal. Foto: Printskrin

Përndryshe, projektet kapitale në Komunën Gjorçe Petrov nuk janë realizuar, përsëri janë përmbushur premtime të cilat në mënyrë jo të drejtpërdrejtë sjellin zhvillim ekonomik lokal. Ashtu që vlerësimi i Acevskit, se në Komunën Gjorçe Petrov nuk ka kurrfarë zhvillimi ekonomik është i tepruar

Me 10.02.2017 Kostandin Acevski, kryetar i OK LSDM Gjorçe Petrov, duke kritikuar punën e kryetarit të Komunës Gjorçe Petrov, Sokol Mitrovski, mes tjerash, dha deklaratën në vazhdim:

Gjorçe Petrov 12 vite është komuna na kurrfarë zhvillimi ekonomik lokal 

[Burimi – Plusinfo, data: 10.02.2017]

ARSYETIM

Deklarata e kryetarit të OK LSDM Gjorçe Petrov, Kostandin Acevski, se në Komunën Gjorçe Petrov nuk ka kurrfarë zhvillimi ekonomik lokal është shumë kategorike. Edhe pse, projektet kyçe për zhvillim ekonomik në Komunë nuk janë realizuar, janë përmbushur projektet e tjera të premtuara të cilat në mënyrë indirekte kanë sjellë zhvillim lokal ekonomik në Komunë, ashtu që deklaratën e tij e vlerësojmë si gjysmë të vërtetë.

Që të vlerësojmë vërtetësinë e deklaratës, gjegjësisht nëse Komuna Gjorçe Petrov në vitet e kaluara ka pasur zhvillim lokal, do të kontrollojmë statusin e implementimit të disa projekteve kyçe nga programi i VMRO- DPMNE-së për zgjedhjet lokale në vitin 2013 për komunën Gjorçe Petrov, në pjesën zhvillimi ekonomik lokal.

Një prej projekteve kyçe për zhvillim ekonomik lokal është projekti për hapjen e dy zonave industriale, përkrah lumit Lepenec dhe përkrah qarkores në Shkup (faqe 18, afati 2014). Premtimi për realizim të këtij projekti ka qenë lëndë vlerësimi në Vërtetmatës në Korrik të vitit 2016, e njëjta është vlerësuar si e parealizuar. Më saktë, ndërtimi i dy zonave industriale ka qenë me të madhe e paralajmëruar në kampanjën parazgjedhore për zgjedhjet lokale në vitin 2013, por më pas nuk ka të dhëna për aktivitete për realizim të këtij projekti.

Një projekt tjetër i cili ka të bëj me mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe ka peshë në zhvillim ekonomik lokal në Komunën Gjorçe Petrov dhe është kyçur në programin parazgjedhor të Mitrovskit, projekti është për Gazifikimin e Komunës së Gjorçe Petrovit (faqe 17, afati dhjetor 2016). Ky projekt është pjesë e projektit të zgjedhur me dekada në rajonin e Shkupit i cili paralajmërohet në të gjitha zgjedhjet, ndërsa që tani fillom me ndërtimin e rrjetit kryesor, ndërsa për shpërndarjen e rrjetit në Shkup ende kërkohet model i përshtatshëm. Ky projekt po ashtu është i parealizuar.

Një projekt tjetër që është futur në program dhe do të sillte zhvillim ekonomik lokal është projekti për formim dhe funksionim të zyrës për mbështetje të sipërmarrjeve si pjesë e administrimit komunal (faqe 18, mars i vitit 2014). Në ueb faqen e Komunës nuk ka informacione që një trup i tillë administrativ është formuar.

Një projekt tjetër i cili përmendet në programin e kryetarit Sokol Mitrevski, për të cilin nuk ka informacione të disponueshme se është realizuar projekti për lehtësim të politikës për tatim lokal përmes zvogëlimit të taksave komunale të të gjitha kompanive të cilat do të investojnë në komunën Gjorçe Petrov dhe do të hapen 30 vende të reja pune.

Edhe pse, këto projekte nuk janë realizuar në Komunën Gjorçe Petrov, janë plotësuar premtime të tjera të cilat në mënyrë jo të drejtpërdrejtë sjellin zhvillim ekonomik lokal në Komunë. Për shembull, është ndërtuar një rrethrrotullim në bul. “Partizanska”, te Porta Vllae. Në f. Novo Sello është ndërtuat dhe është lëshuar në funksion stacioni i ri i trajtimit të mbeturinave, i dyti për nga madhësia në Maqedoni e cila ka rëndësi jo vetëm për Gjorçe Petrov, por edhe për rajonin më të gjerë, veçanërisht në qytetin e Shkupit. Është përmirësuar infrastruktura lokale (shkolla, kopshte, shtigje, parkingje, linja të kanalizimit dhe ujësjellësit).

Duke pasur parasysh kërë analitë, deklaratën e Acevskit që në Komunë nuk ka asnjë zhvillim ekonomik lokal e vlerësojmë si gjysmë të vërtetë. 

BURIME:

 

Vlerësuar nga: Milena Josifovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.