Gënjeshtra janë pretendimet se në qendrën laboratorike gjeorgjiane bëhen eksperimente të fshehta

Foto: Printscreen

 

Shkruan: Ana Anastasovska 

“Sputnik Serbia” me 28.05.2020 publikoi tekst në të cilin citon Ministrinë për Punë të Jashtme, duke akuzuar Gjeorgjinë se bën eksperimente të fshehta në laboratorin “Richard Lugar”, i cili sipas Rusisë financohet nga SHBA-të, gjegjësisht Pentagoni. Sipas Rusisë, Gjeorgjia në këtë laborator kryen “eksperimente për modifikimin e insekteve si bartës të sëmundjeve të rrezikshme”. 

Edhe përkrah deklaratave se, qeveria në Gjeorgji “financon plotësisht dhe kontrollon” këtë laborator biologjik, si dhe hulumtimet që kryhen në atë, faktet dëshmojnë se me të udhëheq dhe financon ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe strukturat lidhur me të. Këtë e vërtetojnë edhe eksperimentet që kryhen në suaza të këtij objekti biologjik për modifikimin e insekteve si bartës të shumë agjentëve të rrezikshëm biologjik dhe nxitës të infeksioneve, si dhe pajisjen me municion të substancave ose agjentëve infektive, thuhet në komunikatën e faqes së Ministrisë Ruse të cilën e citon Serbski Sputnik (Sputniku Serb). 

Më tej në tekst thuhet se “ministria ruse thekson se Tbilisi tenton që të kthej vëmendjen nga aktivitetet ushtarake-biologjike të shteteve të huaja në suaza të qendrës dhe dëshiron të fshehë aktivitet e Drejtorisë për hulumtime mjekësore të trupave tokësor të SHBA-Gjeorgji që është dislokuar në Gjeorgji.” 

Pohimet e tilla të Ministrisë së Rusisë për Punë të Jashtme, të cituara nga “Serbski Sputnik” (numri i gjuhën serbe i agjencisë shtetërore ruse “Sputnik”) janë dezinformata klasike, dhe për këtë kanë shkruar shumë shërbime për verifikim të fakteve. Më saktë, fushata e Rusisë kundër laboratorit “Richard Lugar” nuk është diçka e re dhe zgjat me vite.

Qendra për hulumtim të shëndetit publik “Richard Lugar” u hap në Gjeorgji në vitin 2011, me mjete të Qeverisë së SHBA-ve në suaza të Programit për bashkëpunim në angazhime biologjike. Qëllimi i qendrës është avancimi i shëndetit publik përmes zbulimit dhe menaxhimit të shfaqjes së sëmundjeve, si dhe ndërtimi i Qendrës u financua nga SHBA-të, objekt i cili tani është në pronësi dhe i menaxhuar nga qeveria gjeorgjiane. Sot, qendra hulumtuese luan rol kyç në luftën e Gjeorgjisë kundër Covid-19. Ky laborator mbështet Qendrën kombëtare gjeorgjiane për kontroll të sëmundjeve dhe shëndetit publik (NCNC) në luftën kundër pandemisë. Ajo ndihmon që të mos përhapet virusi me testimin e qindra personave dhe dhënien e rezultateve për një ditë.

Siç shkruan Shërbimi për verifikim të fakteve të BE-së, qendra “Richard Lugar” është shënjestër e luftës ruse për dezinformata në Gjeorgji në vitet e fundit, kjo qendër është akuzuar rrejshëm se është shfrytëzuar për qëllime politike në SHBA.

Fushata për dezinformata përfshinë edhe gënjeshtra për atë se si në qendër është eksperimentuar ndaj njerëzve ose kanë shpërndarë virus të rrezikshëm. Disa pretendime të rrejshme janë hulumtuar dhe dëshmuar si të gabuara prej shumë fakteve të verifikuara, përfshirë edhe BBC-nëshkruar shërbimi për verifikim të fakteve në BE.

videon e publikuar me 12.11.2018, BBC thekson se hetimi i tyre ka zbuluar se mediumet ruse dhe përfaqësuesit zyrtare kanë thënë pretendime të rrejshme për laboratorin e financuar nga SHBA në Gjeorgjinë fqinje.

 Ministria ruse për Punë të Jashtme, Ministri i Mbrojtjes dhe mediumet pro Kremlin-it tashmë shumë kohë pretenduan se barna të pa hulumtuar u janë dhënë qytetarëve gjeorgjian në laborator, gjë që ka rezultuar me një numër të madh të rasteve të vdekjes. SHBA akuzoi Rusinë për dezinformata me qëllim që të tërheq vëmendjen nga incidenti i helmimit në Salsiberi, publikoi BBC. 

Gazetarët e BBC-së kanë filluar të hulumtojnë pretendime e tilla të Rusisë.

“Të gjithë informacione për ato eksperimente janë bazuar në një numër të madh dokumentesh. Ata i publikoi ministri për Siguri shtetërore Igor Gjorgadse”, shkruan gazetari i BBC-së, Steve Rosenberg. 

Për shembull, mes dokumenteve ka edhe një raport të kompanisë farmaceutike amerikane. Për Gjorgadse është dokument i mjaftueshëm se në Gjeorgji janë kryer eksperimente joligjore mbi njerëz dhe u janë dhënë barna të pa miratuara. Sipas dokumentit, 30 banor të Gjeorgjisë në vitin 2015 kanë vdekur pasi janë shëruar nga Hepatiti C. 27 kanë vdekur të njëjtën ditë, Gjorgadse e lidh këtë me ekzistimin e laboratorit amerikan në Tbilisi, kryeqytetin e Gjeorgjisë, shprehet Rosenberg. 

Gazetari i BBC-së ka biseduar edhe me Gjorgji Katelishvili, person i cili në atë kohë ka punuar në ministrinë e shëndetësisë në Gjeorgji dhe emri i të cilit gjendet në dokument. Katelishvili pretendon se bëhet fjalë për dokumente autentike, por ato nuk kanë të bëjnë me eksperimentet mbi njerëz. Dokumentet në fjalë janë projekt i eliminimit të paraqitjes së hepatit C në Gjeorgji, ndërsa për atë projekt është njoftuar e gjithë bota.

Për fushatën e përforcuar të Rusisë kundër qendrës laboratorike gjeorgjiane “Richard Lugar” gjatë kohës së pandemisë me virusin korona, së fundmi në ueb-faqen për verifikim të fakteve shkroi edhe Poligraf.info:

Mediumet shtetërore ruse dhe mediumet e tjera pro Kremlin-it zhvilluan teorinë e konspiracionit në të cilin është përfshirë Qendra Kombëtare për kontroll të sëmundjeve dhe shëndetit publik (të njohur si laboratori Lugar, si emëruar sipas kongresistit amerikan Richard Lugar), në Tbilisi, Gjeorgji. Ata vazhdimisht akuzojnë laboratorin për përhapjen e epidemiës dhe zbatimin e eksperimenteve ilegale mbi njerëzit, shkruan Poligraf.info. 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.