Gara presidenciale e Vllatko Gjorçev – politikani i cili nuk dëshiron të humb as në basketboll
Vllatko Gjorçev ka kilometrazhë të gjatë në politikë edhe pse mund të mos ketë pajtime me disa prej qëndrimeve të tij, retorikën e tij, por edhe me teatralitetin me të cilin i karakterizon daljet e tij, ai përsëri, është një prej të paktëve nga kuadri i VMRO-DPMNE-së që pas shpine nuk ka bagazh kriminal, po ashtu, nuk mund t’i ngjiten etiketime se është anti-evropian. Përsëri opinioni i tërheq vërejtjen se asnjëherë nuk guxoi të distancohet, ose të mbrohet nga politikat e dëmshme të liderit të tij të mëparshëm Nikolla Gruevski
Vllatko Gjorçev ka kilometrazhë të gjatë në politikë edhe pse mund të ekzistojnë mospajtime me disa prej qëndrimeve të tij, retorikën e tij, por edhe me teatralitetin me të cilin i karakterizon daljet e tij, ai përsëri, është një prej të paktëve nga kuadri i VMRO-DPMNE-së që pas shpine nuk ka bagazh kriminal, po ashtu, nuk mund t’i ngjiten etiketime se është anti-evropian. Përsëri opinioni i tërheq vërejtjen se asnjëherë nuk guxoi të distancohet, ose të mbrohet nga politikat e dëmshme të liderit të tij të mëparshëm Nikolla Gruevski
Shkruan: Olivera Vojnovska
Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Vllatko Gjorçev, është i pari i cili publikisht guxoi të shpreh ambiciet e tij që të hyjë në garë për zgjedhjen e presidentit të shtetit. Ai që pra një jave (23.01.2019), publikoi se është paraqitur në konkursin e VMRO-DPMNE-së si kandidat presidencial i cili zgjasin deri me 31 janar.
Gjorçev është politikolog i diplomuar, i cili në gusht të vitit të kaluar mbushi 40 vite dhe me at formalisht përmbushi kushtin kushtetues që të mund të kandidohet si president i shtetit. Është martuar edhe me Suzana Pitri, amerikane nga Ohajo dhe kanë katër fëmijë: Marta (8), Filip (6), Nikolla (5) dhe Katerina (2).
Edhe pse është i ri, ka një stazh të gjatë prej më shumë se 20 vjet. Anëtar i VMRO-DPMNE-së është që prej vitit 1996. Opinioni i gjerë për herë të parë për Gjorçevin dëgjoi në fillim të vitit 1997 gjatë kohës së protestave studentore të shkollave të mesme kundër përdorimit të gjuhës shqipe në Akademinë Pedagogjike në Shkup. Diku ka ajo periudhë ka filluar edhe hyrja e tij në politikë, së pari nëpërmjet strukturës së partisë amë VMRO-DPMNE, dhe më pas edhe si zëdhënës partiak (2001-2004). Prej vitit 1997 është anëtar i Komisionit për punë të jashtme të VMRO-DPMNE-së. Në atë kohë bëhet edhe bashkëpunëtor i ish presidentit të mëparshëm Boris Trajkovski, në fushatën zgjedhore presidenciale të vitit 1999 Gjorçev ka qenë asistent i tij personal, Prej vitit 2004 Gjorçev është anëtari i KZH -së të VMRO-DPMNE-së, për një periudhë e ka kryer edhe funksionin si sekretar ndërkombëtar i VMRO-DPMNE.
BESNIK NDAJ TË GJITHË LIDERËVE TË VMRO-DPMNE-SË, POR PA BAGAZH KRIMINAL
Gjorçev tashmë 13 vite është deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, pjesëmarrës është edhe në pesë përbërje kuvendare. Për herë të parë është zgjedhur deputet në zgjedhjet e vitit 2006, për t’u ndjekur më pas edhe me katër mandate të tjera në vitin 2008, 2011, 2014 dhe 2016 (periudha kur Maqedonia hyri në spiralen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare). Gjorçev në të gjithë zgjedhjet e vitit 2006 dhe më tej është bartës i listës kandiduese në njësinë e tretë ose njësinë e gjashtë zgjedhor dhe ka merita për fitoret zgjedhore të VMRO-DPMNE-së. Përsëri, përveç mandatit të deputetit, nuk ka pasur funksione të tjera përgjatë qeverisjes prej një dekade të VMRO-DPMNE-së dhe nuk ka qenë pjesë as edhe një qeveria të udhëhequr nga Nikolla Gruevski.
Gjithë këto vite Gjorçev ka qenë mbrojtës i zellshëm i politikave të VMRO-DPMNE-së. Qëndrimet e tij çdo herë kanë qenë në linjën e përgjithshme të partisë politike pavarësisht se kush ka qëndruar në timonin partiak. Ai me të njëjtën energji të njohur i ka përfaqësuar të gjithë qëndrimet partiake si zëdhënës në kohën e Ljubço Georgievki, si deputet në Kuvend gjatë kohës 11 vjeçare të qeverisjes së Gruevskit, ndërsa i mbeti besnik edhe udhëheqësisë së re të Hristiajn Mickoski, dhe për një periudhë të shkurtër ka qenë kryes detyre koordinator i grupit të deputetëve.
Vllatko Gjorçev ka kilometrazhë të gjatë në politikë edhe pse mund të mos ketë pajtime me disa prej qëndrimeve të tij, retorikën e tij, por edhe me teatralitetin me të cilin i karakterizon daljet e tij, ai përsëri, është një prej të paktëve nga kuadri i VMRO-DPMNE-së që pas shpine nuk ka bagazh kriminal, po ashtu, nuk mund t’i ngjiten etiketime se është anti-evropian.
Përsëri opinioni i tërheq vërejtjen se asnjëherë nuk guxoi të distancohet, ose të mbrohet nga politikat e dëmshme të liderit të tij të mëparshëm Nikolla Gruevski. Për çka, e kritikojnë dhe rivalët e tij politik, socialdemokratët, të cilët e sfiduan pikërisht për shkak se “për më tepër se 20 vite është pjesë e VMRO-DPMNE-së, dhe hesht për të gjithë politikat kriminale dhe dështuese të partisë së tij”.
ME TRUP MBROJTI DEPUTETËT E SULMUAR
Por, po ashtu, duhet të thuhet se Gjorçev luajti rol kryesisht pozitiv gjatë kohës së incidentit të përgjakur kuvendar të 27 prillit të vitit 2017, kur me alturizëm dhe me trup mbrojti kolegët deputetë të sulmuar dhe ndihmoi në shpëtimin e tyre dhe nxjerrjen nga Kuvendi. Për aktin e tij në Parlament morri falënderim publik prej deputetëve të LSDM-së dhe BDI-së. Socialdemokrati Hari Llokvenec në njërën prej seancave të gjykimit lidhur me këtë ngjarje dëshmoi se “Gjorçev është sjell sikur ndaj fëmijëve të vet, duke tentuar të mbrojë të gjithë të rrezikuarit”.
Ajo çka pash në sytë e tij nuk mund të aktrohet, e ka bërë me gjithë zemër, tha Lekvenec para gjykatës.
NUK DËSHIRON TË HUMB EDHE NË BASKETBOLL
Me 23 janar, Gjorçev, në konferencë për shtyp në Kuvend në të cilën bëri publike edhe kandidaturën e tij për president të ri në Maqedoni, konkurrentët politik i porositi:
Nuk pranojë humbje, në të gjithë 5 ciklet zgjedhore, në të cilat kam qenë bartës, çdo herë kam fituar. Kam të gjithë rekordet në fitore. Në natën e 21 prillit në ora 12 gjysmë do të numërojmë ku kemi fituar.
Gjorçev, është i vetëdijshëm se zgjedhjet nuk mund t’i fitojë pa mbështetjen e elektoratit shqiptar, në këtë rast porosi ju dërgoi edhe shqiptarëve:
Dora është dhënë, jetojmë bashkë, së bashku të ndihmohemi për një jetë më të mirë.
Në bisedë për “Gazetën e pavarur” Gjorçev tha: “Nuk dua të humb as në basketboll në lagje, lërë më në zgjedhjet presidenciale”.
Për atë nëse Vllatko Gjorçev, i cili në vitet e fundi ndërton profilin e politikanët më konservativ, i cili mbahet për traditat, religjionin dhe vlerat familjare, ai do të hyjë në garën presidenciale të njoftuar me 21 prill, fjalën e fundit do ta thonë 550 delegatë të konventës së 16 shkurtit në Strugë me votim të fshehtë.
Përsëri, në opinion rëndon opinioni nëse gjatë zgjedhjes së kandidatit për kryetar shteti vendimtarë do të jetë mendimi i liderit partiak, Hristijan Mickoski, edhe pse ai deri më tani në të gjithë ngjarjet publike dëshiron të lë përshtypjen se është neutral në këtë çështje. Mickoski edhe në intervistën e tij të fundit në televizionin kombëtar, nuk deshi të mbaj anë dhe dërgoi fjalë të mira për dy kandidat potencial të VMRO-DPMNE-së të cilët përmenden (Gjorçev dhe profesoresha Gordana Silljanovska). Gjatë kësaj, Gjorçev-in e krahasoi me futbollistin italian Fraçesko Toti:
Vllatko Gjorçev është Toti në VMRO-DPMNE. Rrjedh nga UFR, deri te të moshuarit. Paraqet vlerë shtesë në parti, luftëtar i padiskutueshëm, besnik. Mund të them çdo gjë të mirë për të… tha Mickoski.
Në ndërkohë, Gjorçev, morri mbështetjen e më shumë personave të eksponuar të VMRO-DPMNE-së si deputeti Antonio Milloshoski, ish deputeti dhe ambasadori në Kinë dhe në Maltë, Oliver Shambevski, të ish-deputeti Aleksandar Spasenovski, por edhe të familjes së ish kryetarit të Kuvendit, Ljubisha Georgievski, si edhe të vëllait binjak të Boris Trajkovskit, Mojsej.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari