“Gabova, nuk u vaksinova tani luftoj me jetën” shprehet një i infektuar! Kur është “shumë vonë” marrja e vaksinës kundër Kovid-19?

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

“Unë gabova shumë, nuk u vaksinova, tani jam në gjendje të vështirë në spital” tha në “Fejsbuk” një nga të infektuarit me Kovid-19 në ShBA, i cili, më herët kishte refuzuar të vaksinohet. Portalb.mk bisedoi me kimistin Egzon Ademi për atë se kur është shumë vonë të merret vaksina kundër Kovid-19 si dhe kur një person mund të konsiderohet i vaksinuar?, shkruan Portalb.mk.

Një prind i pavaksinuar ka regjistruar veten nga spitali: Unë gabova që nuk u vaksinova, jam penduar shumë, ju lutem vaksinohuni. Me vështirësi në frymëmarrje dhe terapia me oksigjen, babai Travis Campbell është munduar që të përçojë një mesazh përmes një video incizimi në Fejsbuk të tregojë eksperiencën e tij në luftën me Kovid-19 në Virginia Hospital.

Ai është penduar shumë që nuk është vaksinuar. Meqenëse gjendja e tij aktualisht nuk duket mirë, ai konsideroi se duhet të dërgojë një mesazh, në rast se vdes dhe nuk arrin ti thotë këto fjalë.

“Unë gabova shumë, njerëz” tha ai duke folur me vështirësi për shkak të terapisë me oksigjen, në një video të publikuar në “Fejsbuk” të mërkurën. “Unë nuk u vaksinova… Unë gabova, e pranoj.” Shtoi ai.

Cila është arsyeja që ai nuk është vaksinuar

Në dy intervista për CNN nga shtrati i spitalit, Campbell dhe bashkëshortja e tij, Kellie, treguan se si virusi korona ka ndikuar te familja e tyre gjatë kësaj vere – dhe pse vendosën që të mos vaksinohen.

Virginia, si edhe pjesa tjetër e ShBA-së, ka pasur rritje të numrave të të infektuarve për shkak të variantit Delta, i cili tashmë është dominant në këtë shtet.

Kellie Cmpbell dhe fëmijët e saj u infektuan me virusin korona – dhe të gjithë përveç njërit patën simptome, edhe atë, koll, ethe dhe marramendje.

“Ne të gjithë po shërohemi” Kellie i tha CNN. “Ne nuk kishin simptome të rënda si Travis”.

Në pyetjen se pse familja e tyre nuk u vaksinua, ata u përgjigjën kështu:

“Në fillim të vitit 2020, ekipi i basketbollit të vajzës time, të gjithë u sëmurën. Ata i kishin simptomet e njëjta si të Kovid-19. Andaj, kur virusi korona u shfaq, ne të gjithë menduam se e kishim kaluar vese sëmundjen” shtoi ajo.

Ata nuk e kanë konfirmuar në qoftë se e kanë kaluar apo jo virusin në vitin 2020. Sidoqoftë, Qendra për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve rekomandon që njerëzit të vaksinohen pa marrë parasysh a e kanë kaluar apo jo virusin.

Foto: CNN
Foto: CNN

Javën e kaluar, CDC-ja publikoi një studim i cili tregoi se personat të cilët ishin infektuar me Kovid-19 në vitin 2020 dhe nuk janë vaksinuar, janë dyfish më të rrezikuar për tu reinfektuar me virusin korona, krahasuar me ata të cilët e kishin kaluar virusin, por edhe kanë qenë të vaksinuar me dy doza”

Ai është penduar shumë – apelon te të gjithë të vaksinohen.

“Nuk mund të marr frrymë. Po fundosem. Ndjehem si një peshk jashtë ujit” tha Campbell nga shtrati i spitalit.

“Ishte faji im”, shtoi ai. “Është dashur të marr fëmijët, gruan dhe të ishim vaksinuar në kohë. Tash po paguaj çmimin e mos vaksinimit”

“Dua të ju them  të gjithëve. Nnë qoftë se mundeni, dua që të mendoheni mirë se çfarë do të thotë jeta për ju. Edhe shkoni vaksinohuni, ju lutem, ju lutem” shtoi Campbell.

Cila është mbrojtja që ofron vetëm doza e parë e vaksinës?

Kimisti Egzon Ademi potencoi për Portalb.mk se me shfaqjen e mutacioneve të reja të virusit korona, mbrojtja nga doza e parë e vaksinës ka pësuar ulje, sipas tij, pas dozës së parë të vaksinës një person mund të konsiderohet i mbrojtur vetëm 30%.

“Mbrojtja qe ofrojnë vaksinat varen nga ecuria qe pëson virusi, respektivisht mutacionet e tij. Me kalimin e kohës çdo virus ndryshon, sa me shume njerëz qe infekton. Kështu ne variantet fillestare te SARS-CoV-2 vaksinat me efikase, ato me mARN (Pfizer/BioNTech dhe Moderna) ofronin mbrojtje rreth 51%  pas dozës se pare apo 11-14 dite pas vaksinimit me 1-doze, por tani me evulimin e virusit dhe paraqitjen e varianteve te reja si varianti Delta me mutacione qe kane afinitet për ti ikur imunitetit paraprak dhe vaksinave kjo mbrojtje është ulur ndjeshëm. Public Health England ne raportin zyrtar ka treguar se Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca me vetem 1-doze janë vetëm 30% efektive ndaj variantit Delta, te pamjaftueshme, prandaj patjetër sugjerohet te mos lehet doza-2 e vaksinave” tha Egzon Ademi, kimist.

Ademi thotë se vaksinimi “i plotë” zgjat rreth 5 javë, ja kur mund të konsideroheni të mbrojtur

Sipas tij, asnjë vaksinë nuk mbron 100% nga virusi korona, megjithatë, konsideron se mbrojtja është e mjaftueshme vetëm 2 javë pas marrjes së dozës së dytë ndërsa vaksinimin vetëm me një dozë e konsideron si pirjen e një ilaçi me gjysmë luge.

“Vaksinat janë me 2-doza (përveç JohnsonJohnson) dhe për tu quajtur jo vetëm i mbrojtur, por i vaksinuar i plote është 2 javë pas dozës-2. Vaksinimi është proces qe zgjat rreth 5 jave për një njeri sepse piku i antikorpeve është rreth 14-dite pas dozës-2 dhe gjate gjithë asaj periudhe njeriu duhet të ketë më shumë kujdes mos infektohet. Asnjë vaksine nuk të mbron 100%, sepse nuk ka ne Botë as ilaç te tille. Tani me variantin Delta vaksinat më efikase ato me mARN kane efektivitet 88% me 2-doza, kurse AstraZeneca 67%. Prandaj duhet patjetër te merren te dyja dozat se përndryshe është sikur te pihet një ilaç por gjysmë luge, nuk garantojnë as vetë zbuluesit mbrojtje nëse nuk kompletohet vaksinimi” theksoi Egzon Ademi për Portalb.mk.

Kur është shumë vonë?

Egzon Ademi potencoi se shumë pacientë në shtetet perëndimore kërkojnë të marrin vaksinën kundër Kovid-19 pasi janë intubuar si pasojë e infektimit, kjo sipas tij është shumë vonë, ai shtoi se të merret vaksina pas infektimit apo hospitalizimit është vonë dhe apeloi te njerëzit që të vaksinohen në momentin e parë që ju vjen mundësia.

“I’m sorry, but it’s too late” eshte fjalia me e famshme e mjekeve ne disa shtete perëndimore në repartet kovid qe ju kanë thëne pacientëve te cilët kane kërkuar vaksina përpara se te intubohen. Pra kur infektohesh, hospitalizohesh atëherë është vone. Vaksina bëhet para. Unë konsideroj se është vonë edhe kur ka vaksina si te ne, bëhet vaksina pa termin dhe pa pritje dhe neglizhohet nga njerëzit pa arsyetim. Ne Bote janë bere mbi 4.3 miliard doza, dhe ka vende ne Afrike qe lusin për donacione vaksinash me mjaj, prandaj aty ku ka duhet njerëzit ta marrin seriozisht sepse përndryshe pandemia nuk përfundon, vine valë  tjera dhe aktualisht kjo është fakt në rrethinën e Pollogut ku shkalla e vaksinimit është 20% dhe është rajoni qe ka një valë të katërt për shkak te pakujdesisë dhe mos vaksinimit. Kjo është një vonesë në vaksinim por nuk është kurrë tepër vone për të mbrojtur veten dhe te tjerët. Vaksinimi dhe respektimi i masave funksionojnë vetëm kur gjithë komuniteti është i vaksinuar sepse për ndryshe edhe ato qe mbrohen vendosen ne rrezik nga te pavaksinuarit apo ato qe nuk respektojnë masat.” Shtoi Egzon Ademi për Portalb.mk.

Sa antitrupa mjaftojnë që të jesh imunizuar?

Pas shërimit nga infektimi me virusin korona apo pas vaksinimit krijohen tek njeriu antitrupa kundër proteinës Spike. SARS-CoV-2 e përdor këtë proteinë për t’u vendosur tek qelizat dhe për të depërtuar në to. Nga proteina Spike antitrupat mund ta dallojnë virusin, të fiksohen aty dhe ta bëjnë kështu të “kuptueshëm” për qelizat e sistemit imunitar.

Tek vaksinat e tipit ARNm, si BioNTech/Pfizer studiuesit ishin të mendimit, se të vaksinuarit janë të mbrojtur mbi 90% nga virusi, por pas variantit Delta, më infektues, kjo mbrojtje është më e ulët dhe virusi ia del t’i infektojë njerëzit që kanë marrë vetëm vaksinën e parë. Imunologu, Carsten Watzl nga Instituti Leibniz i Universitetit Teknik të Dortmundit vlerëson, se efektiviteti i vaksinës BioNTech bie në 88%, kurse ai i vaksinave vektor si AstraZeneca nga 66% bie në 60%. Të dhëna nga Izraeli madje flasin për një mbrojtje vetëm 64% me vaksinën BioNTech/Pfizer. Ministria e Shëndetësisë mendon për një vaksinim të tretë.

Varianti Delta po i vë studiuesit para sfidave të mëdha. Deri më tani shumica prej nesh në rastin më të mirë pas dy vaksinimevejanë të imunizuar ndaj varianteve të njohura të virusit. Por kjo nuk i përfshin të gjithë të vaksinuarit, thotë imunologu Carsten Watzl. “Vetëm vaksina nuk të garanton që je i imunizuar. Vendimtare është që trupi ynë të ketë krijuar mbrojtjen e duhur. Por këtë nuk mund ta masim mjaft saktë ende deri më tani.”

Ndryshe qëndron puna me vaksinën kundër tetanozit. Nëse nuk e dimë, nëse kemi mbrojtje të mjaftueshme, atëherë mund ta masim këtë me prova në laborator. Nëse numri i antitrupave qëndron mbi një vlerë të caktuar, atëherë personi është i imunizuar kundër virusit, nëse vlera është e ulët, mjeku mund të rekomandojë përsëritjen e vaksinës.

“Në lidhje me Coronën nuk e kemi arritur ende këtë stad. Ne nuk e dimë saktë, se çfarë duhet të masim, me qëllim që të përcaktojmë vërtet, nëse dikush është imunizuar apo jo. Antitrupat neutralizues luajnë me shumë gjasë një rol vendimtar, sepse “e lidhin” virusin, që të mos infektojë qeliza të tjera. Por se sa i lartë duhet të jetë numri i antitrupave është ende e paqartë”, shprehet eksperti Watzl.

Korona Virus, foto: Mufid Majnun, Unsplash.

Roli i qelizave limfocite T

Jo vetëm antitrupat kanë rëndësi në luftimin e një infektimi. Nëse virusi ka depërtuar trupin, antitrupat nuk mund ta arrijnë më, sepse nuk mbërrijnë dot në qeliza. Virusi shtohet. “Për të luftuar virusin, sistemi ynë imunitar ka qelizat limfocite T. Ato janë në gjendje të identifikojnë dhe eliminojnë qelizat e infektuara. Pra ne sakrifikojmë disa qeliza të infektuara të trupit tonë, që të mos lejojmë virusin që të shumohet”, shpjegon Carsten Watzl. Këto mund të maten të dyja, por praktikisht është e vështirë të identifikohet numri i qelizave T. Ky test është i vështirë, por i vlefshëm. “Vetëm antitrupat nuk të thonë patjetër diçka se sa i mbrojtur je. Mund të ndodhë që kam shumë pak antitrupa, e të infektohem me virusin, por përgjigja e qelizave T është aq e fortë, saqë nuk sëmurem rëndë.”

Ka teste të ndryshme që masin antitrupat kundër Coronës. Laboratorët normalisht kanë standard të qartë, që arrin nga një vlerë minimale tek ajo maksimale. Mjeku mund të dallojë, nëse vlerat janë në intervalin e lejuar, por tek Corona kjo nuk është përcaktuar saktë. Vetëm mund të thuhet me përafërsi. Vlerat e matura lëvizin nga më pak se një qind në disa mijëra antitrupa. “Nëse jam në çerekun e sipërm apo në gjysmën e sipërme, me gjasë kam një mbrojtje të mirë imunitare. Por vlerën e saktë për këtë nuk mund ta them.”

Po ashtu nuk është e qartë, se sa shpejt bie një nivel i antitrupave, dihet vetëm se me kohë ai bie. “Kjo bëhet me dy faza. Po të shohësh vlerat menjëherë pas vaksinimit, ke nivelin më të latë të antitrupave. Në muajt e parë pas vaksinimit, kjo vlerë bie shpejt. Po në një moment të caktuar e gjitha ndodh stabilizimi rreth një vlere të caktuar dhe ajo vazhdon të bjerë me ngadalë, këtë e njohim nga vaksinat e tjera dhe duket se është kështu edhe me vaksinën e Coronës”, thotë eksperti, por ende nuk është provuar personalisht nga ana shkencore.

Më shumë më mirë

Ka njerëz që janë vaksinuar dy herë, dhe nuk kanë ose kanë shumë pak antitrupa kundër virusit Corona. Këta persona nuk janë të mbrojtur nga virusi, me shumë gjasë, paralajmëron Watzl. Ka shumë faktorë që çojnë në një nivel të ulët të antitrupave. Mosha është një prej tyre, por edhe një sistem i dobësuar imunitar që nuk funksionon si tek të shëndetshmit dhe nuk mbrohet dot si duhet nga “sulmet” nga jashtë. Shpesh duhet dhënë një vaksinë e tretë, që trupi të fillojë të krijojë antitrupa. Konkluzioni i ekspertit, Carsten Watzl deri tani: Më shumë ndihmon më shumë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.