Fyerjet nuk janë ilaç për koronavirusin

[Recension Ky g.m.r i pasur ka infektuar në Karposh]

Kodi i gazetarëve në nenin 13 përcakton në mënyrë të qartë se gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komentit. Në tekstin që e recensojmë, e gjithë kjo është ngatërruar, faktet dhe mendimet nuk janë ndarë, ndërsa në titulli është përdorur fyerje. Pastaj, a është dikush i pasur apo i varfër në aspektin material, nuk është aspak informacion relevant që tregon për kryerjen e mundshme të një vepre penale. Në të njëjtën kohë, duhet të shmanget stereotipi se vetëm të pasurit mund të kryejnë vepër penale.

Linku deri te artikulli origjinal:  Ky g.m.r i pasur ka infektuar në Karposh

Data dhe koha e publikimit: 01.04.2020

Data e recensionit: 08.04.2020

Recenzues: Mirosllava Burns

Teksti është marrë kryesisht nga një medie tjetër dhe ajo pjesë e informacionit është plotësisht e saktë. Janë përdorur iniciale dhe terminologjia adekuate që mundësin ruajtjen e supozimit të pafajësisë, pasi në këtë rast është ende bëhet fjalë për person që është i dyshuar, e jo i dënuar.

Mirëpo, problemi lind kur në artikullin që i nënshtrohet këtij recensioni shtohen të dhëna që e zbulojnë identitetin e të dyshuarit, dhe më pas personi është dënuar para se këtë ta bëjë gjyqësia. Gjithashtu, është publikuar fotografia dhe emri dhe mbiemri i plotë i personit, që është i palejueshme në një procedurë që nuk ka përfunduar.

I tillë është shembulli i këtij fragmenti:

Madje edhe prindërit e tij kanë gënjyer se ishin infektuar nga një klient i kompanisë nga Serbia, megjithëse edhe babai edhe djali kishin udhëtuar jashtë vendit në 5 dhe 8 mars. LSDM-ja u bën thirrje të gjithë atyre që kanë pasur kontakt të afërt me këtë fëmijë të llastuar nga Karposhi që të shkojnë menjëherë për t’u testuar për Koronën ose të paktën të qëndrojnë në izolim në shtëpi, në mënyrë që të mos infektojnë njerëz të tjerë që mund të vdesin.

Në këtë paragraf, ndër të tjera, dëshirohet të tregohet se personi është i afërt me partinë në pushtet. Mirëpo, Kovid 19 nuk “zgjedh” përkatësinë politike, dhe në fakt, personi ka mundur të kontaktojë me njerëz të ndryshëm dhe nga parti të ndryshme. Kështu që ky formulim, përveç që është i panevojshëm, është edhe i palogjikshëm

Sipas Kodit të Gazetarëve, gazetari duhet ta kultivojë kulturën e të folurit dhe etikën. Komunikimi i pasjellshëm me opinionin nuk ka të bëjë aspak me profesionin e gazetarit. Mirëpo, pavarësisht praktikës së mirë gazetareske, ky tekst ka një numër kualifikimesh fyese, stereotipesh dhe zbulim identiteti.

Shtrohet pyetja se si është e mundur, në një kohë të pandemisë, të thuhet se një parti politike ka dhënë udhëzim të testohet anëtarësia e saj. Një gjë e tillë nuk është bërë. Dhe, në fakt, për shkak të supozimit të pafajësisë, identiteti i plotë i të dyshuarit nuk është publikuar kurrë zyrtarisht.

Domethënë, një njoftimi shumë korrekt dhe të saktë që është marrë nga një medie tjetër, janë shtuar elemente të tilla si: fotografia, emri dhe mbiemri, fyerje, të cilat, nga ana tjetër, mund të bëjnë që personi të sulmohet, jo vetëm verbalisht, por edhe fizikisht.

Në mediat profesionale, komentet dhe zhanret e informacionit janë të ndara nga njëra-tjetra, ndërsa fyerjet nuk përdoren si armë kundër askujt, pavarësisht se çfarë ndjenjash të forta veprimet e pretenduara të dikujt i shkaktojnë autorit.

Ky artikull është pjesë e raportimit special të “Krithink”-ut për dezinformatat në lidhje me epideminë e koronavirusit Kovid-19. Klikoni në linkun për lajmet më të fundit dhe për informacione të verifikuara në këtë fushë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Projekti “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian. Kjo ueb-faqe crithink.mk është krijuar dhe mirëmbahet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian. Përmbajtjet e kësaj ueb-faqeje janë përgjegjësi vetëm e Fondacionit Metamorfozis dhe e Eurothink, dhe nuk i shprehin domosdoshërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.