Fushat e futbollit Babi, Bello Brdo dhe Kezhovica akoma mbeten pa tribuna

Foto: stip.gov.mk

 

PREMTIME: Ndërtimi i tribunave në fushat e futbollit Babi, Bello Brdo dhe Kezhovica.  (Afati: viti 2018 )

[Burimi: Programi zgjedhor u Bllagoj Boçvarski për zgjedhjet lokale 2017, “Jetë në Shtip për të gjithë!” (faqe 19), data: tetor 2017]

ARSYETIM:

Premtimi për ndërtimin e tribunave në fushat e futbollit Babi, Bello Brdo dhe Kezhovica është premtim i parealizuar i kryetarit të Shtipit. Bllagoj Boçvarski. Projekti është pjesë e programit të tij zgjedhor për zgjedhjet lokale 2017-2020, të titulluar si “Jetë në Shtip! Për të gjithë!” (faqe 19)

Fushat ekzistuese të futbollit Babi, Bello Brdo dhe Kezhovica janë pa tribuna. Çdo njëra prej këtyre fushave është krenari për banorët e lagjes Babi, Bello Brdo dhe Novo Sello. Banorët e këtyre lagjeve nuk kanë mundësi financiare që vet të investojnë në krijimin e kushteve më të mira për sport. 

Gjatë organizimit të ndeshjeve vizitorët janë të detyruar që ato t’i ndjekin duke qëndruar në këmbë. Çdo njëra prej këtyre fushave do të merr nga një tribunë. 

Me ndërtimin e tribunave do të mundësojmë: Shikueshmëri më të madhe të ndeshjeve futbollistike; Përmirësim të kushteve për vizitorët; Mundësi për popullarizim të futbollit në lagjet Babi, Bello Brdo dhe Novo Sello, thuhet në program. 

Në ueb-faqen zyrtare të Komunës së Shtipit, si dhe të kërkuesve të internet, askund nuk mund të gjendet informacion në lidhje me ndërtimin e tribunave të fushave të sportit Babi. Bello Brdo dhe Kezhovica.

Me 06.11.2018, kryetari Boçvarski, në sallën e Këshillit të Komunës së Shtipit, prezantoi rezymenë e qeverisë lokale të projekteve dhe ngjarjeve të vitit të kaluar për një vit. Në rezymenë, e cila është publikuar në ueb-faqen e Komunës së Shtipit, nuk përmendet ndërtimi i tribunave në këto tri fusha futbolli.

“Vërtetamtësi” tentoi të merr përgjigje nga Komuna. Dërguam pyetje në kabinetin e Boçvarski-t, se kur planifikohet ndërtimi i tribunave, por nuk morëm përgjigje.

Këshilltari i Komunës së Shtipit, Ivan Jordanov, në deklaratë për “Vërtetmatësin” vërtetoi se tribunat nuk janë ndërtuar. Ai theksoi se për tribunat nuk ka filluar asnjë projekt.

Duke pasur parasysh se kryetari i Komunës së Shtipit në programit e tij zgjedhor premtoi se deri në fund të vitit 2018 do të ndërtohen tribunat dhe se një gjë e tillë deri më tani nuk është realizuar, mund të përfundohet se ky premtim i tij për ndërtimin e tribunave në fushat e futbollit në Babi, Bello Brdo dhe Kezbovica është i parealizuar. 

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Ana Anastasovska 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.