Fundjavë turistike pa pagesë për pensionistët
PROJEKT: NJË FUNDJAVË TURISTIKE PA PAGESË PËR PENSIONISTËT
Me qëllim të sigurimit të një jetese më cilësore, mbrojte sociale dhe siguri për personat e moshuar, prej vitit 2015 do të fillojmë me realizimin e projektit: Fundjavë turistike pa pagesë për pensionistët. Fundjavën pa pagesë do të mund ta shfrytëzojnë në vendpushime dhe komplekse hotelerie të cilët gjenden nëpër male ose nëpër brigje liqenesh në Maqedoni si për shembull në: Ohër, Dojran, Strugë, Prespë, Berovë dhe Krushevë. Në këtë projekt hyjnë pagesa rrugore, nata dhe dy pensione të plota. Këtë shërbim do të mund ta shfrytëzojnë personat – pleqtë, invalidët dhe shfrytëzuesit e pensionit familjar, ndërsa personat që shfrytëzojnë pensionin të cilët shfrytëzojnë edhe shpërblim për ndihma dhe kujdes të personave të tjerë kanë të drejtën e shoqërimit. Përparësi do të kenë shfrytëzuesit e një pensioni më të ulët. Çdo vit këtë shërbim mund ta shfrytëzojnë deri në 3000 shfrytëzues të pensioneve në periudhën e pranverës dhe vjeshtës, gjegjësisht 12.000 pensionit për 4 vite. (Buxheti: 10.760.000 denarë në nivel vjetor ose 43.040.000 denarë në total për 4 vite. Afati: 2015-2018)
ARSYETIM:
Projekti “Fundjavë pa pagesë për pensionistët”, startoi në fillim të vitit 2015. Ky është një premtim i realizuar i VMRO DPMNE-së i dhënë në programin zgjedhor “E vërtetuar” (2014-2018) në pjesën “Vendi i mundësive të barabarta për të gjithë” (Jetë të denjë për pensionistët faqe 191)
Në janar të vitit 2015 mediumet informuan se ka filluar realizimi i projektit “Fundjavë turistike pa pagesë për pensionistët”. Projektin e promovoi ministri i atëhershëm për Punë dhe Politik sociale Dime Spasov, i cili ne konferencë për shtyp të thirru për këtë rast informoi se:
Me projektin është planifikuar që të përfshihen deri në 3.000 shfrytëzues të pensioneve, gjegjësisht persona të moshuar, invalid dhe ata që marrin pension familjar përfshirë këtu edhe shërbimin i cili mund të shfrytëzohet një herë, në periudhën prej prillit deri në nëntor të vitit 2015, me kohëzgjatje prej 3 ditësh dhe 2 pensioneve të plota (2 net me tre vakte në ditë dhe transportin me autobus deri në objektin hotelierik.
Hotelet në të cilat do vendosen shfrytëzuesit e pensioneve të cilët i plotësojnë kushtet, kanë kapacitet turistik dhe vendpushim në Ohër, Strugë, Dojran, Krushevë, Prespë dhe Berovë.
Në shtator të vitit 2015 në ueb-faqen e Ministrisë për Punë dhe Politik sociale kishte lajmërim deri te pensionistët se deri në fund të shtatorit do të mund të aplikojnë për shfrytëzim të shërbimeve nga projektet për rekreacion në banja termike dhe fundjavë pa pagesë turistike për vitin 2016. I njëjti informacion u transmetua edhe në mediume.
Në shtator të vitit 2016 kishte informacion se “Fundjavën turistike pa pagesë për pensionistët” e kanë shfrytëzuar 1.800 pensionit, ndërsa deri në fund të vitit ai numër duhet të arrij 3.000. Atëherë u tha se ky projekt do të vazhdojë edhe në vitin 2017.
BURIME:
- Извор: Проверено – Изборна програма на ВМРО-ДПМНЕ (2014-2018) (Достоинствен живот за пензионерите стр.191) [Пристапено: 10.11.2016]
- Дејли.мк (24.01..2015): Пензионерите бесплатно ќе поминат викенд во Охрид и во Струга [Пристапено: 10.11.2016]
- МКД (13.01.2015) Започнува проектот бесплатен туристички викенд за пензионерите [Пристапено: 10.11.2016]
- Министерство за труд и социјална политика: До крајот на септември пријавување за бања и бесплатен викенд за пензионери [Пристапено: 10.11.2016]
- Тајм.мк (21.09.2015) : До крајот на септември пријавување за бања и бесплатен викенд за пензионери [Пристапено: 10.11.2016]
- Тајм.мк (13.09.2016) : Продолжува бесплатниот туристички викенд за пензионерите [Пристапено: 10.11.2016]
- Лидер (13.09.2016) : Продолжува бесплатниот туристички викенд за пензионерите [Пристапено: 10.11.2016]
Vlerësoi: Olivera Vojnovska
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari