Fotografia me pëlhurë të bardhë mbi kamerën e “Safe City”-it në Tetovë është krijuar me IA
Nga Ministria e Punëve të Brendshme për Vërtematësin thonë se nuk është regjistruar një ngjarje e tillë, as nuk është konstatuar ndonjë dëmtim apo pengesë e kamerave në terren. Prej aty theksojnë se kontrollet e kryera kanë treguar se bëhet fjalë për një fotografi të gjeneruar nga intelegjenca artificiale ose e manipuluar, e cila nuk përputhet me gjendjen reale.
Po shqyrtojmë një postim në rrjetin social Facebook (dhe këtu) në të cilin ndahet një foto dhe shkruhet:
Safe City (Qyteti i Sigurtë) në Tetovë
Në fotografi shihet një semafor me kamerë nga sistemi “Qyteti i Sigurt”, e cila është e mbuluar me një çarçaf të bardhë.
“Vërtetmatësi” iu drejtua Ministrisë së Punëve të Brendshme me pyetjen nëse bëhet fjalë për një fotografi të besueshme dhe nëse në Tetovë është raportuar një rast ku kamerat e sistemit “Qyteti i Sigurt” janë mbuluar me pëlhurë, me qëllim që të pamundësohet funksionimi i sistemit për monitorimin e kundërvajtjeve në trafik.
Të nderuar, në lidhje me fotografinë që po shpërndahet në rrjetet sociale, në të cilën pretendohet se shihen kamera të sistemit “Qyteti i Sigurt” në Tetovë të mbuluara me pëlhurë, e informojmë opinionin se në Sektorin për Punë të Brendshme Tetovë nuk është regjistruar një ngjarje e tillë, as nuk është konstatuar ndonjë dëmtim apo pengesë e kamerave në terren. Kontrollet e kryera tregojnë se bëhet fjalë për një imazh të gjeneruar nga kompjuteri (IA) ose për një fotografi të manipuluar, e cila nuk përputhet me gjendjen reale. SPB Tetovë u bën apel qytetarëve që të mos bien pre e këtyre dezinformatave, të cilat kanë për qëllim shqetësimin e opinionit ose cenimin e besimit në sistemin e sigurisë, thuhet në reagimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme për Vërtetmatësin.
Disa media deklaruan gjithashtu se fotografia nuk ishte e vërtetë, duke cituar informacione nga MPB Tetovë.
Gjithashtu, nëse fotografia do të ishte e vërtetë, do të kishte tërhequr shumë vëmendje nga shoferët dhe kalimtarët të cilët do ta kishin kapur imazhin në kamera nga kënde të shumta në rrugë. Megjithatë, realiteti nuk është i tillë dhe kjo është e vetmja fotografi.
Disa qytetarë e besuan njoftimin, por disa e pranojnë se është i pavërtetë, gjë që është e qartë nga komentet:

VërtetmatësI ka shqyrtuar tashmë dezinformata të tjera në lidhje me sistemin Safe City, të cilat përfshinin përmbajtje të krijuar me ndihmën e inteligjencës artificiale. Dezinformata përfshinte informacion se një aparat fotografik nga Safe City ishte vjedhur në Saraj.
Për shkak të të gjitha fakteve të mësipërme, ne e vlerësojmë publikimin që po shqyrtojmë si të pavërtetë.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari