Fotografia e publikuar në faqet polake dhe ruse tregohet sikur të jetë bërë në Shkup

Фото: Принтскрин atmbud.ru

Ndërtesat e fotografisë që shpërndahet në këtë postim në Facebook, nuk janë në Shkup. “Vërtetmatësi” ka kërkuar këtë fotografi në internet dhe e ka gjetur në disa faqe që ndajnë përmbajtje humoristike. Sipas informacionit që gjetëm në “Tin eye” – faqe për kërkimin dhe njohjen e fotove, kjo foto është publikuar më 25 tetor 2019 në faqen polake “kwejk.pl”. Por sipas motorit të kërkimit të fotografive Yandex, fotografia mund të gjendet edhe në faqet ruse që pretendojnë se janë bërë në Irpen të Ukrainës në vitin 2018.

 

Një postim viral në Facebook (në momentin e recensimit tonë ka 400 reagime, 85 komente dhe 27 shpërndarje) tregon një foto të dy ndërtesave të ngjitura me njëra-tjetrën, në të cilin pretendohet se janë bërë në Shkup. Kontrolli ynë tregoi se kjo nuk është e vërtetë.

Asnjëherë fqinj më të afërt në Shkup!, thuhet në postimin që po e recensojmë.

Në postim shpërndahet edhe një artikull, në të cilin vetëm është marrë tweet-i me fotografi, pa i ofruar lexuesit informacione më të detajuara se ku ndodhet ndërtesa në Shkup, në cilën lagje apo në cilën rrugë. Kjo vë në dyshim besueshmërinë e saj.

“Vërtetmatësi” e ka kërkuar foton në internet dhe e ka gjetur në disa faqe që ndajnë përmbajtje humoristike (KETU, KËTU, KËTU, KËTU).

Sipas informacioneve që gjetëm në “Tin eye” – faqe për kërkimin dhe njohjen e fotove, kjo foto është publikuar fillimisht më 25 tetor 2019 në faqen polake “kwejk.pl” dhe në komentet poshtë imazhit thuhet se është bërë në Poloni.

Por ajo që është interesante është se këtë foto e kemi gjetur edhe në faqet ruse. Sipas motorit të kërkimit të fotografive “Yandex“, fotografia është publikuar në tetor 2018 dhe e ka origjinën nga Irpen, Ukrainë.

Zhvillimi i Irpen është një temë e dhimbshme për banorët lokalë. Por, idetë aventureske të arkitektëve do të shqetësojnë banorët e mundshëm. Cilat janë ballkonet e godinës së re LCD “Flamingo” të publikuar nga gazetarja Mihailina Skorik, shkruan faqja atmbud.ru

Sipas gazetares Skorik, siç shkruan faqja Atmbud, fotografia tregon kompleksin e apartamenteve “Flamingo” në Irpen (Ukrainë).

Fotoja është publikuar edhe në faqet Novosti dhe Facenews, të cilat tregojnë gjithashtu se fotografia është bërë në Irpen të Ukrainës.

Prandaj, mund të thuhet me siguri se ndërtesat në fotografinë e shpërndarë në këtë postim në Facebook nuk janë në Shkup. Në rrjetet sociale shpërndahen vazhdimisht lloj-lloj foto dhe shkrime, të cilat duhen kontrolluar para se të përdoren si përmbajtje gazetareske.

 

 

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.