Fotografia e një gruaje që ndërroi jetë, keqpërdoret për të denigruar vaksinimin

Фото: Принтскрин

Nuk dihet se çfarë e shkaktoi vdekjen e gruas, ndërsa fakti që ajo postoi fotografi në profilin e saj në Facebook të një vargu njerëzish që prisnin vaksinimin në pikën vaksinuese në sallën Boris Trajkovski, nuk është tregues se ajo vdiq nga vaksina. Por, përkundër faktit se nuk ka dëshmi se vdekja ka ndodhur si rezultat vaksinimit, ky postim manipulues me pretendime të kota krijon qëllimisht imazh të rremë në publik, me qëllim që të dekurajohen njerëzit nga vaksinimi dhe të dëmtohet procesi i imunizimit.

Recensojmë një postimFacebook në të cilin keqpërdoret vdekja e një gruaje, për të cilën pa asnjë bazë mjekësore, pa asnjë dokumentacion, pa asnjë provë se është vaksinuar, është e sugjeruar që vdekja e saj ka ndodhur për shkak të vaksinës.

Për atë qëllim, u përdorën dy fotografi, një fotografi në të cilën shihen varg njerëzish para pikës së vaksinimit në sallën Boris Trajkovski dhe një fotografi e dytë që tregonte një anëtar të familjes së gruas që njoftonte se ajo kishte vdekur, dhe e dërguan në pushim të përjetshëm me fjalë emocionale.

Autori i postimit që po recensojmë bën përmbledhje të këtyre dy postimeve dhe shkruan:

Kushtojini vëmendje datës. Ata nuk mendojnë se është nga vaksina, ky është i njëjti person.

Nga datat e postimeve, është e qartë se ndryshimi midis fotove është një muaj e gjysmë, por kjo nuk do të thotë që vdekja e dikujt mund të lidhet me vaksinën. Sidomos, sepse nuk dihet si pasojë e çfarë ndodhi saktësisht vdekja, për të cilën, nga ana tjetër, mund të ketë arsye të shumta. Është krejtësisht e pabazuar, që vetëm mbi faktin se dikush ka vdekur, të nënkuptohet se është nga vaksina, pa mos ekzistuar informacione në lidhje me këtë pretendim.

Madje edhe familja e gruas, siç shihet nga fotografia e parë në postim, nuk e përmendi fare shkakun e vdekjes. Akoma më pak përmend vaksinën, kovidin ose ndonjë gjë tjetër, siç bëhet në postimin e papërshtatshëm – subjekt i recensimit tonë.

Pra, nuk dihet se çfarë e shkaktoi vdekjen e gruas, ndërsa fakti që ajo postoi fotografi në profilin e saj në Facebook të një vargu njerëzish që prisnin në pikën e vaksinimit në sallën “Boris Trajkovski”, nuk është tregues se ajo vdiq nga vaksina. Por, përkundër faktit se nuk ka dëshmi se vdekja ka ndodhur si rezultat i vaksinës, ky postim manipulues me pretendime të kota krijon qëllimisht imazh të rremë në publik, në mënyrë që të parandalojë vaksinimin e njerëzve dhe të dëmtojë procesin e imunizimit.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.