Fotografia e një fëmije me një tortë, keqpërdoren për të rritur shikueshmërinë

Ky është një tjetër postim që synon të tërheqë sa më shumë aktivitet në faqen e Facebook-ut, përmes një postimi imagjinar që provokon shumë komente, reagime dhe shpërndarje. Edhe pse nuk është e mundur të thuhet saktësisht se nga është fotografia dhe kush është fëmija, sigurisht që nuk është nga Maqedonia. E njëjta fotografi është shpërndarë disa herë deri më tani, si në rrjetet sociale në Maqedoni ashtu edhe në vendet e tjera. Në të njëjtën ditë – 14 prill, ky djalë që feston ditëlindjen u shpërnda në disa faqe maqedonase në Facebook. E njëjta fotografi, me të njëjtin tekst, u botua në serbisht më 30 nëntor 2020, pastaj më 3 dhjetor, 17 dhjetor, pastaj më 25 dhjetor 2020, si dhe më 12 janar të këtij viti.

 

 

Fotografia e një djali me një tortë dhe qirinj me numrin 10 tërhoqi 1.600 reagime dhe mbi 500 komente në Facebook në vetëm dy ditë. Fotoja është publikuar në një faqe në Facebook, me tekst shoqërues:

E kam ditëlindjen! Do të thotë shumë për mua nëse dikush ma uron!

Fotografia e publikuar në këtë faqe në Facebook krijon përshtypjen, së pari, se fëmija me të vërtetë ka ditëlindjen në ditën e publikimit të fotografisë, dhe së dyti se është një fëmijë nga Maqedonia e Veriut. Dhe pasi njoftimi thotë se “supozohet se do të thotë shumë për fëmijën nëse dikush e uron atë për ditëlindjen”, njoftimi ka qindra komente me urime dhe dëshira të sinqerta.

Por, fëmija as nuk është nga Maqedonia, as nuk është ditëlindja e tij tani. Ky është një postim i cili synon të tërheqë sa më shumë aktivitet në faqen e Facebook-ut përmes një postimi fiktiv që do të provokojë shumë komente, reagime dhe shpërndarje.

Edhe pse nuk është e mundur të thuhet saktësisht se nga është fotografia dhe kush është fëmija, sigurisht që nuk është nga Maqedonia. E njëjta foto është shpërndarë disa herë deri më tani, si në rrjetet sociale në vend ashtu edhe në faqet në gjuhë të huaj.

Në të njëjtën ditë (14 prill), ky djalë që festonte ditëlindjen u shpërnda në disa faqe maqedonase në Facebook këtu, këtu, këtu, këtu, këtu dhe këtu, si dhe më 12 dhjetor këtu dhe këtu.

Истата фотографија, со истиот текст е објавена на српски јазик на 30 ноември 2020 година тука, тука и тука, потоа на 3 декември, на 17 декември тука и тука па на 25 декември 2020 година како и на 12 јануари оваа година.

E njëjta fotografi, me të njëjtin tekst, u botua në gjuhën serbe më 30 nëntor 2020 këtu, këtu dhe këtu, pastaj më 3 dhjetor, më 17 dhjetor këtu dhe këtu, pastaj në 25 dhjetor 2020, si dhe në 12 janar këtë vit.

Të gjitha këto postime kanë mijëra komente, shpërndarje dhe reagime nga përdoruesit e rrjeteve sociale, të cilët besuan në ato që u postuan dhe u mashtruan sepse postimet nuk janë reale. Ndjeshmëria e njerëzve të kapur në një grackë emocionale përdoret për të reaguar ndaj imazheve të botuara që janë trillime të pastra dhe qëllimi i vetëm i postimeve është të rrisin shikueshmërinë pa marrë parasysh se ajo që u publikua nuk është e vërtetë.

 

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.