Fotografi e një stende partiake të zbrazët e përdorur për anti-fushatë

 

 

Shkruan: Zhaklina Cvetkovska

Teksti me titull  LSDM-ja hoqi dorë nga qytetarët, kanë vënë stenda në të cilat nuk vjen njeri, i publikuar në portalin vesnik.com, më datë 27.06.2020 krijon një pasqyrë jo objeкtive për fushatën parazgjedhore në favor të një subjekti politik.

Titulli është manipulativ sepse e bën publikun të mendojë se LSDM-ja nuk ka mbështetjen e votuesve. Konstatimi i këtillë mbështetet  me vetëm një fotografi në të cilën shihet një stendë promovuese e LSDM-së për të cilën portali thotë se është postuar në rrjetet sociale dhe se është bërë në komunën Karbinci.

Aspekti më problematik i fotografisë është se nuk është i ditur konteksti kohor i vendosjes së stendës, e cila është e zbrazët. Nuk është  theksuar nëse ajo është vendosur para apo pas ndonjë aktiviteti promovues të partisë politike, gjatë dislokimit, apo vërtetë partia është treguar e pa përgjegjshme dhe ka harruar ta largojë atë nga sipërfaqja publike. Këto elemente janë të domosdoshme për ta përcaktuar përgjegjësinë aktuale të subjektit politik, e sidomos për të mos vënë shenjën „barazi“ mes një stende të zbrazët dhe „stenda tek të cilat nuk shkon njeri“, duke çuar drejt përfundimit se qytetarët masovikisht i evitojnë stendat e LSDM-së. Nuk ka asnjë deklaratë e as edhe një burim, as edhe ndonjë shenjë që do na tregonte se autori ka tentuar të sigurojë deklaratë ose më shumë informacion për çështjet e pa përgjigjura.

Njëkohësisht, titulli nuk përkon aspak me tekstin, sidomos në paragrafin e dytë ku thuhet se LSDM-ja në mënyrë jo efikase i shfrytëzon materialet propagandive dhe se stenda mund të kthehet në një grumbull me mbeturina plasmasi dhe të jetë një petk i shëmtuar për mjedisin jetësor. Përveç se në titull, askund në tekst nuk gjejmë citime, as dëshmi se në stendat e vendosura të LSDM-së nuk vjen njeri.

Posaçërisht konfuze është pjesa e titullit „LSDM-ja hoqi dorë nga qytetarët…” .Në tekst nuk është sqaruar se çfarë nënkuptohet me këtë pretendim, që nuk ka asnjë lidhje me informacionin, por që mund të ndikojë në uljen e besimit tek votuesit.

Produkti mediatik ngjason shumë me klikbajt gazetarinë, që ka për qëllim t’i tërheqë lexuesit me një titull senzacional që ata të klikojnë te hiperlinku, ku zakonisht nuk ka fare tekst.

Këtu prashtrohet pyetja nëse këtij lajmi, gjegjësisht kësaj fotografie, të përcjellë nga rrjetet sociale, vlen t’i kushtohet vëmendje mediatike. Edhe pse rrjetet sociale gjithnjë e më shumë po përdoren  për krijimin e produkteve mediatike, është gaetari ai që duhet ta bëjë përzgjedhjen e informacioneve, të ketë një qëndrim kritik dhe të publikojë materiale që janë në interes të publikut.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.