Foto vitrina e turpit – “lajm” me fotografi të vjetër 10 vjet

verva1-09876-098-crop-resize

 

[Recension: Vitrina e turpit – Verva ka borxh 480 denarë (foto)]

 

Ky është një tekst i cili përveç asaj që nuk është i vërtetë, është edhe nga një ngjarje që ka ndodhur para 10 vitesh. Përveç asaj, në të nuk janë përfshirë elementet kryesore të një informate gazetareske. Nuk ka as ku, as kush, si, pse… Është vënë vetëm një fotografi me të cilën duhet të pretendohet një farë foto-lajmi, e cila në fund ka dalë informatë e gabuar, e pasaktë dhe e turpshme.

verva1Linku deri te artikulli origjinal: Vitrina e turpit – Verva ka borxh 480 denarë (foto)

Data dhe koha e publikimit: 02.04.2015, 14:17

Data e recensionit: 06.04.2015

Recensues: Vllado Gjorçev

Kjo fotografi me vite të tëra paraqitet në hapësirën mediatike. Dhe çdo herë dikush kapet në rrjetin e saj. I tillë është rasti edhe me këtë artikull që e recensojmë sot. Fotografia, në të cilën ka hasur media, ka qenë motiv i mjaftueshëm për të bërë lajm. Mirëpo, kjo nuk është gazetari. Mund të jetë gjithçka, mirëpo assesi produkt gazetaresk. Kur gazetarit do t’i bjerë në dorë ndonë fotografi, ajo duhet të verifikohet. Të dihet saktë se prej ku është, si është bërë, kush e ka fotografuar dhe për çfarë qëllimi. Kjo nuk është bërë këtu. Rrethana e vetme lehtësuese është ajo se lajmi është publikuar në rubrikën “Jeta”, edhe pse kjo nuk është arsyetim.

Përndryshe, lajmin e njëjtë “Onnet”-i e ka publikuar më 29 dhjetor 2014 pa asnjë sqarim, por vetëm si foto-lajm klasik.

Pas publikimit, lajmi menjëherë u demantua. Mirëpo, kjo nuk u publikua nga ana e medias. Në demantin e publikuar në “Slloboden prostor” thuhet:

Bëhet fjalë për një ngjarje që ka ndodhur para 10 vitesh, ndërsa Verva, që në këtë rast është burrë, e ka paguar borxhin në tërësi. Pronari i lokalit që është mbyllur para disa vitesh distancohet nga lajmi të cilin e transmetoi “Republika”.

Në mungesë të informatave, “Republika” vazhdon me manipulimet e saja propaganduese, madje edhe nuk e di saktë se për çka bëhet fjalë”, u ankua Ilija Panov, i njohur si “Verva”.

Lajme të këtilla shpeshherë paraqiten në mediat e Maqedonisë. Megjithatë, kjo nuk bëhet ashtu. Nuk shkruhet lajm pa e ditur saktë se për çka bëhet fjalë. Ndoshta si fotografi mund të shpërndahet pandërprerë nëpër rrjetet sociale, mirëpo jo edhe nëpër media. Mediat duhet të informojnë në mënyrë objektive dhe të vërtetë. Këtu kjo nuk është bërë, përveç asaj që lajmi nuk është as përmbajtësor. Prandaj, kjo informatë paraqet një dështim të plotë që nuk duhet të përsëritet në të ardhmen.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari