“Fortesa” – shkatërrimi i pajisjeve për përgjim

"Fortesa"

Набргу по започнувањето на емитување на „бомбите“, неколку лица од врвот на МВР започнале постапка за уништување на современа опрема за прислушување – тврди СЈО во истрагата што ја отвори под име Тврдина

 

Menjëherë pas fillimit të emetimit të “bombave”, disa persona nga majat e MPB-së kanë filluar me procesin e shkatërrimit të pajisjeve bashkëkohore për përgjim – pretendon PSP në hetimin të cilin e hapi nën emrin “Fortesa” 

 

 30.03.2016 – Ky hetim i PSP-së ka të bëj në mënyrë (jo të) drejtpërdrejtë me çështjen kryesore të kësaj prokurorie që të zbardh, kush, përse, kur dhe si a përgjuar qytetarët e RM-së pa baza ligjore

Deri te përgjigja e kësaj pyetje PSP, përmes induksioneve të mara nga bisedat e përgjuara, tenton që të arrij përmes hetimit të asaj se kush, si dhe kur ka shkatërruar pjesë të pajisjes bashkëkohore për përgjim.

Përgjatë kësaj, target i kërkimit të fakteve janë njerëz nga maja e  MPB-së, përfshirë edhe ish ministren për Punë të Brendshme. Ja çfarë sqaroi në konferencë për shtyp prokurorja Lençe Ristovska: 

Në këtë lëndë dy të dyshuarit janë Shefat e Departamenteve pranë Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe ministri i Punëve të Brendshme, të cilët në gjysmën e parë të vitit 2015 duke keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare dhe me me tejkalimin e kufijve të kompetencave të tyre, të ndihmuar nga Shefi i njërës prej njësive të drejtorisë, kanë shkatërruar sistemin e përndjekjes së komunikimeve, me çka kanë dëmtuar mjetet e shtetit dhe të buxhetit të Republikës së Maqedonisë me vlerë prej 10.000.000,00 euro ose 615.000.000,00 denarë.  

Siç mund që të shihet për herë të parë në hetim janë futur edhe dyshimet për dëmtim financiar te buxhetit të RM-së.

Të gjithë detajet për hetimin e asaj kohe mund që t’i gjeni këtu.

Një pjesë te prezantimit mediatik në hapje të këtij hetimit mund që t’a gjeni këtu.

 

AKUZA

15.09.2016  – Hetim për atë se kush dhe si ka përgjuar dhe si ka tentuar që t’i fsheh faktet, është prezantuar në rastin “Fortesa”, ndërsa disa muaj më vonë, në shtator të atij viti, është ngritur akuza e parë në lidhje me shkatërrimin e fakteve.

Prokurorja Speciale Katica Janeva  në atë ditë lajmëroi dy akuza, të cilat i prezantoi prokurorja Fatime Fetai, ndërsa rëndom pyetjeve të gazetarëve u është përgjigjur Lençe Ristosk.

Ja çfarë tha prokurorja Fetai, duke prezantuar akuzën për 7 persona nga MPB për falsifikim të dokumentit zyrtar, për vepra të cilat lidhen me shkatërrimin e pajisjes së shtrenjtë për përgjim:

Duke çuar hetimin në drejtim të sigurimit të fakteve për atë se kush e ka kryer, me çfarë mjetesh është kryer ky përgjim i paautorizuar në Republikën e Maqedonisë, përskaj asaj që u kumtua në lëndën Fortesa, kjo prokurori siguroi edhe dëshmi dhe për vepra të tjera penale me qëllim që të pengohet zbulimi, pikërisht të asaj që është thënë më sipër, kush, si dhe përse ka përgjuar.  
Në këtë kontekst nga dëshmitë doli se i akuzuari i parë në cilësinë e personit zyrtar në departamentin e pestë pranë DSK-së në mënyrë të paligjshme ka formuar komision për shkatërrim të dokumentit zyrtar se bashku me gjashtë anëtarët e komisionit kanë shkatërruar 2.047 të dhëna zyrtare, prej ku 22 kanë të bëjnë me sistemin e përndjekjes së komunikacioneve.

Detajet e prezantimit të akuzës mund që t’i lexoni këtu.

Detajet e prezantimit  mediatik për këtë akuzës, mund që t’i shihni këtu.

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.