Fjalimi i studentit Rashkovski është përdorur si shpifje kundër profesor Rashkovskit

Како студент на втoра година од правните студии Драги Рашковски во рамки на ораторска вечер „Иво Пухан“, има задача да зборува контра-НАТО, додека друг студент про-НАТО. Тој говор од 2003 г., во 2017 г. , Милошоски и ВМРО ДПМНЕ го искористија за клевета против професорот и функционер Драги Рашкоски

 

 

Si student i vitit të dytë nga studimet e drejtësisë, Dragi Rashkovski në kornizë të mbrëmjes oratorike “Ivo Puhan”, ka pas për detyrë të debatoj kundër NATO-s, përderisa një student tjetër pro NATO-s. Atë fjalim të vitit 2003, në vitin 2017 Milloshovski dhe VMRO-DPMNE e kanë shfrytëzuar për shpifje ndaj profesorit dhe funksionarit Dragi Rashkoski

 

Antoinio Miloshoski, deputet dhe anëtar në Komitetin Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së dha deklaratën në vazhdim të cilën e vlerësojmë si të pavërtetë.

“Për se jo për hyrje në NATO? Së pari sepse nuk na duna. Së dyti, problem ekonomik, Maqedonia është shumë e vogël që të durojë ngarkesë të cilat kanë të bëjnë me aksione që do të na afrojnë me NATO-në. Dhe e treta, NATO për ne nuk është e nevojshme për të garantuar sigurinë, mos dhëntë Zoti NATO përsëri të na garantojë sepse paratë dhe dashuria rrotullojnë botën, por NATO bombardon”…

…Qeveria e Republikës së Maqedonisë nuk guxon që të funksionojë sipas këtyre qëndrimeve të sekretarit të përgjithshëm si funksionarë i lartë i qeverisë. Sepse këso qëndrime anti-NATO të zotëri Rashkovskit, janë të dëmshme për integrime euroatlantike dhe për të ardhmen e Republikës së Maqedonisë dhe për imazhin e saj…

… Zotëri Rashkovski si kundërshtar i NATO-së vlerësojmë se duhet që të izolohet nga proceset të cilët kanë të bëjnë me integrimet euro-atlantike në Republikën e Maqedonisë. 

[ Burimi:  VMRO-DPMNE ueb faqja, data: 06.06.2017]

 

ARSYETIMI:

Funksionari i lartë i partisë opozitare VMRO-DPMNE, Antonio Milloshovski, në konferencë për shtyp në selinë e partisë, duke komentuar zgjedhjen e profesorit nga Fakultetit Juridik në Shkup, Dragi Rashkovski, sekretar të përgjithshëm në qeverinë e RM-së, shprehi pretendime se Rashkovski është i orientuar anti-NATO, duke shtuar se nuk ka kapacitet demokratike.

Pretendimet e këtilla për Rashkovskin, sipa Milloshoskit janë bazuar në qëndrime e profesorit të cilët janë publikuar në librin e publikuar nga vet Fakulteti Juridik “Justiniani i Parë”, as Milloshoski nuk tha se cili është ai libër, as kur është publikuar. Bazuar në këto fakte, menjëherë vërehet se bëhet fjalë për një të pavërtetë.

Më saktë, demantimi arrit në të njëjtën ditë në përfundim të kohës së punës, nga vet profesori përmes profilit të tij në Facebook, të cilin e transmetuan edhe një pjesë e mediumeve:

Edhe këtë demant në fund të një dite pune të suksesshme. 

Mbrëmja e oratorisë është një ngjarje artistike në të cilën vlerësohen aftësitë oratorike. Në momentin kur morra pjesë u nderova me çmim, më ra për pjesë që të flas kundër NATO-së. Ashtu e kisha pasur fatin. Kolegut tim i ra pjesë për të folur në mënyrë afirmative. Në mbrëmjen e oratorisë kishte 3 kategori: 

  1. Fjalime të lira në të cilat pjesëmarrësit mund të flasin për temat që duan
  2. Fjalime – pro dhe kundër, në të cilin pjesëmarrësit duhet që të prezantojë fjalimin PËR ose KUNDËR nga temat e dhëna më parë
  3. Fjalime historike të përgatitura

Fjalimet i shkruajmë së bashku me aktorët, të cilët veçanërisht kategoria PËR dhe KUNDËR duhet që të qëndronin diametralisht në kundërshtim.

Përndryshe qëndrimi im për NATO-në dihet. – 

Sot, me disa vendime të cilat u morën në sekretariatin e përgjithshëm dhe në qeveri, Maqedonia është më afër NATO-së. Kjo më gëzon shumë. 

Dhe nesër dhe periudhën në vazhdim energjia ime është e drejtuar kah dëshira jonë – Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-së – shkroi Rashkovski në profilin e tij në Facebook.

Sqarime më të detajuara dha edhe gazetari dhe udhëheqësi Ognen Janevski, po ashtu në profilin e tij në FB. Ai, si njeriu i cili ka qenë pjesë e strukturave të Klubit të Oratorisë në Fakultetin Juridik, vërteton se bëhet fjalë për një ngjarje e cila është organizuar secilin vit – manifestim tradicional studentor oratorik “Ivo Puhan” dhe se fjalimi i Rashkoskit ka qenë pjesë e natës së oratorisë, ku simulohen, mes tjerash edhe fjalime “pro et contra”.

Janevski shton se ngjarja ka ndodhur në vitin 2003, kur Rashkovski ka qenë student i vitit të dytë dhe kaloi edhe agjendën e këtij manifestimi, prej të cilit, fjalimet janë publikuar në përmbledhjen jubilare të Fakultetit Juridik me rastin e 55 vjetorit të themelimit të tij. Ja edhe një pjesë e agjendës të cilën e publikoi Janveski, pjesëmarrës në mbrëmjet oratorike:

FireShot Capture 351 - (3) Ognen Janeski - Сега ја прочитав _ - https___www.facebook.com_janeski.o

Duke pasur parasysh argumentet e vendosura më lartë, është mjaftë e qartë së bëhet fjalë për shprehje të panevojshme të Milloshoskit dhe VMRO-DPMNE-së në raport me profesor Dragi Rashkoski dhe për këtë deklaratën e vlerësojmë si të pavërtetë.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Teofil Bllazhevski

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.