Filloi ndërtimi i sallës sportive në Jegunovcë
Premtim: Ndërtimi i sallës sportive shkollore
[Burimi: Programi zgjedhor i Darko Bllazhevski për zgjedhjet lokale të vitit 2017 – „Jetë në Jegunovcë për të gjithë“ (faqe 13), data: tetor 2017]
ARSYETIM:
Në programin parazgjedhor “Jetë në Jegunovcë për të gjithë“, me të cilin kryetari i Komunës së Jegunovcës, Darko Bllazheski, si kandidat i LSDM-së doli në zgjedhje lokale në vitin 2017, është dhënë premtimi për ndërtimin e sallës sportive shkollore. Ky premtim zgjedhor është duke u realizuar. Me 26 tetor (2019), kryetari Darko Bllazheski në profilin e tij në Facebook publikoi fotografi të fillimit të punëve ndërtuese të sallës sportive. Në këtë postim, mes tjerash, thuhet:
Për kënaqësinë time dhe të qytetarëve të Jegunovcës, prej sot fillojmë me realizimin e këtij projekti.
Mjetet për ndërtimin e këtij projekti janë siguruar me ndihmën e Qeverisë, dhe këtë e tha edhe vet kryetari i komunës:
Qeveria e RMV-së, e udhëhequr nga LSDM dhe kryeministri Zoran Zaev, siguruan mjete për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm.
Nga sektori për ndërtimtari në Komunën e Jegunovcës vërtetuan se salla sportive ndërtohet në suaza të shkollës fillore “Aleksander Zdravkovski” dhe pretenduan se buxheti është siguruar me ndihmën e Qeverisë së RMV-së. Sipas këtyre informacioneve dhe verifikimit në vendngjarje, mund të konstatohet se premtimi i kryetarit të Komunës së Jegunovcës, Darko Blazhevski, për ndërtimin e sallës së re sportive, është duke u realizuar.
******
Ndërtimin e sallës sportive e premtoi më herë edhe ish kryetari i Komunës së Jegunovcës, Toni Koceski (VMRO-DPMNE), por nuk arriti të realizojë premtimin e dhënë. Në fund të mandatit të tij “Vërtetmatësi” verifikoi këtë premtim të tij dhe e vlerësoi si të parealizuar.
BURIMI:
- Предизборната програма “Живот во Јегуновце, за сите”, на градоначалникот на Општина Јегуновце Дарко Блажески [Пристапено на 31.10.2019]
- Официјален Фејсбук профил на градоначалникот на Општина Јегуновце Дарко Блажевски [Пристапено на 31.10.2019]
- Вистиномер (25.09.2017): ОУ „Александар Здравковски“ во Јегуновце не доби спортска сала [Пристапено на 31.10.2019]
Vlerësoi: Drilon Saliu
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari