Fijat Canoski

 

JETA PRIVATE

Fijat Canoski la lindur me 2 tetor të vitit 1960 në Strugë. Sipas një burimi, prejardhja e familjes së tij është nga fshati Oktisi.

 

ARSIMIMI

Ka kryer Fakultetin Ekonomik dhe ka arritur që të marr titullin magjistër në shkencat politike.

 

KARRIERA

Kryesisht ka punuar në ndërtimtari.

Canoski së bashku me Bojo Andreskin është një prej themeluesve të fakulteteve private në Maqedoni – Fakulteti i shkencave të përgjithshëm (FON) me drejtimet, e drejta evropiane dhe e drejta në BE, diplomacia dhe politika ndërkombëtare dhe menaxhmenti bankar. Në vitin 2006, krijon edhe shkollën e mesme private “Gjimanzi i pestë privat”.

 

KARRIERA POLITIKE

Fijat Canoski është kryetari i Partisë për Ardhmëri Evropiane (PAE), të cilën e ka formuar në vitin 2006.

Ka qenë deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për tre mandate, përgjatë të cilës ka qenë edhe anëtar dhe zëvendës anëtar në disa komisione dhe anëtar i grupit të deputetëve.

 

BomBat

Në bisedat e përgjuara, emri i Fijat Canoskit është përmendur nga funksionarët e lartë shtetëror, ku hasen indikacione për revansh politik ndaj Fiatit si kundërshtar politik. Rezultati është i dukshëm – kompleksi “Kosmos” është rrënuar në vitin 2011.

PSP për rastin “Kosmos” me 21 prill të vitit 2016 ka hapur rastin “TNT” dhe ka ngritur akuza ndaj disa të dyshuarve.

Në akuzë nuk u përfshihen vetëm të aboluarit: ish kryeministri; ish ministri i Transportit dhe Lidhjes dhe kryetari i Komunës së Gazi Babës, por të dyshuar janë edhe katër bashkëpunëtor dhe partner biznesi në komunë, të cilët në mënyrë të drejtpërdrejtë u përfshinë në rrënimin e paligjshëm të “Kosmos”.

Për këtë dhe shumë raste të tjera në lidhje me koalicionin me VMRO DPMNE-së dhe veprimtarin e PAE nga opozita, Canoski ka folur edhe në emisionin Top Tema në televizionin Telma me 3 mars të vitit 2016.

Canoski në një intervistë për “Faktor” konfirmoi se bisedat telefonike në kohën e ngjarjeve rreth “Kosmos” kanë qenë të përgjuara dhe funksionarët e kanë qenë në dijeni për këtë.

 

BURIME

Ueb-faqja e Kuvendit të RM-së: Fijat Canosi

Meta: Kush është Fijat Canoski: biznesmen, deputet dhe armik i qeverisë (27 shkurt 2015)

Ilija Kallanoski në “Utrinski Vesnik”: Përsëri vend për Myslimanët maqedonas, Torbesh, turq, dhe…(7 shkurt 2007)

Faktor: INTERVISTA FIJAT CANOSKI: Janakieskin e kam pasur mik shtëpie, ndërsa me Gruevskin më shkaktuan shumë dëm! (28 shkurt 2015)

]MKD.mk: PSP: Rasti “TNT” tregon se nuk ekziston krim perfekt (21 prill 2016)

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.