Festat afrohen: Si t’i kalojmë të sigurt dhe të mbrojtur nga Covid-19?

Божиќен базар во Франкфурт (2019)

OBSH Evropë ka përgatitur dokument për udhëtimet ndërkombëtare në kontekst të Covid-19. Gjatë festave mund të udhëtoni, por mbani maska, siguroni certifikatë vaksinimi dhe kontrolloni kërkesat e vendit ku po udhëtoni, pasi ato janë të ndryshme në çdo vend. Aktualisht, sipas dokumentit të OBSH-së, 50 vende në rajonin evropian përdorin certifikatë vaksinimi si kërkesë për udhëtime ndërkombëtare. Tridhjetë vende kanë gjithashtu masa shtesë, si kërkesa për testim dhe karantinë për disa udhëtarë të huaj. Përveç këtyre masave, vendet në aeroporte ndonjëherë kërkojnë test PCR ose test të shpejtë, dhe vetëm disa njohin testet serologjike. Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë nxjerrë rekomandime se si të mbrohen qytetarët dhe të festojnë festat në mënyrë të sigurtë, duke i këshilluar ata që të bëjnë sa më shpejt ta marrin vaksinën kundër Covid-19.

 

Shkruan: Mirosllava Burns

 

Festat po afrojnë e bashkë me to edhe planet për udhëtime dhe tubime me dhe jashtë familjeve. Ky Vit i Ri ndryshon nga viti i kaluar për sa i përket shëndetit publik dhe masave parandaluese sociale të zbatuara nga Maqedonia e Veriut, dhe dallimi është i dukshëm – vaksina. Por, pavarësisht se në vend ka filluar vaksinimi, mbulimi me vaksinim ende nuk është në nivelin e dëshiruar prej 80 apo 90 për qind. Prandaj, përfaqësues të Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmërojnë se masat sociale duhet të zbatohen paralelisht me vaksinimin, ato janë pothuajse po aq të rëndësishme sa vaksina në ngadalësimin e rritjes së numrit të të sëmurëve.
Këshilltari teknik i OBSH-së për sigurinë shëndetësore dhe programet e emergjencës, Ihor Perehinets, thotë se masat mund të vonojnë përhapjen e virusit, por jo ta ndalojnë atë krejtësisht.

Masat e shëndetit publik dhe sociale janë masa parandaluese që mund të zbatohen nga individë, shoqëri dhe institucione qeveritare në nivel kombëtar dhe lokal për të reduktuar përhapjen e Covidi-19. Përveç vaksinimit, qeveritë po zbatojnë masa parandaluese. Disa prej tyre janë mbajtja e maskës, ajrosja e ambienteve dhe higjiena e duarve. Qeveritë si masë parandaluese e zbatojnë edhe vaksinimin për të monitoruar dhe kontrolluar përhapjen e virusit. E gjithë kjo bëhet për të rrafshuar kurbën e sëmundjes dhe për të patur ambiente të mjaftueshme spitalore për të trajtuar ata që kanë nevojë për hospitalizim. Zbatimi i këtyre masave na lejon të jemi proaktivë, në vend të reagimit. Masat social dhe të shëndetit publik, të dizajnuara me kujdes, kontrollojnë ndikimin socio-ekonomik të sëmundjes, tha Perehinets këto ditë (09.12.2021) në një konferencë për shtyp online me përfaqësues të OBSH-së për rajonin evropian.

Më pas ai tha se këto masa janë efektive dhe ndihmojnë shumë kur kombinohen me vaksinën.

Vaksinimi është e rëndësishme që pandemia të jetë nën kontroll, por masat janë po aq të rëndësishme. Ne besojmë se nëse këto masa planifikohen, menaxhohen dhe zbatohen me ndihmën e medias dhe publikut, mund të shmangim bllokimet, mund ta menaxhojmë situatën pa pasoja të rënda ekonomike për popullatën. Një vit më parë kishte bllokim të plotë në kontinentin evropian. Gjithçka u ndal. Tani dëgjojmë për pasojat socio-ekonomike të kësaj për familjet, komunitetet dhe vendet. Kjo është arsyeja pse ne themi se nëse mund t’i komunikojmë këto masa te publiku, mund të shmangim bllokimet, sepse këto masa nuk janë ekuivalente me bllokimet (lockdown). Me afrimin e festave, për shembull Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, njerëzit do të duan të udhëtojnë dhe me variantin e ri do të ishte mirë të dinim se si të sillemi dhe çfarë rreziku marrim kur udhëtojmë, kur takojmë njerëz kur mblidhemi në ambiente të mbyllura. Nëse nuk jeni të vaksinuar, mund të vlerësime se si duhet të silleni, tha përfaqësuesi i OBSH-së për rajonin evropian.

 

OBSH EVROPË PËRGATIT DOKUMENT PËR UDHËTIM NDËRKOMBËTAR

OBSH Evropë monitoron masat publike në të gjitha vendet dhe ka një paketë për fushatë ndërkombëtare, me qëllim që autoritetet shtetërore më mirë të komunikojnë me publikun. Ka edhe mjete me të cilat mund të shikoni të gjitha masat në të gjitha vendet e rajonit evropian.

Gjithashtu, OBSH Evropë ka përgatitur një dokument për udhëtimet ndërkombëtare në kontekst të Covid-19.

Gjatë festave mund të udhëtoni, por mbani maska, siguroni certifikatë vaksinimi dhe kontrolloni kërkesat e vendit ku po udhëtoni, sepse ato janë të ndryshme në çdo vend. Aktualisht, sipas dokumentit të OBSH-së, 50 vende në rajonin evropian përdorin certifikatë vaksinimi si kërkesë për udhëtime ndërkombëtare. Tridhjetë vende kanë gjithashtu masa shtesë në lidhje me udhëtimin, siç janë kërkesa për testim dhe karantinë për disa udhëtarë të huaj. Përveç këtyre masave, disa vende, në aeroportit ndonjëherë zbatojnë test PCR ose kërkesë për test të shpejtë, dhe vetëm disa e pranojnë testin serologjik. Që nga 4 gushti 2021, 54 vende kërkojnë test PCR, 22 pranojnë testet e shpejta antigjene. Në mënyrë shtesë, në disa aeroporte mund t’i nënshtroheni testimit. Në fillim, disa vende kërkuan karantinë për të gjithë udhëtarët ndërkombëtarë, më pas ndryshuan politikat dhe kërkuan karantinë për pasagjerët vetëm nga disa rajone të përcaktuara si zona me rrezik të lartë.

 

CDC SHPALLI REKOMANDIME PËR FESTIM TË SIGURT TË FESTAVE

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka lëshuar rekomandime se si të mbrohen qytetarët dhe si të festohen festat në mënyrë të sigurt. Rekomandimet thonë që vaksina të merret sa më shpejt.

Merrni vaksinën kundër Covid-19 sa më shpejt të jetë e mundur

Mbani maskë që mbulon hundën dhe gojën.

Qëndroni një metër e gjysmë larg të tjerëve.

Shmangni turmat dhe hapësirat e mbyllura me ajrim të dobët.

Testohuni për të parandaluar përhapjen e virusit te njerëzit e tjerë.

Lani duart shpesh me sapun dhe ujë.

Përdorni dezinfektues nëse sapuni dhe uji nuk janë të disponueshëm për momentin, thuhet në rekomandime.

Në përgjithësi, për t’i bërë pushimet më të sigurta, CDC rekomandon që të mbroni ata që nuk janë vaksinuar ende, si fëmijët e vegjël. Maskat duhet të jenë të vendosura në fytyrë, duke mbuluar hundën dhe gojën, veçanërisht kur jeni brenda dhe nuk jeni të vaksinuar. Edhe ata që janë vaksinuar duhet të mbajnë maskë në ambiente të mbyllura, veçanërisht në komunitetet me transmetim të lartë.

Hapësira e jashtme është më e sigurt se ajo e brendshme për sa i përket transmetimit. Nëse jeni të sëmurë ose keni simptoma, mos shkoni në festa. Testohuni në një farmaci për të kontrolluar nëse jeni pozitiv përpara se të shkoni në ndonjë festë. Testi pozitiv do të thotë që ju keni infeksion dhe nuk duhet të merrni pjesë në ngjarje ambiente të mbyllura, për të zvogëluar rrezikun e infektimit të dikujt tjetër. Rezultati negativ i testit nga një farmaci, do të thotë se mund të mos keni infeksion. Nëse e përsëritni testin brenda 24 orëve, mund të jeni më të sigurt se nuk jeni të infektuar, thuhet në rekomandimet e përgjithshme të CDC.

Nëse planifikoni të udhëtoni gjatë festave, Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandon që ta shtyni udhëtimin nëse nuk jeni plotësisht të vaksinuar. Mbani maskë në automjet dhe ndiqni rekomandimet ndërkombëtare të udhëtimit, thuhet në deklaratë.

Masat parandaluese individuale duhet të rriten, veçanërisht nëse në tubim ka njerëz nga disa familje të ndryshme. Atëherë rekomandohet testimi para pranisë dhe mbajtja e maskave. Në veçanti, kjo do të mbronte njerëzit që kanë kushte të rënda mjekësore, ose që marrin ilaçe që dobësojnë sistemin e tyre imunitar.

Nëse punojmë së bashku, mund të kemi pushime më të sigurta, të udhëtojmë dhe të mbrojmë shëndetin tonë, si dhe shëndetin e familjes dhe miqve tanë, apelon CDC.

Shtetet amerikane tashmë po shpallin rekomandime të veçanta për secilin vend veç e veç për udhëtime dhe pushime të sigurta. Për shembull, rekomandimet e Utah mund t’i shihni në këtë link.

Në përgjithësi rekomandohet që të ketë më pak të ftuar, distancë në ambiente, mbajtje e maskës, marrjen e të dhënave të të ftuarve në rast se duhet t’i kontaktoni më vonë nëse dikush shfaq simptoma, mos shërbimi i ushqimit me vetëshërbim dhe larja e duarve rregullisht. Tubimet dhe udhëtimet nuk janë të ndaluara, por nëse disa rregulla të përgjithshme të sjelljes, distancës dhe nëse zgjasin shumë dhe janë me numër të madh njerëzish, këto tubime paraqesin rrezik më të madh të transmetimit të Covid-19.

 

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Projektit për përballim të shpejtë të dezinformatave rreth vaksinimit, të zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Ky artikull fillimisht është botuar në Vërtetmatës, ndërsa është mundësuar me mbështetjen e Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Marshall Gjerman të SHBA-ve (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorfozis, FBD-së ose bashkëpunëtorëve të tyre.


 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari