Fermerët këtë vit pritet të marrin “naftë të gjelbër”
“NAFTA E GJELBËR” – KARBURANT MË TË LIRË PËR FERMERËT
Do të subvencionojmë naftën për makinerinë e fermerëve. Këtë di të mundësojmë përmes uljes së vajit të akcizës për mekanizmin e fermerëve për 50 përqind. Sasia e naftës së subvencionuar do të varet prej madhësisë së fermave me çka do të parandalohen edhe keqpërdorimet e mundshme.
[Burime: LSDM për zgjedhje parlamentare 2016 – “Plani për jetë”: Masa sociale për bujqit, faqe 90]
ARSYETIM:
Ky premtim i LSDM-së i dhënë gjatë kohës së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2016, është duke u realizuar dhe sipas njoftimeve të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujësjellësit (MPBU), bujqit prej muajit maj të këtij viti do të mund të aplikojnë për “naftë të gjelbër”. Me masën “nafta e gjelbër” pritet që të zbutet sulmi ndaj bujqve pas rritjes së akcizës për naftë e cila hyri në fuqi në fillim të muajit, ndërsa u njoftua me miratimin e Buxhetit të këtij viti. Prej Ministrisë së Bujqësisë vitin e kaluar informuan se ka para për realizimin e kësaj mase gjatë vitit 2018.
Në fillim të këtij vitit Regjistri kombëtar elektronike i procesverbaleve (RKEP), publikoi informacion për fillimin e procesit për përgatitjen e Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural.
Në seancën qeveritare të 15 nëntorit të vitit të kaluar, është arritur godi për ndryshim të Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural që të mund të vendoset baza ligjore për naftën e gjelbër. Informacion për këtë e ka prezantuar, edhe zëdhënësja e Ministrisë së bujqësisë, Sonja Jankovska, në brifingun për gazetarë në Qeveri në të cilin u fol për masat në bujqësi që ka miratuar Qeveria.
Realizimi i masës për të ashtuquajturën nafta e gjelbër do të zbatohet përmes ndryshimeve të Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural. Në Qeveria ka konsensus për bartjen e kësaj mase, e cila është premtuar edhe në Programin e Qeverisë. Në buxhetin e MBPU ka para për realizimin e prokurim publik të mekanizmit bujqësor dhe Qeveria do të realizojë këtë mas për tërë vitin 2018. Tani është duke përfunduar analiza për shpenzime për çdo kulturë bujqësore, për atë se të njëjtat dallojnë prej njërës fermë bujqësore me tjetrën. Kjo masë është shumë e rëndësishme për bujqit, për atë se do të sjell ulje të shpenzimeve në prodhimtarin bujqësore. (Faktor, informacioni prej konferencë së 16 nëntorit 2017)
Se janë bërë analizat e nevojshme për përgatitjen e ndryshimeve të Ligjit vërtetoi edhe ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ujësjellësit, Ljupço Nikollovski në deklaratën e 25 nëntorit të vitit 2017.
Të gjithë analizat të cilat duhet të bëheshin këto muaj, Ministria i ka bërë edhe për naftën e gjelbër, si dhe lirimin prej tatimit personal deri në një milion denarë përmes sistemit të ri të Drejtorisë për të Hyrat Publike, më hollësisht do të definohen në ditët në vazhdim, si një prej përfitimeve dhe prej premtimeve të përfshirë në programin e Qeverisë së re reformuese dhe demokratike (Libertas 25 nëntor 2017)
Ndryshimet e Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural, sipas planeve qeveritare, duhet të kalojnë në seancën qeveritare deri në fund të janarit me çka hynë në procedurat e Kuvendit. Pas miratimit të ndryshimeve do të krijohen kushte që bujqit të aplikojnë në Programet për subvencionin, gjegjësisht deri me 15 maj të vitit 2018, prandaj, premtimi në këtë moment merr vlerësimin “duke u realizuar”.
BURIME:
- СДСМ програма за парламентарни избори 2016 –„План за живот“ страна 90 (Социјални мерки за земјоделците) [Пристапено на 23.01.2018]
- ЕНЕР (02.01.2018): Известување за почеток на процесот за подготовка на Закон за изменување и дополнување на Законот за земјоделство и рурален развој [Пристапено на 23.01.2018]
- Либертас (25.11.201‘): Николовски: Зелена нафта од идната година, анализите направени [Пристапено на 23.01.2018]
- Фактор (16.11.2017): Владата донесе пакет одлуки за секторот земјоделство [Пристапено на 23.01.2018]
Vlerësoi: Rada Isovska – Manevska
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari