Fëmijët nga Hipodromi ende e presin shkollën e re
Projekt: Ndërtim i objektit të ri shkollor në SHF “Vera Jociq” në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Vlera: 90 milion denar: (Afati: qershor 2016)
ARSYETIM:
Ky projekt është paralajmëruar në programin zgjedhor të kryetarit të komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski në zgjedhjet lokale 2013-2017 në komunën e Gazi Babës.
Ndërtimin i objektit të ri shkollor në SHF “Vera Jociq”, kryetari i komunës Trajkovski e paralajmëroi në fillim të garës së tij zgjedhore për mandat të dytë në një intervistë për televizionin Telma. Lajmi për intervistën e realizuar dhe për projektin e paralajmëruar u publikua në faqen zyrtare të kryetarit të komunës së Gazi babës në facebook.
Gjithashtu, Toni Trajkovski prezantoi një pjesë nga programi zgjedhor 2013-2017, ku i theksoi projektet më të mëdha të cilat do të realizohen gjatë katër viteve të ardhshme:
-Ndërtim i ndërtesës së re të komunës:
-Ndërtim i një objektit të ri shkollon në SHF “Vera Jociq” në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës:
Me 23.11.2014, një pjesë e mediumeve, duke u thirr në një deklaratë të kryetarit të komunës Toni Trajkovski, raportuan që objekti i ri shkollor në SHF “Vera Jociq” do të ndërtohet me donacion të Qeverisë kineze dhe do të jetë me dy kate, me kapacitet për 500 nxënës, të cilët do të ndiqnin mësimin në dy ndërrime.
Projektin e udhëheq sektori për çështje evropiane. Nga RP e Kinës, të cilët erdhën me një ekip profesionist dhe e inspektuan shkollën. Për herë të fundit u takuam para pesë muajsh me inxhinierët e tyre në kabinetin tim. Është përgatitur projekti, është inspektuar edhe toka- deklaroi Trajkovski.
Në fillim të vitit shkollor 2015, portali Faktor, raportoi që premtimi për shkollë të re në Hipodrom ka ngelur i parealizuar. Portali thirret në reagime të prindërve të fëmijëve të cilëve mësojnë në “Vera Jociq”.
Në fillim të vitit të ri shkollor ende është e paqartë nëse nxënësit do të shkojnë në shkollë. Një pjesë e prindërve paralajmëruan që sot do të organizojnë takim protestues në oborrin e shkollës dhe do të mbledhin nënshkrime që të mos i lëshojnë fëmijët në orën e parë mësimore, sepse ata me vite mësojnë në shkollë të vjetër dhe të harxhuar, në të cilën sipas tyre, nuk ka siguri të mjaftueshme të realizohet procesi mësimor.
Me 17.05.2016, kryetari i komunës ka qenë në vizitë në lagjen Hipodrom, me ç’rast i ka informuar qytetarët që ka vonesa në ndërtimin e shkollës.
Tema kryesori ishte ndërtimi i shkollës fillore, për të cilën kryetari i komunës theksoi që vonesa e ndërtimit vjen nga ana e kinezëve dhe problemet janë standardet e ndryshe të cilat përdoren gjatë ndërtimit, dhe shtoi që nëse kinezët nuk fillojnë së shpejti me ndërtimin e shkollës, Qeveria do të marr përsipër ndërtimin e shkollës fillore në këtë lagje.
Duke e pas parasysh gjithë këtë, si dhe afatin e përcaktuar në programin zgjedhor, mund të nxjerrim përfundimin që ky premton i Trajkovksit,nuk është realizuar.
BURIME:
- Изборна програма на ВМРО-ДПМНЕ за локалните избори 2013-2017 година – Нови дела за нов напредок, нови дела за подобра општина Гази Баба (стр.11) [Пристапено: 08.06.2016]
- Официјална Фејсбук страна на градоначалникот на Гази Баба, Тони Трајковски [Пристапено: 08.06.2016]
- Дневник (23.11.2014) Кинезите ќе го градат и ОУ Вера Јоциќ во населбата Хиподром [Пристапено: 08.06.2016]
- Фактор (01.09.2015) Празни ветувања за Хиподром: Нова учебна година во старо руинирано училиште [Пристапено: 08.06.2016]
- Хиподром.мк (17.05.2016) Градоначалникот на Гази Баба во посета на н. Хиподром [Пристапено: 08.06.2016]
Vlerësuar nga: Ana Anastasovska
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari