Fëmijët e Dojranit bëhen me kopsht të ri

Kopshti Kokiçe në Dojran Foto; Faqja zyrtare në Facebook e kryetarit të komunës së Dojranit.

 

 

 Hapja e kopshtit për fëmijë në Dojranin e Ri. Me qëllim të ngritjes së shkallës së mbrojtjes së fëmijëve dhe përfshirjes së përgjithshme të fëmijëve në procesin e socializimit, parashihet hapja e kopshtit për fëmijë në Dojranin e Ri. (Afati: viti 2014)

 

ARSYETIM:

Premtimi për hapjen e kopshtit të ri në Dojranin e ri është premtim i realizuar i kryetarit të komunës së Dojranit, Borçe Stamov. Ky projekt është vendosur në programin e tij parazgjedhor në zgjedhjet lokale të vitit 2013-2017, i titulluar si “Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për një Dojran më të mirë!” (faqe 53)

Realizimi i premtimit për kopshtin e ri në Dojran, përndryshe, është pjesë e projektit të qeverisë për hapjen e 14 kopshteve në të gjithë shtetin. Në gusht të vitit 2013 mediumet transmetuan informacionin e Qeverisë se:

… deri në fund t vitit 2014 do të hapen 114 kopshte të reja në vend.

Kopshtet planifikohen në Dojran, Vasilevë, Saraj, Karabinci, Krivogashtani, Demir Kapi, Vinicë, Gjorçe Petrov, Dibër, Koçan, Bosilovë dhe dy në Kisella Vodë në Shkup. 

Me 27.03.2014, ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov, publikoi se janë në fazën përfundimtare kopshtet e fëmijëve në Komunat Dojran, Vasilevë dhe në Mogorçe të Dibrës.

Me 12.11.2014, mediumet transmetuan lajmin se është hap kopshti i ri në Dojran.

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Dime Spasov dhe kryetari i Komunës së Dojranit, Borçe Stamov hapën institucionin publik komunal për fëmijë – kopshtin e fëmijëve “Kokiçe” në Dojran. 

Lajmi u transmetua edhe zyrtarisht.

Kopshti i fëmijëve “Kokiçe” në Dojranin e Ri është i pajisur me rekuizita më bashkëkohore, krevate, lojëra, tavolina dhe karrige dhe gjithçka çka është e nevojshme që fëmijët të argëtohen dhe të kenë  kujdes të përshtatshëm.

Duke pasur parasysh gjithë këtë, mund që të arrihet në përfundim se premtimi për hapjen e kopshtit të ri në Dojran, është reazliuar. 

 

BURIME:

Vlerësoi: Ana Anastasovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.