Favorizim dhe diskreditim i subjekteve politike

 

 

Shkruan: Zhaklina Cvetkovska

Favorizimi i një subjekti politik dhe diskreditimi i një tjetri dominon në tekstet që kemi recenzuar, të publikuar në portalin centar.mk, më datë 08.07.2020, pothuajse në të njëjtën kohë dhe pothuajse me përmbajtje identike.

Tekstet me titull „LSDM-ja me zgjidhje për të ardhmen, VMRO-DPMNE-ja me program të përshkruar“ dhe „ LSDM-ja në fushatë për një të ardhme të ndritur, VMRO-DPMNE-ja me gojën plot me urrejtje“, ngjasojnë me retorikën e zakonshme të përfaqësuesve politik të partive politike gjatë tubimeve parazgjedhore, me lëvdata për sukseset e personale dhe me kritika për kundërshtarin politik, që nuk paraqet një shembull për raportim të balancuar dhe objektiv.

Në tekstet e lartëpërmendura, me të cilat bëhet retrospektivë e fushatës parazgjedhore, autori/rët e ngre/jnë lartë LSDM-ë, ndërkohë që nënvlerësohet kundërshtari i saj politik, VMRO-DPMNE-ja, mbi bazë të një interpretimi subjektiv dhe argumentimi të njëanshëm.

Nëse votuesit i ndjekin prezantimet publike të liderëve dhe bartësve të listave në të gjashtë njësitë, dhe nëse vendimin e marrin mbi bazë të tyre, atëherë do e kishin të lehtë të vendosin, përfundon autori në një nga tekstet  dhe në vazhdim rëndit komente pozitive për LSDM-në, ndëkohë që i kritikon prezantimet e VMRO-DPMNE-së.

 

Në një tentativë për t’i imponuar një mendim publikut, shpalosen qëndrime personale dhe në mënyrë të hapur bëhet tifozllëk për një opsion politik, me çka bëhet një shkelje e rëndë e parimeve etike të gazetarisë, e sidomos  nenit 14 të Kodit Etik të gazetarisë në të cilin është theksuar se gazetari patjetër duhet të sigurojë distancë profesionale nga subjektet politike.

Përfundimet e njëanshme janë të pranishme në të dy publikimet, ndërsa gazetari/rët nuk ka/në siguruar prezantim të balancuar të subjekteve politike. Në kontekst pozitiv janë numëruar arritje, zgjidhje dhe projekte konkrete që janë pjesë e programit të LSDM-së, por autori nuk e ka parë si të arsyeshme që publikut t’ia prezantojë së paku një projekt ose masë të paralajmëruar nga programi i VMRO-DPMNE-së. Tekstet nuk janë mbështetur me as edhe një burim të vetëm, fakt apo link që të lidh me ndonjë event të përfaqësuesve partiak, me çka do vërtetoheshte se përfundimet e nxjerra janë të sakta dhe të besueshme.

Narrativi negativ ndaj opozitës është i theksuar në të dy tekstet, me parashikim subjektiv se „nuk ka për të dalë mirë në zgjedhje“, përkundër ngritjes së partisë në pushtet.

Të pranishme janë edhe argumente që përsëriten në tentativë për ta përforcuar efektin e mesazheve të njëanshme politike që të rritet ose zvogëlohet besimi ndaj një opsioni të caktuar politik, që është në kundërshtim me profesionin e gazetarisë detyra themelore e të cilit është të informojë drejtë për temat që janë me interes publik.

Autori ose autorët e teksteve shpalosin edhe pretendime se anketat tregojnë që „LSDM-ja është para“, pa theksuar ndonjë burim relevant ose anketim konkret me rezultate, me të cilat do e vërtetonin këtë fakt, sidomos për shkakun se ditëve të fundit u publikuan një numër më i madh i i anketimeve me rezultate të ndryshme, që shkaktuan polemika në publik. Gazetari ka për detyrë ta tregojë burimin e informacionit, ashtu edhe siç thuhet në nenin 4 të Kodit Etik të gazetarisë.

Analiza e fushatës politike, që është objekt i analizës në tekste, është pa kritikë të argumentuar, prandaj tekstet më shumë ngjasojnë në pamflete me pretendime të kota, se sa një produkt serioz gazetaresk.

Gazetari ka të drejtë t’i kritikojë dhe analizojë fushatat politike, por vetëm nëse bazohet në një elaborim objektiv dhe të argumentuar mirë të proceseve politike, pa konkluzione të paragjykuara politikisht dhe pretendime tendencioze. Kritika nuk do të thotë të anosh kah një parti politike, por nënkupton një analizë të thellë të temës që trajtohet dhe tezave që parashtrohen.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Овој напис е изработен во рамките на Проектот за зголемување на отчетноста и одговорноста на политичарите и партиите пред граѓаните, Вистиномер, имплементиран од Метаморфозис. Написот e овозможен со поддршка на американската непрофитна фондација (NED - National Endowment for Democracy). Содржината на рецензијата е одговорност на авторот и не ги одразува ставовите на Метаморфозис и National Endowment for Democracy или нивните партнери.