Faktoje: Nuk është përmbushur premtimi për ndërtimin e parkut në deponinë Proto Romano në Durrës, Rama me afat të ri

 

Vendgrumbullimi i mbetjeve Porto Romano në Durrës duhej të ishte mbyllur në vjeshtë të vitit 2018 dhe të fillonin punët ndërtuese të parkut të gjelbër, sipas afatit të premtuar nga kryeministri Rama. Por, shërbimi shqiptar për verifikimin e fakteve Faktoje konstatoi se deri në fillim të këtij viti, Porto Romani është përplot me mbeturina të cilat ndotin gjithë hapësirën.

Më saktë, në qershor të vitit 2018, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi se vendgrumbullimi i mbetjeve në Porto Romano, Durrës, do të shndërrohet në park të gjelbër në afat prej 18 muajsh.
Përgjatë vitit 2019, i premtuar si vitit kur do të mbyllet kjo deponi, nuk ka ndryshuar asgjë në Porto Romano. Mbetjet e qyteti të Durrësit vazhdojnë të grumbullohen aty. Pas tërmetit të 26 nëntorit Rama dha edhe një premtim, për transformimin e këtij vendgrumbullimi në “Eko park” deri me 1 qershor të vitit 2021. Me këto informacione, “Faktoje” konstatoi se ky premtim është  i parealizuar, ndërsa premtoi edhe ndjekje të afatit të ri për realizim të premtimit, gjegjësisht të shndërrimit të deponisë në Durrës në Eko park.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .