Faktoje: Në Shqipëri nuk ka 5 përqindje rritje ekonomike në vitin 2019

 

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, pasi fitoi mandatin e dytë, siguroi se vendi do të ketë rritje ekonomike prej 5 përqind, më saktë, para dy vitesh Rama premtoi se në vitin 2019, rritja e ekonomisë në Shqipëri do të jetë mbi 5%.

Pothuajse dy vite që nga ky premtim, shërbimi shqiptar për verifikimin e fakteve “Faktoje” zbulon se Qeveria e Ramës nuk ka arritur të përmbush premtimin.

Të dhënat nga Instituti për statistika (INSTAT) tregon rritje ekonomie jo më tepër se 2,77% për një periudhë 9 mujore në vitin 2019, përderisa të dhënat për 3 muajt e fundit nuk janë publikuar. Nga ana tjetër, për vitin 2018, sipas “Faktoje”, Shqipëria u radhit e treta në rajon sa i përket rritjes ekonomike, pas Malit të Zi dhe Serbisë, e ndjekur nga Kosova dhe Maqedonia.

Qeveria publikoi se ky ngadalësim i rritjes ekonomike në vitin 2019 ka të bëj me shumë faktor, siç është prodhimi negativ i energjisë elektrike në tre mujorin e parë ose faktorët e përkohshëm, siç është mbyllja e bastoreve dhe lojërave të fatit (me ligjin e ri) dhe ndërprerja e projektit TAP.

Me këtë përfundime, “Faktoje” këtë premtim të Rama-së e vlerësoi si të parealizuar.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.