Faktoje: Ministrja shqiptare e Arsimit shkel afatin për ndërtimin e shtëpisë së studentëve
Në “Paktin për Universitetin”, që u realizua pas protestave studentore në Tiranë në vitin 2018, Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini, mes tjerash, premtoi rikonstruktim të konvikteve në Shkodër, Korçë dhe Vlorë dhe vendosjen e më tepër se 500 studentëve deri në dhjetor të vitit 2019.
“Faktoje” verifikoi këtë premtim të ministres Shahini dhe gjatë dhjetorit (2019) dhe në janar (2020) vlerësoi zhvillimin e punëve në shtëpitë e studentëve në Korçë, Shkodër dhe Vlorë dhe konstatoi se rikonstruktimi i konvikteve është duke përfunduar.
Përsëri, afati fundit për përfundimin e konviktit dhe vendosja e studentëve ka qenë dhjetori, por edhe pse kanë kaluar dy javët e para të muajit janar, studentët akoma nuk janë shpërngulur në shtëpitë studentore. Duke pasur parasysh këtë fakt, “Faktoje” premtimin e ministres Shahini e vlerësoi si të parealizuar.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari