Turizim në Shqipërinë jugore këtë vit ballafaqohet me vështirësi pas pandemisë që goditi Shqipërinë dhe gjithë vendet tjera.

Ministri për rikonstruktim, Arben Ahmetaj në emision “Opinion“, shprehi optimizëm për rikuperimin e sektorit turistik të vitit 2020, duke garantuar se është e pamundur që të rezervohet qëndrimi në hotel në jug të Shqipërisë për shkak se hotelet janë të mbushura.

Shërbimi shqiptar për verifikimin e fakteve “Faktoje” kontaktoi disa hotele dhe zbuloi se janë të dëshpëruar për rezervime dhe se nuk janë të mbushur. 

Turizimi është një prej sektorëve më të dëmtuar nga situata që kirjoi virusit korona jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën. Këtë vit bregdeti shqiptarët, për shkak të mbylljes së kufijve, pritet të vizitohet vetëm prej vizitorëve lokal.

“Faktoje”, publikoi disa qëndrime për dëmet ekonomike e turizmit për shkak të pandemisë. Pjesa më e madhe e tyre kanë pësuar humbje dhe kanë rrezikojnë falimentimin për shkak se nuk kanë rezervime sikurse vitet e kaluara.`

Duke pasur parasysh gjithë këtë “Faktoje” deklaratën e Ahmetaj e vlerësoi si të pavërtetë.