“EU vs Disinfo”: Si Kremlini fabrikon arsyet për pushtimin e Ukrainës

Илустрација: EUvsDisinfo

“EU vs Disinfo”, shërbimi BE-së për luftë kundër dezinformimit dhe manipulimit që plasohen nga Moska zyrtare dhe agjentët e saj, ka publikuar një analizë të re të narrativave mbizotëruese të dezinformatave në lidhje me Ukrainën, të cilën po e transmetojmë të plotë.

 

Në mes të përshkallëzimit ushtarak përgjatë kufijve të Ukrainës, mediat e kontrolluara nga Rusia vazhdojnë të kultivojnë narrativa dezinformative për krime kërcënuese ose krime që tashmë po kryhen kundër popullsisë së Donbasit. Kjo, padyshim, bëhet për të ndërtuar rast për luftë, “arsye” pushtimi dhe për të mbajtur vazhdimisht të hapur mundësinë e një agresioni të ri, të drejtpërdrejtë ushtarak kundër Ukrainës, shkruan “BE vs Disinfo”.

Pretendimet e rreme që akuzojnë Kievin zyrtar për “krime dhe hakmarrje” në Donbas janë raportuar rregullisht në mediat e lidhura me Kremlinin prej vitesh. “Mediumet” dezinformuese, duke përfshirë ato që u zbuluan se janë të lidhura me shërbimet e inteligjencës ruse, kanë akuzuar Ukrainën për “spastrim etnik” dhe gjenocid në të kaluarën. Kështu ndodhi në 2014, 2015, 2016, 2017, 2018, 2019, 2020, 2021.

Të gjitha këto mashtrime riciklohen nga nivelet më të larta të Kremlinit.

Më poshtë është një përmbledhje e disa prej narrativave dezinformuese më të përmendura lidhur me Kremlinin që po përdoren ose mund të përdoren si justifikim për përshkallëzimin e mëtejshëm nga agresioni ushtarak kundër Ukrainës.

Mit: “Forcat ukrainase në çdo moment do të nisin ofensivë të madhe në Donbas”

Fakt: Fakt: Ukraina vlerëson jetën e çdo qytetari dhe nuk planifikon asnjë veprim agresiv – mesazhi i Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës nuk mund të ishte më i qartë se ky.

“Ushtria ukrainase nuk po planifikon asnjë ofensivë dhe nuk përdor armë që mund të rrezikojnë civilët. Të gjitha aktivitetet në territorin e Operacionit të Forcave të Bashkuara janë të natyrës mbrojtëse”.

Mediat shtetërore ruse kanë shtuar akuzat kundër Ukrainës për ofensivë të fshehtë. Kjo arriti kulmin me video mesazhe të sinkronizuara dhe pothuajse identike (që supozohet se janë regjistruar 2 ditë më parë) nga udhëheqësit militantë të mbështetur nga Rusia në të ashtuquajturat DNR dhe LNR. Këto mesazhe përmbanin thirrje për evakuim masiv (në fakt: zhvendosje e urdhëruar) nga ana e Rusisë. Duke përdorur termin “evakuim”, militantët vendas po përpiqen t’i paraqesin aktivitetet e tyre si humanitare dhe në fakt termi i referohet evakuimit të civilëve nga shtëpitë dhe jeta e tyre e përditshme. Pretendimi i mediave shtetërore ruse se 700 mijë persona janë duke u evakuuar, sugjeron përpjekje për të marrë përgjegjësinë për mbrojtje si reflektim i luftës në Kosovë.

Ku e kemi parë këtë më herët? Për vite me radhë, mediat pranë Kremlinit janë vërshuar me akuza për plane sulmuese të Kievit kundër Donbass, duke e portretizuar Ukrainën si agresore të paskrupullt. Shembuj të kësaj i gjeni këtu. Në të njëjtën kohë, media pranë Kremlinit mohojnë se është bombarduar kopsht fëmijësh në territorin e kontrolluar nga Ukraina.

Një plan i supozuar për ofensivë ushtarake ukrainase u transmetua në kanalin televiziv Perviy, i kontrolluar nga shteti rus. Foto: Shkëputje nga video, 17 shkurt 2022

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Mit: “Ukraina planifikon të kryejë sulm terrorist në Donbas ose Rusi (me viktima të shumta civile)”
Fakt: Ky dhe pretendime të ngjashme janë ndër narrativat e rreme që akuzojnë Ukrainën ose për përgatitjen ose kryerjen e sulmeve të dhunshme (“terroriste”). Shembujt më të ri përfshijnë pretendime për plane për të hedhur në erë objekte të rrezikshme industriale, ndërtesa administrative në Donetsk, ose akuza për “mercenarët polakë”. Më shumë detaje në lidhje me këtë mund të gjenden në DFR Lab.

Konstante në të gjitha pretendimet e tilla të ndryshme është mungesa e vazhdueshme e ndonjë prove të besueshme. Asnjë vëzhgues i pavarur nuk i ka konfirmuar pretendimet e tilla. Asnjë dëshmitar i besueshëm nuk ka bërë pretendime të tilla. Në këtë përfshihet edhe narrativi i transmetuar nga shumë media, për kinse shpërthimin e një makine në Donetsk më 18 shkurt 2022, ku shihet një reporter i një televizioni rus të kontrolluar nga shteti që qëndron pranë një makine të dëmtuar dhe nuk shihet asnjë aktivitet i besueshëm forenzik. Edhe për tregimin e ngjashëm – për eksplodimin e cisternave të hedhura nuk ka asnjë dokumentacion.

Qeveria ukrainase mohon kategorikisht pretendimet e tilla dezinformuese.

Pretendimet e mediumeve të afërta me Kremlinin, për kinse sulm terrorist nga Ukraina janë intensifikuar pas raportimeve të mediave ndërkombëtare, të bazuara në informacionet publike të inteligjencës që sugjerojnë se Rusia mund të nisë sulm të rremë terrorist për të justifikuar pushtimin ushtarak të Ukrainës.

Ku e kemi parë këtë më herët? Rusia ka akuzuar Ukrainën për “sulme terroriste” në të kaluarën (shih në vitin 2016), ndërsa mediat afër Kremlinit pretendojnë se Ukraina udhëhiqet nga “junta terroriste” dhe se “trajnon terroristë” për operacione në Evropë dhe në Lindjen e Mesme. Por, nuk ka asnjë provë për të mbështetur pretendime të tilla.

Mit: “Ukraina po kryen gjenocid kundër popullsisë rusishtfolëse në Lindje”.
Fakt: Duke akuzuar qeverinë ukrainase për krimet më vdekjeprurëse kundër njerëzimit, Kremlini jo vetëm që po përpiqet të portretizojë Kievin zyrtar si kriminelin më të keq, por edhe keqpërdor termin e përcaktuar qartë në Konventën e OKB-së për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Gjenocidit, miratuar në vitin 1948.

Akuza të tilla u ekspozuan qartë, ndër të tjera, edhe nga mediat e pavarura ruse. Asnjë nga raportet e shumta mbi situatën e të drejtave të njeriut në Ukrainë që publikohen rregullisht nga Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe Misioni i Posaçëm Monitorues i OSBE-së nuk i afrohet përmendjes së gjenocidit në Ukrainë.

Ku e kemi parë këtë më herët? Me kalimin e viteve, mediat pranë Kremlinit kanë përdorur në mënyrë arbitrare fjalën “gjenocid” për të përshkruar gjëra që nuk kanë të bëjnë fare me shkeljet e të drejtave të njeriut, duke dëmtuar kështu këtë term të së drejtës ndërkombëtare. Shembuj të kësaj janë gjenocidi i “ujit” dhe “vizave” në Krime dhe “gjenocidi” i ukrainasve për shkak të refuzimit për të blerë vaksinën Sputnik V.

Mit: “Ukraina do të përdorë armë kimike dhe armë të tjera të ndaluara kundër civilëve në Donbas. SHBA planifikon “sulm të maskuar” me armë kimike në Donbas.
Fakt: Ukraina nuk ka prodhuar, ruajtur apo përdorur kurrë armë kimike. Shtetet e Bashkuara janë gjithashtu nënshkruese të Konventës për Armët Kimike dhe nuk përdorin armë kimike.
Mediat pranë Kremlinit kanë akuzuar ushtrinë ukrainase për përdorimin e municioneve me fosfor të bardhë, që janë të ndaluara nga Konventat e Gjenevës, ndërsa kanalet Telegram që lidhen me shërbimet sekrete të Rusisë kanë përhapur zëra për bomba radioaktive nga prodhimi vendor. Narrativa të tilla të rreme përhapen për të mbjellë frikë dhe për të vepruar si “ndërprerës emocionalë”, duke poshtëruar forcat e armatosura ukrainase.

Ku e kemi parë këtë më herët? Mediat pranë Kremlinit kanë një histori të gjatë të shtrembërimit të fakteve rreth armëve kimike, duke përfshirë mohimin e sulmeve me armë kimike nga regjimi sirian. Mediat pranë Kremlinit shërbyen gjithashtu si instrumente për të errësuar faktet e vrasjes së Alexei Navalny dhe Salisbury, në të cilat Rusia në fakt përdori armë kimike.

Mit: “Ushtria ukrainase kryen krime në Donbas”
Fakt: Pretendimet për të ashtuquajturat krime në Donbas janë të tmerrshme dhe nganjëherë plotësohen me imazhe të tmerrshme nga stacionet kryesore televizive ruse. Megjithatë, atyre u mungojnë në masë të madhe detajet e besueshme. Me kufizime të vazhdueshme në lëvizjen e Misionit të Posaçëm Monitorues të OSBE-së, nuk ka asnjë mundësi që vëzhguesit e pavarur të hetojnë pretendime të tilla.

Ku e kemi parë këtë më herët? Mediat pranë Kremlinit përdorin mesazhe shumë emocionale dhe të fabrikuara për të ngjallur urrejtje dhe frikë tek ukrainasit, veçanërisht në audiencën vendase ruse. Pas fabrikimit të famshëm të “djaloshit të kryqëzuar” që e hodhët mediat pranë Kremlinit në vitin 2014, pati akuza të çmendura se forcat e armatosura ukrainase organizuan “safari njerëzor” në të cilin perëndimorët e pasur mund të “blinin të drejtën” për të vrarë civilë në Donbas (2018). Pretendime të ngjashme për “snajper safari” u shfaqën këtë muaj. Në pranverën e vitit 2021, mediat shtetërore ruse plasuan historinë e një djali 4-vjeçar në Donbas, i cili sipas pretendimeve, u vra nga një dron ukrainas. Sipas të gjitha raportimeve, ky shkak i vdekjes është trillim. Mesazhe të tilla dezinformative janë të lidhura ngushtë me narrativën dezinformuese të spikatur për “Ukrainën naziste“, “ushqyer” si nga figurat e medias ruse ashtu edhe nga zyrtarët rusë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.