Është vërtetuar se fqinjët e Maqedonisë nuk kanë pasur të drejtë të ndalojnë Gruevskin

Рената Дескоска. Фото: Министерство за правда/вебсајт

 

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, në konteks të kërkesave të Maqedonisë për ekstradim të të akuzuarve dhe të gjykuarve në lëndët të cilat i udhëheq PSP, dha deklaratë të vërtetë për ish kryeministrin Nikolla Gruevski: 

Deklarata: Si avokat mund të them se çdo institucion vepron mbi baza të akteve të caktuara ligjore dhe të mekanizmave që funksionojnë. Nëse nuk ka pasur. Nëse në atë moment nuk ka pasur urdhër arresti ndërkombëtare, siç e dim se nuk ka pasur, atëherë ato shtete nuk kanë pasur detyrim që të veprojnë 

[Burimi: Netpres– Deskoska: Shtete fqinje nuk kanë…, data: 17.12.2018]

 

ARSYETIM:

Deskoksa vërtetoi atë që në shumë raste e thonin politikanët dhe personat zyrtarë nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia, por edhe opinioni në vend – e ish-kryeministri në arrati, Nikolla Grievski nuk ka pasur arrest ndërkombëtar dhe se kjo është arsyeja bazë që ato vende nuk kanë pasur të drejtë për ndalim.

Të rikujtojmë, Nikolla Gruevski ka pasur një aktvendim për dënim me burg për dy vite, për shkak të procesit gjyqësor në rastin “Tenk” (Mercedesi i blerë nga MPB) dhe duhej të paraqitje për kryerjen e dënimit pas marrjes së njoftimi për burgim me 9 nëntor.

Pasi që në fundjave, as edhe ditën e hënë në adresën e paraqitur nuk e gjetën, qeveria dhe opinioni kuptuan se Gruevski është në arrati, dhe filluan të gjithë peripecitë rreth hetimit – nëse është në Maqedoni dhe si ka ikur. Pasi që shumë shpejtë heshtjen e ndërpreu vet Gruevski, ndërsa gazetarët nga rajoni filluan të nxjerrin detaje për rutinën e tij, dhe në cilën datë, ku dhe me kë është takuar, në një moment prej pozitës më të lartë, kryetari i Qeverisë së RM, shtroi pyetjen, si është e mundit nëpër katër vende nëpër të cilat ka lëvizur Gruevski, tre prej tyre në NATO, nuk e kanë ndaluar?

Më konkretisht, deklarata e kryeministrit Zoran Zaev ishte si në vazhdim:

Unë jam informuar nga MPB dhe di se deri më tani kur kanë arritur punët dhe besojë se për një kohë shumë të shkurtët në opinion do të komunikohen detajet e asaj se çka ka ndodhur në Republikën e Maqedonisë, sepse e dim se çka ka ndodhur në Shqipëri, Mal të Zi, Serbi dhe Hungari. Shtohet pyetja si miqtë tanë, katër vende, kanë lejuar këtë dhe sigurisht shtrohet pyetja se si tre vende anëtare në NATO, duke demonstruar sundimin e të drejtës, kushtimisht them, në kohën kur shoqëria maqedonase, parlamenti maqedonas seriozisht është i fokusuar për shkak të inspirimit të madh të jetë anëtare e BE-së dhe NATO-s, ndodh pikërisht kjo. (Burimi: Veçer)

Sipas të dhënave që i disponojmë deri më tani, Nikolla Gruevski ka lëshuar Republikën e Maqedonisë me 11.11.2018. Ai në Hungari, po ashtu, sipas të gjithë të dhënave në dispozicion në mediume,ka hyrë mes 13 dhe 14 të muajt 11, të vitit 2018. Urdhëri për arrestit të brendshëm, sipas mediumeve, është lëshuar pasditen e 12.11.2018, ndërsa urdhëri për arrest ndërkombëtar pas Nikolla Gruevskit nga MPB në RM, u dha në pjesën e dytë të ditës me datë 13, edhe kjo sipas mediumeve.

Prej këtu, deklarata e ministres për Drejtësi në Qeverinë e RM, Renata Deskoska, e vlerësojmë si të vërtetë, me të cilën në ndonjë mënyre, të paktën, në tre nga katër këto vende që përmendet rreth arratisjes së Gruevskit, po sqarohen çështjet.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Teo Bllazhevski

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.