Është vendosur ndriçim i ri rrugor në Kuklish
PREMTIM: Të përmirësojmë ndriçimin rrugor në fshat (Kuklish) me shtylla të reja për ndriçim
[Burimi: Programi zgjedhor i Kosta Janevskit për zgjedhjet lokale të vitit 2017-2021 – “Jetë në Strumicë për të gjithë” (faqe 47) , data: tetor 2017]
ARSYETIM:
Në zgjedhjet lokale (tetor 2017) kryetari i Komunës së Strumicës, Kosta Janevskit, mes tjerash, premtoi se në fshatin Kuklish do të përmirësohet ndriçimi me vende të reja për ndriçim. Realizimi i këtij premtimi zgjedhor në programin zgjedhor “Jetë në Strumicë për të gjithë” në pjesën “PROJEKTE KOMUNALE – f. Kuklish”, (faqe 47), është duke u realizuar.
Këto ditë (20 prill 2018), mediumet informuan se ndërmarrja publike “Parkiralishta Strumica” punon në përmirësimin e ndriçimit rrugor në vendbanimin “Kuklish”. Në lajm kumtohet se:
Ky projekt realizohet në rrugën e cila kalon nëpër fshat dhe me të vendosen armatura të reja në vent të shtyllave ekzistuese, ndërsa atje ku nuk ka vendosen shtylla të reja. Ndriçimi i kësaj zone do të përmirësohet me 18 shtylla për ndriçim.
Informacioni dhe fotografitë se aktivitete për përmirësimin e ndriçimit në fshatin Kuklish janë duke u realizuar mund të gjenden edhe në ueb-faqen e Komunës së Strumicës.
Për këtë vendosen edhe llamba të reja për rrugë në f. Kuklish, vërtetoi edhe kryetari i Komunës së Strumicës, Janevski në një intervistë të realizuar kohëve të fundit për “Vërtematësin”, të publikuar me 24.04.2018.
BURIME:
- Извор:Изборна програма на Коста Јаневски за локалните избори 2017-2021 – „Живот во Струмица за сите“ (стр.47) [Пристапено: 26.04.2018]
- Грид.мк (19.04.2018): Се подобрува уличното осветлување во Куклиш [Пристапено: 26.04.2018]
- А1 ОН (20.04.2018): Се подобрува уличното осветлување во Куклиш за поголема безбедност на жителите [Пристапено: 26.04.2018]
- Струмица денес (19.04.2018): Се подобрува уличното осветлување во Куклиш [Пристапено: 26.04.2018]
- Веб-страница на Општина Струмица (20.04.2018) [Пристапено: 26.04.2018]
- Вистиномер (24.04.2018): (Видео) Јаневски: Во периодот пред нас ќе станат повидливи ветените проекти [Пристапено: 26.04.2018]
Vlerësoi: Olivera Vojnovska
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari