Është themeluar Ansambli i valleve dhe këngëve popullore shqipe
Premtim: Themelim i institucionit folklorik shtetëror – Ansambli i folklorit shqiptar
[Programi zgjedhor i Bashkimit Demokratik për Integrim në zgjedhjet parlamentare në vitin 2016]
ARSYETIM:
Në programin zgjedhot të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në zgjedhjet e fundit parlamentate në pjesën “Kultura” është dhënë premtimi për formimin e Ansamblit të folklorit shqiptar në Republikën e Maqedonisë. Ky premtim i BDI-së është realizuar.
Me 23 nëntor 2017, mediumet publikuan informacione e para për formimin e ansamblit shqiptar në Maqedoni. Atëherë detaje për formimin e këtij ansambli dhe edhe Sekretari Shtetërorë në Ministrinë e Kulturës, Valmir Aziri. Sipas tij, qendra e këtij institucioni do të jetë në Tetovë, ndërsa buxheti i parë vjetor, duke pasur parasysh pagat, investimet në kostumografi, instrumente dhe pjesën praktike do të arrij vlerën rreth 800 mijë euro.
Me 12 dhjetor të vitit 2017, ministri i atëhershëm i Kulturës, Robert Allagjozovska, i pyetur për këtë iniciativë të BDI-së për krijimin e një ansambli të këtillë, deklaroi:
Përgjithësisht ne do të avancojmë kulturën e të gjithë bashkësive në Maqedoni dhe përfaqësuesit e BDI-së duke ju përgjigjur kërkesave të qytetarëve me kombësi shqiptare që kërkuan krijimin e një ansambli kombëtar profesional, i cili do të kultivimin e folklorit shqiptar dhe traditave shqiptare. Ne, duke u nisur prej kësaj kërkese të bashkësisë së dytë më të madhem nuk kemi ndonjë problem që të ju dalim përballë këtyre kërkesave. Ashtu që, projekti i krijimit të një ansambli të këtillë do të realizohet në periudhën e ardhshme dhe për këtë janë siguruar para në buxhet.
Ndërsa me 27 dhjetor të vitit 2017 zëvendëskryeministri, Hazbi Lika, duke përmendur formimin e ansamblit shqiptar në profilin e tij në Facebook shkroi:
Formimi i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Burimore të Shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë ka qenë prioritet mes projekteve shqiptare të parapara për vitin 2018 dhe sot, të nderuar, zyrtarisht në seancë qeveritare kaloi informacioni për themelimin e këtij Ansambli. Vlerat kulturore janë thelb për ndërtimin dhe forcimin e marrëdhënieve ndëretnike në këtë shtet multietnik. Qoftë ky Ansambël një inicim i frytshëm për rritjen e vetëdijes kulturore dhe kombëtare.
Me 7 Mars të vitit 2018 mediumet njoftuan për vendimin e Qeverisë në lidhje me themelimin e Ansamblit:
Për shkak të kultivimit të këngëve dhe valleve të komunitetit shqiptar në Republikën e Maqedonisë, Qeveria në seancën e sotme mori vendim për themelimin e institucionit kombëtar „ Ansambli i këngëve dhe valleve shqipe në Republikën e Maqedonisë” – Shkup, si organizatë jofitimprurëse në fushën e kulturës.
Duke pasur parasysh këto informacione, premtimin për formimin e “Ansamblit shqiptar të valleve dhe këngëve në Republikën e Maqedonisë” e vlerësojmë si premtim të realizuar nga programi parazgjedhor i BDI-së.
BURIME:
- Платформа на ДУИ за парламентарните избори 2016 [проверено на 11.06.2018]
- Мкд.мк (23.11.2018) Владата во Тетово ќе основа албански ансамбл [проверено на 11.06.2018]
- Газета Експрес (08.03.2018) Ке има Ансамбл на албански песни и ора во Македонија [проверено на 11.06.2018]
- Тетовасот (07.03.2018) Основан Ансамбл за албански песни и ора [проверено на 11.06.2018]
- (27.12.2017) Официјален Фејсбук профил на заменик премиерот Хазби Лика [проверено на 11.06.2018]
- Порталб.мк (12.12.2017) Алсѓозовски наскоро ќе се основи Државен албански ансамбл во Македонија [проверено на 11.06.2018]
Vlerësoi: Drilon Saliu
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari