Është rregulluar përkohësisht çatia e shkollës “Goce Dellçev” në Gostivar

Zgjidhje e përkohshme për çatinë e Shkollës Fillor "Goce Dellçev". Foto: ueb-faqja e Komunës së Gostivarit.

 

Projekt: Do të rregullohet çatia e shkollës “Goce Dellçev”

Nevojat e shkollave ffillore do të jenë ndër prioritetet kryesore në projektimin e buxheteve të komunës së Gostivarit, në prirje permanente për përmirësim të kushteve në këto shkolla Afati: Muajt e parë të mandatit katër vjeçar (Prioritet)

 

ARSYETIM:

Projekti për rregullimin e çatisë së shkollës “Goce Dellçev” është premtim me prioritet i kryetarit të Komunës së Gostivarit Arben Taravari, dhënë në debatin parazgjedhor “Jeta në Maqedoni”  me 05.10.2017 në Televizionin Art, por edhe në programin “Për Gostivarin me dije dhe guxim” (faqe 22), me të cilin kryetari Taravari fitoi në zgjedhjet e fundit lokale.

Çatia e shkollës, siç informuan nga Komuna, është rregulluar përkohësisht me najlon të cilët shfrytëzohen në serra, ndërsa për zgjidhje të përhershme duhet të pritet deri në pranverën e ardhshme kur do të kryhen të gjithë procedurat e tenderimit dhe gjatë kohës së pushimit veror do të realizohen punën për ndërtimin e çatisë së re. Për këtë arsye, këtë projekt e vlerësojmë si pjesërisht të realizuar.

Për intervenimin në çatinë e shkollës “Goce Dellçev”, me 10.12.2017, nga Komuna e Gostivarit informuan:

Sot filluan punët për mbulimin e çatisë së Shkollës fillore “Goce Dellçev” si zgjidhje e përkohshme. 

 Përkrah anës jugore, e cila përfshinë rreth 1000 metra katrorë. do të sanohen edhe pjesët  e dëmtuara të çatisë në pjesë tjera të ndërtesës. Njëkohësisht do të intervenohet edhe në pikat e dyshimta prej nga supozohet se mund të rrjedhë uji, siç janë pikat ku kalojnë telat e rrufepritësit.

Ndërsa për afatin e realizimit të këtij intervenimi, nga Komuna thonë:

Me realizimin e këtij projekti që pritet të përmbyllet brenda kësaj jave, sigurohet që këtë vit shkollor nxënësit e kësaj shkolle ta përfundojnë pa probleme, ndërsa për një zgjidhje të përhershme, në pranverën e vitit të ardhshëm do të kryhen të gjitha procedurat e tenderimit dhe gjatë pushimit veror do të realizohen punimet për ndërtimin e çatisë së re. Kështu që, prej vitit të ri shkollor, SHF “Goce Dellçev” ta ketë të zgjidhur problemin kyç me të cilin po ballafaqohet viteve të fundit.

Për mbulimin e çatisë së shkollës Goce Dellçev, me 10.12.2017 informuan edhe mediumet:

Sot filloi edhe mbulimi i çatisë së shkollës Goce Dellçev si një zgjidhje e përkohshme. Ana jugore e ndërtesës do të mbulohet me najlon të cilët të shfrytëzohen në serra, material i cili mbron nga bora, shiu dhe era për një periudhë prej tre vitesh. 

Sipas këtyre informacioneve, premtimi i kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, për mbulimin e çatisë së shkollës “Goce Dellçev”, e vlerësojmë si pjesërisht të realizuar, për shkak se bëhet fjalë për zgjidhje të përkohshme, ndërsa për mbulimin e plotë të çatisë, sipas informacioneve që vijnë nga Komuna e Gostivarit, duhet të pritet deri në verën e ardhshme.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Drilon Saliu

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.